Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2018/07/24

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aleksandër Dyma

Kohët e fundit sipas studjuesit Luan Rama,Paris një dorëshkrim i vjetër i shkrimtarit francez Alexandre Dumas ka bërë të flitet sërish për Shqipërinë dhe shqiptarët. Bëhet fjalë për romanin e tij Ali Pasha, i cili është botuar dikur në gazetën e tij L’Indipendente, (që botohej në gjuhën italiane dhe franceze), gjatë nëntor-dhjetorit të vitit 1862, në kohën kur ai ishte vendosur në Napoli , gjatë revolucionit të “këmishave të kuqe” të Giuseppe Garibaldi -t. Dyma ishte një nga miqtë e afërt të Garibaldit dhe është e vërtetë që ai e ndihmoi atë jo vetëm më armë, por dhe përmes penës së tij të fuqishme, duke i bërë jehonë përpjekjeve të heroit italian për bashkimin e Italisë.