Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/23
Appearance
Shën Piu nga Pietrelcina ose Francesco Forgione i Pietrelcina-s u largua prej jetës në San Giovanni Rotondo më 23 shtator 1968 dhe njihet si Shenjtori katolik i mrekullive, prift italian i Urdhrit të Kapuçinëve, Taumaturg ose shërues apo doktor kishtar.Kisha Katolike e vlerëson si shenjtor të lartë duke kremtuar përvjetorin e largimit të tij gjatë gjithë muajit shtator deri sot. Pelegrinët udhëtojnë çdo vit drejt manastirit në jug të Italisë në Foggia, ku jetoi dikur Padre Pio dhe reputacioni i tij arriti majat, ndaj dhe në vitin 2002 u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II, i njohur si Papa më reformues dhe popullor në histori.