Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lëndinë pranverore në Farma Sotira


Rruga nga Kolonja në Leskovik njeh si Last Secret edhe Farma Sotiran e Radanjës, e cila ndodhet në Rezervatin natyror Gërmenj-Shelegur dhe është një destinacion i natyrës shqiptare që ju ofron bukuri të pafundme, në çdo stinë të vitit. Është një zonë ndërkufitare shumë e bukur, në jugperëndim të Ersekës ku harmonizohen malet me luginat e thella, ligatinat, përrenjtë e rrëmbyer e sidomos pyje të dendur të përzier bredhi e lisi por ku dominon pisha e zezë. Vende ideale për të zbuluar natyrën me shëtitje të gjata, piknikë e ngjitje në mal. Megjithëse nuk ekzistojnë shtigje ekzistuese formale, zona ofron shumë mundësi për udhëtime në këmbë ose kampingje, me një rrugë të përshtatshme që të çon në fshatin e Gërmenjit dhe një rrugë tjetër e vjetër që përdorej dikur si rrugë e karvanëve midis Janinës në Greqi dhe Korçës.