Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/05/18

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Plazhi fantastik i Shëngjinit në Lezhë

Shëngjini i njohur në antikitet si Porti i Medeas (Mjeda) është qytezë turistike në qarkun e Lezhës në Shqipërinë veri-perëndimore. Plazhi vlerësohet për rërën kurative gri dhe vendin Rana e Hedhun kurse qyteti dallohet për portin e tij i vlerësuar dikur nga ekspertët si Porti i Kosovës. Shëngjini ndodhet rreth 7 km në perëndim të Lezhës dhe ka një popullsi prej 4,000 banorë. Fan Noli në vitet '20 e quajti Qyteti Uillson qytetit të Shëngjinit në nder të presidetit të SHBA-ve Woodrow Wilson emërtim i cili u mbajt deri pas luftës së dytë botërore.