Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/20
Appearance
Sali Berisha (15 tetor 1944, Viçidol) është një kardiolog dhe politikan shqiptar që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992 - 1997, dhe presidenti i parë i zgjedhur nga një parlament i dalur nga zgjedhjet të lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha qe edhe kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dy herë, në periudhën 1991 - 1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013. Është aktualisht deputet në Kuvendit të Shqipërisë.
Si një ish-sekretar komiteti i Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, e braktisi karrierën e tij si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike.