Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/10

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pandeli Sotiri lindi në vitin 1852 në fshatin Selçkë afër Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1890 ishte themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Mësimet e para i mori në Qestoriat nga mësuesi i popullit Koto Hoxhi. Pas vrasjes së prindërve, detyrohet të largohet në Austri së bashku me vëllain e tij Koto Sotirin. Studimet e larta i kreu në Vjenë,ku u diplomua për mjekësi. Gjatë shkollimit në Austri, Pandeliu mësoi shumë nga kultura gjermane duke e zotëruar mirë atë, gjuhën frënge si dhe pa harruar dhe gjuhën shqipe. Gjithashtu edhe mësimet e marra në Qestorat nga Koto Hoxhi dhe mësues të tjerë, në shqip dhe greqisht e pajisën atë me njohuri dhe kulturë të gjuhëve të huaja. Tërë veprimtarinë e tij, Pandeliu ia kushtoi Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar dhe ndonëse studioi për mjekësi, ai u lidh me arsimin, shkollën, publicistikën, në shërbim të asaj lëvizjeje. Kudo që shkoi në Turqi, Rumani, Egjipt, u shqua për aftësi organizative në krijimin e shoqërive të revistave që kontribuan në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe në edukimin e vetëdijes kombëtare. Qe një nga 27 anëtarët e grupit që themeluan Shoqërinë e Stambollit. Së bashku me Jani Vreton shkoi në Bukuresht si përfaqësues i kësaj shoqërie për të ndihmuar shoqërinë e atjeshme. Me gjithë kushtet e vështira, Pandeli Sotiri punoi pa u lodhur në fushën e botimeve shkollore. Ai dha një kontribut të shquar në themelimin e Shkollës së parë Kombëtare Shqipe “Mësonjëtorja e Korçës” që u çel më 7 Mars 1887 si drejtor i saj, duke krijuar kështu një traditë të mirë sidomos në drejtim të udhëheqjes së shkollës dhe të administrimit të saj duke qenë se ishte vetë i pari që dha në këtë shkollë mësimin e gjuhës shqipe.