Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/17
Appearance
Përmeti në antikitet njihej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid". Sipas legjendës qyteti e ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit. Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave .