Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/12/16

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rajon i banuar nga arbëreshët në Itali

Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tëmbëdhjetë, pasi ndërroi jetë heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmanë . Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas periudhës deri nga fundi i shek. XVIII. Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore . Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt . Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua rajonit qendror të Abrucos