Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/17

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Plazhi i Vogël


Plazhi i Vogël i njohur edhe si Rana, është një plazh i cili gjendet në Ulqin, Mali i Zi. Gjendet në Gjirin e Ranës, në mes Kalasë dhe Kepit të Sukës. Është plazhi kryesor i qytetit dhe gjatë verës e ka të plotë kapacitetin, rreth 2500 pushues. Është i gjatë 376 m dhe ky gji njëkohësisht është edhe liman, në të vërtetë, port Ulqinit për anije, jahte, barka të peshkatarëve dhe objekte të tjera lundruese. Peshkatarët, “Kapitenet e barkave “, velorët dhe të tjerët gëzohen më shumë kur fryn maestrali sepse ai premton kohë të bukur.