Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/27

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festimet e Fitër Bajramit në Xhaminë e Et'hem Beut


Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit dhe tradita e festimit nis edhe në qendër të Tiranës nga Xhamia e Et'hem Beut në Bulevardin e kryeqytetit. Emri Fitër Bajram vjen sepse myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë. All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Zbritjes së Kuranit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Besimtarët myslimanë kremtojnë Festën e begatshme edhe mes shqiptarëve në Shqipëri , Kosovë, Maqedoni, trevat tjera si Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe bashkombasit jashtë atdheut.