Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/05/29

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pëllumbi ilir një atraksion turistik


Pëllumbi ilir (Columba Ilyrica; emri i regjistrimit: Archangel, Gimpel; grupi: Pëllumbat me ngjyra; nr. i standardit evropian: 402; madhësia e unazës:07) Bën pjesë në grupin e pëllumbave me ngjyra [1] dhe është ndër pëllumbat më të lashtë të Evropës. Është kultivuar në të gjithë territorin e Ilirisë.Është i hollë, i fuqishëm dhe ka një ballë koke të rrafshët. Ka madhësi mesatare, diku rreth 33 deri 34 centimetra dhe është i ngritur dhe elegant. Xhufkën e ka të mprehtë (majë) dhe pupulat fillojnë të mblidhen nga të dy anët e mbrapa kokës duke e krijuar majën e xhufkës e cila përfundon mbi horizontin e kokës.