Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/11/9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
At Donat Kurti


"Gjëja më e bukur që më ka mbetur në mendje nga koha e fëmijërisë, ishte festa e 28 Nëntorit, kur dera e shtëpisë atërore dhe të tjerat përreth zbukuroheshin me shërmashek e lule shëmshiri, ndërsa banorët e lagjes, duke mbajtur në ballë flamurin kombëtar, dilnin me kandila të ndezur e brohorisnin për festën e Pavarësisë" - Atë Donat Kurti në shënimet e tij. Një ndër prozatorët ma të mëdhaj shqiptarë sipas albanologut Norbert Jokl, lindi në Shkodër më 3 shtator të vitit 1902 dhe ishte etnolog, folklorist, e albanolog, gjuhëtar, poet, piktor e muzikant. Nën drejtimin e Kolë Idromenos punoi edhe si arkitekt. Më 1930 merr pjesë në një konkurs pikture, ku zuri vendin e dytë, ndërsa çmim të tretë fiton në një konkurs instrumentistësh (i binte shumë bukur violinës).