Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/14

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Plazhi i Jalës


Plazhi i Jalës pak minuta nga fshati turistik plot histori kombtare Vunoi është një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. Një parajsë natyrore e vizatuar si nga dora e njeriut, paraqet karakteristika shumë të dobishme për shëndetin.Nëse keni vizituar Dhërmiun, Himarën apo plazhe të tjera të bregdetin Jonian mos humbi mundësinë për të parë qoftë edhe për pak orë këtë plazh i cili ndodhet rreth pesë kilometra larg nga rruga kombëtare Vlorë - Sarandë , në dalje të fshatit Vuno.Me të kaluar kanionin e Gjipesë ju do të hasni bokërrimat e Vunoit, monument natyror, të krijuara nga gërryerja e shtresave të tokës nga ujrat sipërfaqësore të cilat kanë krijuar kanale gjigante, buzët e të cilëve ngrihen pothuajse pingul për t’u bashkuar me majat e mbuluara me shkurre të dendura.