Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/36
Appearance
Haxhi (arabisht: حج Ḥaxhxh "pelegrinazh", turqisht: Hac) është pelegrinazhi i myslimanëve në Mekë. Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë muslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre. Sipas mundësisë haxhin duhet kryer në atë kohë kur të arrijnë mundësitë materiale dhe shëndetësore.