Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Plantacione me ullinj në Borshin e Begatë


Borshi është një fshat i madh dhe i bukur, me histori të lashtë në rajonin e Bregut dhe bën pjesë në komunën e Lukovës, rrethi Sarandë. Borshi kufizohet në lindje nga Fterra dhe ka një popullsi mbi 2500 banorë. Fshati quhet ndyshe edhe diamanti i jugut. Arkeologu i njohur Jano Koci, duke u bazuar tek autorët antikë Plini Plak dhe Straboni si dhe vendvensdosjen e mure dhe rrënojave të një qendre të banuar në një sipërfaqe rreth 50 hektarë dhe lumin që e përshkon atë (nje shpjegim greqisht i fjalës meandria) ka hedhur hipotezën se pikërisht këtu ishte ngritur qyteti i vjetër antik i quajtur Meandria. Një vendbanim i lashtë është gjetur gjithashtu në vendin e quajtur Musga. Historiani bizantin Kantakuzeni e radhit Himarën me Sopotin në anën e Andronikut të tretë gjatë luftrave me Andronikun e dytë.