Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/8

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Plazhi liqenor i Pogradecit


Plazhi i Pogradecit përgjatë shetitores "1 Maji" është një plazh më rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argëtim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë private e publike, me rërë e guralece të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushemishtit. Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike të Drilonit. Pogradeci ka një muze të pasur me dëshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, si dhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të veçante të quajtur Ringjallja. Qyteti gjithashtu ka dy xhami. Njëra ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.