Wikipedia:Ndryshimitisi
Pamja
![]() | Faqja përmban material që po ruhet meqë konsiderohet humoristik. Materiali i tillë nuk duhet të merret seriozisht. |
Ndryshimitisi ose si njihet ndryshe në gjuhën angleze, obsessive edit-counting disorder (OECD (Shih)) është një gjendje serioze e cila karakterizohet me një obsesion jo të zakonshëm të numërimit të redaktimeve të cilat mund t`i ketë bërë ndokush qoftë në Wikipedia apo edhe në ndonjë burim tjetër online. [nevojitet citimi] Për fat të mirë, deri më tani nuk janë regjistruar viktima ose lëndime serioze.[nevojitet citimi] Për më tepër, në qoftë se zbulohet në fazat e hershme, rifillimi i aktiviteteve normale të jetës është shumë lehtë i mundur.{(Dyshime)}
Simptomat
[Redakto nëpërmjet kodit]Simptomat tipike:
- Kur vetngazëllohet dikush me numrin ekstrem të lartë të redaktimeve që u gjenerua prej përdorjes së tepërt të robotit, shpesh me qindra "redaktime" në minutë — e pastaj mburret duke quajtur veten njëri ndër Wikipedianët më aktivë në faqe të përdoruesit.
- Kur njofton në faqen e përdoruesit që njëri prej qëllimet e redaktimit është për të mbërritur 1,000, apo 10,000, apo 100,000 redaktime, apo cilido numër që e kap ajrin.
- Kur e ka numëruesin e redaktimeve të veta si faqja kryesore.
- Kur redakton tekstin fjali pas fjalie për të marrë më shumë redaktime nga një artikull.
- Kur nuk e përdor parapamjen, pra korrigjimet e gabimeve drejtshkrimore e rrisin numrin e vet.
- Kur sigurohet që çdo herë është i kyçur kur redaktohet, vetëm që mos ta huqë mundësinë e çmuar të rritjes së numrit të redaktimeve.
- Kur e mendon pozitën tek Lista si garë.
- Kur bën gabime drejtshkrimore me qëllim që të mund t'i korrigjojë më vonë.
Shih edhe
[Redakto nëpërmjet kodit]{Nëse ke çka të shihësh}
Referenca
[Redakto nëpërmjet kodit]{Pa referenca}
Lidhje të jashtme
[Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |