Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/45
Appearance
Luigj Gurakuqi (Shkodër, 20 shkurt 1879 - Bari, 2 mars 1925) qe hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, dhe Hero i Popullit shqiptar. Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda. Nga ana tjetër, Gurakuqi, si rrallë kush, përjetoi ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë. Në shumicën prej tyre qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, madje ndër organizatorët e drejtuesit kryesor të tyre.