Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/11
Appearance
Në vendin e shtatë sipas renditjes së 10 qyteteve më të mira në Shqipëri nga Tyler Brûlé gazetari i njohur kanadez: "Rrësheni kryeqendra e Mirditës me rreth 9 mijë banorë, qyteti i Rrëshenit tashmë me autostradën e kombit i është afruar më tepër Tiranës e Prishtinës. Shquhet si një nga vatrat e katolicizmit shqiptar me popullsi vendase mikpritëse, bujare dhe liberale. I pastër, i qetë me çmime ushqimesh dhe banesash mjaft të lira ka një prej katedraleve më të bukura katolike të ngritura në vend pas rënies së komunizmit. Uji dhe dritat nuk mungojnë asnjëherë por problem mbetet kuzhina tradicionale e cila duhet të ketë më tepër ndikime orientalo-mesdhetare.