Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/41

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448 u zhvillua mes forcave të Venedikut, te cilat ishin aleate me forcat osmane, dhe shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lufta erdhi si rezultat i një mosmarrëveshjeje mes Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, aleat i familjes Dukagjini, ngriti kundër disa qytete të zotëruara nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që t'i bënte presion venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë lokale për të rrethuar kështjellën e Danjës dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspedite në Shqipëri. Në atë kohë osmanët tashmë kishin rrethuar kështjellën e Svetigradit.

Megjithatë, Lidhja e Lezhës i mposhti si forcat e Venedikut ashtu dhe ekspeditën osmane...





Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]