Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/34
Appearance
Ronald Ernest "Ron" Paul (lindur më 20 gusht 1935) është një mjek amerikan, autor, politikan dhe kongresmen i cili ka shërbyer si Përfaqësuesi i SHBA-së për distriktin 14-të kongresit në Teksas që nga viti 1997. Ai ka qenë tre herë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara; si Libertarian (1988), dhe si Republikan (2008), (2012). Ka pikëpamje liberale (klasike) dhe është një kritik i politikave të jashtme amerikane, politikave të brendshme, dhe atyre monetare, duke përfshirë edhe sferën industriale ushtarake; kritik i luftës kundër drogës dhe po ashtu edhe i Rezervës Federale.