Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/27

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë KontinentalFiladelfia, Pensilvani4 korrik 1776, e cila njoftoi se trembëdhjetë kolonitë amerikane, në atë kohë në luftë me Mbretërinë e Britanisë së Madhe, e konsiderojnë veten si trembëdhjetë shtete të pavarur, sovranë, që nuk janë më nën sundimin britanik. Ata formuan një shtet të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. John Adams ishte një udhëheqes në shtytjen për pavarësi, e cila u miratua më 2 korrik me asnjë votë kundër. Një komitet prej pesë vetësh kishte hartuar deklaratën formale, që do të ishte gati kur Kongresi të votonte për pavarësinë. Termi "Deklarata e Pavarësisë" nuk është përdorur në dokument.

John Adams bindi komisionin të zgjidhte Tomas Xheferson për të hartuar draftin origjinal të dokumentit, të cilin Kongresi do ta redaktonte për të prodhuar versionin përfundimtar. Deklarata ishte në fund të fundit një shpjegim formal pse Kongresi kishte votuar më 2 korrik të shpallë pavarësinë nga Britania e Madhe, më tepër se një vit pas shpërthimit të Luftës Revolucionare Amerikane. Ditën tjetër, më 3 korrik, John Adams i shkroi gruas së tij Abigail: "Dita e dytë e korrikut 1776, do të jetë epoka më e paharrueshme në historinë e Amerikës" Por ditëlindjen kombëtare, Dita e Pavarësisë, festohet më 4 korrik, data kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë.






Parapamje në vitrinë[Redakto nëpërmjet kodit]