Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/46
Katër profesionet apo "katër kategoritë e njerëzve" ishte një strukturë hierarkike e klasë shoqërore e zhvilluar në Kinën e lashtë nga dijetarët konfuçianë ose legalistë prej nga fundi i dinastisë Zhou dhe është konsideruar si një pjesë qendrore e strukturës shoqërore Fengjian-e (rr. 1046–256 p.e.s.).
Në radhitje zbritëse, ato ishin shi (dijetarët dhe aristokratët), nong (fermerët fshatarë), gong (artizanët dhe mjeshtrit), dhe shang (tregtarët dhe shitësit). Në një farë mënyre ky sistem i rendit shoqëror ishte adoptua në të gjithë sferën e kulturës kineze. Në japonisht kjo quhej mibunsei (身分制) dhe disa herë është përmendur si "Shi, nō, kō, shō" (士農工商, shinōkōshō?), në koreanisht "Sa, nong, gong, sang" (사농공상), dhe në vietnamisht si "Sĩ, nông, công, thương (士農工商). Dallimi kryesor në adoptim ishte përcaktimi i "shi" (士).
Sistemi nuk i përfshinte të gjitha grupet e tjera shoqërore në shoqërinë para-moderne kineze, dhe kategoritë e saj të gjera ishin më shumë si një idealizim se sa një realitet praktik. Komercializimi i shoqërisë kineze në periudhën e Song dhe Ming më tej mjegulloj linjat midis këtyre katër dallimeve hierarkike shoqërore.