Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/18
Universiteti i Edinburgut (en: University of Edinburgh), i themeluar në vitin 1583, është një qendër me famë ndërkombëtare për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, e cila ndodhet në kryeqytetin e Skocisë, në Edinburg. Ai është universiteti i gjashtë për nga vjetërsia në Britaninë e Madhe dhe i katërti në Skoci.
Universiteti është renditur vazhdimisht në mesin e universiteteve më të mirë në botë, duke u renditur i 17-ti në renditjen aktuale QS World University Rankings.QS World University Rankings e ka renditur vazhdimisht Universitetin e Edinburgut si universitetin më të mirë në Skoci dhe ndër universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Universiteti ka luajtur një rol të rëndësishëm në reputacionin e qytetit të Edinburgut si një nga qendrat madhore të Epokës së Iluminizmit, aq sa qytetit iu vendos nofka "Athina e Veriut". Në radhët e nxënësve të këtij Universiteti bëjnë pjesë disa nga figurat më të mëdha të historisë moderne.