Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/11
Appearance
Drita (lat. lux, lucis) është rrezatim elektromagnetik me një gjatësi valore që është e dukshme për sytë (syri njerëzor kap valë elektromagnetike prej rreth 380 deri 780 nanometra) tanë (drita e dukshme) ose me një përkufizim shkencor dhe teknik : Drita është rrezatim elektromagnetik i valëve që studiohen në fushën e optikës. Tre përmasat themelore të dritës (të të gjitha rrezatimeve elektromagnetike) janë :
- Dendësia (apo gjerësia), që ka të bëjë me rrokjen njerëzore të ndriçueshmërisë së dritës,
- Gjatësia e valës, që kapet nga njerëzit si ngjyra e dritës dhe,
- Polarizimi (ose këndi i dridhjes), që në rrethana të rëndomta është i pakapshëm nga njerëzit.
Emërtimi dritë vlen për tërë spektrin e valëve elektromagnetike. Për shkak të dualitetit (dyzimit) të përhajes së valës si grimcë e lëndës, drita shfaq njëkohësisht vetitë si të valës dhe si të grimcës. Natyra e saktë e dritës është një nga çështjet kryesore të fizikës moderne.