Kiço Xhavella

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kiço Xhavella.jpg

Kiço Xhavella, politikan, gjeneral shqiptar nga Suli, ish kryeministër i Greqisë.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi, më 1801, në Sul, dhe u rrit në ishullin e Korfuzit, ku kishin emigruar të parët e fisit të tij. Ai ishte i biri i Foto Xhavellës dhe nipi i Llambro Xhavellës. Në vitin 1820, ai u rikthye në Sul, pas marrëveshjes që kishin bërë Xhavellajt me Ali Pasha Tepelenën dhe, në atë kohë, në moshën 19-vjeçare, mori titullin kapedan.

Pas kësaj, ai shkoi në Itali për të marrë një sasi armësh. Kur u kthye prej andej, Aliu ishte vrarë e suliotët ishin larguar për së dyti nga Suli.

Në atë kohë, Kiço Xhavella u bashkua me Marko Boçarin dhe luftoi së bashku me të.

Në vitin 1835, Mbreti Othon e caktoi atë si adjutant të tij, duke e bërë nën gjeneral dhe mbikqyrës të përgjithshëm të ushtrisë. Pas vdekjes së ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Karaskaqit (një tjetër shqiptar i shquar), në vitin 1844, Kiço Xhavella shërbeu si prokuror dhe kryegjeneral, ndërsa në vitet 1847-1848, ai mori postin e kryeministrit të Greqisë. Kiço Xhavella vdiq, në Mesolongj, në vitin 1855.