Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/27

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Clinton Cash: The Untold Story of How and Why Foreign Governments and Businesses Helped Make Bill and Hillary Rich është një libër i vitit 2015 nga Peter Schweizer. Në libër hetohen donacionet e bëra tek Clinton Foundation nga entitete të huaja, fjalimet e paguara të bëra nga Clintonët, dhe pasurimi i tyre personal që prej kohës kur lanë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2001.

Hillary Rodham Clinton duke u betuar si Sekretare e Shtetit në vitin 2009. Bashkëshorti i saj (ish Presidenti ameriikan) Bill Clinton, mban në dorë Biblën.

Shtëpia botuese, Harper, e përshkruan librin si një hetim në burimin e grumbullimit të pasurisë nga ana e Bill dhe Hillary Clintonit që prej lënies së Shtëpisë së Bardhë në vitin 2001.

Përmbledhja pohon se është një gabim të mendohet se Clintonët kanë grumbulluar "$130 million"  në fitime nga fjalimet e tyre dhe jep një sygjerim se Schweizer ka zbuluar se kush qëndron vërtet pas këtyre pagesave të majme.

Libri është strukturuar në njëmbëdhjetë kapituj. Kapitullli i parë parashtron tezën metaforike të Schweizerit  "The Lincoln Bedroom Goes Global", një referencë ndaj Clintonëve që presin donatorët si miq në Lincoln Bedroom (dhoma e fjetjes Lincoln) në Shtëpnë e Bardhë. Titull i kapitullit të fundit është një pyetje: "Quid Pro Quo?".

Zonat madhore ku fokusohet libri Clinton Cash janë ndihmat  e vitit 2010 për Haitin, marrëveshjet për naftën Kolumbiane, politika bëthamore në Indi, përvetësimi nga Rusia e një kompanie minierash uraniumi në SHBA, dhe marrëdhënia mes fjalimeve të paguara të Bill Clintonit ndërsa Hillay Clinton ishte Sekretare Shteti.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]