Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/14

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e Harry Potter.

Harry Potter është një seri e përbërë prej shtatë romanesh fantazi të shkruara nga autorja britanike, J. K. Rowling. Vëllimet, të emëruara pas personazhit kryesor, rrëfejnë aventurat e një magjistari të ri, të quajtur Harri Poter, dhe shokëve të tij, Ronald Uezli dhe Hermionë Grenxhër, të cilët janë studentë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë, Hoguorts. Historia flet për përballjen e Harrit me magjistarin e errët, Lordin Fluronvdekje, i cili ka për qëllim të bëhet i pavdekshëm, të pushtojë botën e magjisë, të nënshtrojë njerëzit jo-magjistarë (babanacët), dhe të vrasë të gjithë ata që mundohen ta pengojnë.

Që prej nxjerrjes së romanit të parë, Harry Potter dhe Guri Filozofal, në 30 qershor 1997, librat kanë fituar një popullaritet të pamasë dhe kritika të shumta pozitive, duke u kthyer në një sukses tregtar kudo në botë. Seria kanë hasur gjithashtu disa kritika negative, duke përfshirë shqetësimin për tonin e errët të përdorur në të shkruar si dhe dhunën që paraqesin. Vepra është përkthyer në 80 gjuhë të ndryshme dhe deri në shkurt të 2008-ës janë shitur rreth 500 milion kopje, duke e kthyer serinë e Harry Potter në një nga seritë e librave më të shitura në historinë botërore. Katër librat e fundit kanë vendosur rekordin për librat e shitur më shpejtë në histori, me një total prej 11 milion kopjesh të shitura në SHBA vetëm në 24 orët e para që nga dalja ne treg.