Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/12/9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Andrea Miauli


Andrea Miauli admirali i njohur ishte bir i Dhimitër Bokut ose Voku me prejardhje nga Eubeja. Një stërgjysh i Andreas e ndërroi mbiemrin nga Boku në Miauli duke marrë për mbiemër emrin e anijes “Miauli” ku ai punonte me vite të tëra. Andrea Miauli lindi në ishullin e Hidrës dhe që në rini ishte pirat. Një herë një anije pirate malteze i mbytën anijen, babai i tij në vend të fjalëve ngushëlluese e vuri përpara duke i thënë: “Mbaru që këndej, kjo është kasandi jot! Tjetër herë të më dëgjosh!”. Natyrisht që flisnin në gjuhën amtare arvanitika (shqipen) si shumë heronj të Revolucionit të 1821-shit. Ishte tmerrësisht sedërli, “kokë shqiptari” klasike, dhe përveç bëmave në beteja detare, i kushtoheshin një numër i madh historish me interes