Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/11/27

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bjeshkët e Rugovës


Rugova është e pasur me forma të shumta si shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj. Maja më e lartë është Hajla (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund të soditet i tërë qyteti i Pejës. Nga Guri i Kuq (1522 m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, trekufiri Boriqe, Maja e Mariashit,Maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës. Volujaku është po ashtu një maje e lartë (2014 m). Në kilometrin e katërt gjendet via ferrata apo “Rruga e Hekurt” e vetmja në Ballkan. Rugova ofron kushte për jetesë megjithëse numri i banorëve ka rënë vitet e fundit