Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/12/7

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Kiço Xhavella ishte gjeneral suliot, politikan dhe kryeministër. Në vitin 1820, ai u rikthye në Sul, pas marrëveshjes që kishin bërë Xhavellajt me Ali Pasha Tepelenën dhe, në atë kohë, në moshën 19-vjeçare, mori titullin kapedan. Pas kësaj, ai shkoi në Itali për të marrë një sasi armësh. Kur u kthye prej andej, Aliu ishte vrarë e suliotët ishin larguar për së dyti nga Suli. Në atë kohë, Kiço Xhavella u bashkua me Marko Boçarin dhe luftoi së bashku me të. Në vitin 1835, Mbreti Othon e caktoi atë si adjutant të tij, duke e bërë nën gjeneral dhe mbikqyrës të përgjithshëm të ushtrisë