Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/38/2012

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkelja e kurorës

Shkelja e kurorës përkufizohet nga etnologjia dhe antropologjia si kryerja e marrëdhënieve jashtë-martesore që nuk tolerohen nga shoqëria.

Sidomos në shoqëritë me sisteme shoqërore patrilineare shkelja e kurorës nëpërmjet gruas ndëshkohet rreptësisht. Ndërsa në shoqëritë matrilineare, në të cilat atësisë biologjike nuk i kushtohet shumë rëndësi, shkelja e kurorës vlen në përgjithësi si shkelje penale e vogël.

Brenda të njëjtës shoqëri mund të gjenden për shkeljen e kurorës koncepte të ndryshme nga njëri-tjetri që madje pjesërisht përjashtojnë njëri-tjetrin. Megjithë ndëshkimet shpesh tepër të rënda shkelja e kurorës ndodh në të gjitha shoqëritë e analizuara nga antropologjia edhe pse monogamia është në to normë.


Lexo më shumë...




Parapamje në vitrinë[Redakto nëpërmjet kodit]