Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji/R
Appearance
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Mitologji apo Vitrina Projekti Fjalori/R ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
- Rea
- Rea, bija e Uranit dhe e Gjeas, gruaja e Kronit dhe nëna e Zeusit, Poseidonit, Hadit, Vestës dhe Demetrës (e Kronidëve). Ajo nderohej me shumë në Kretë. Sipas legjendës në këtë ishull, në një shpellë të thellë ajo lindi birin e saj më të vogël, Zeusin. Aty Rea e fshehu të birin nga babai i egër, kurse këtij të fundit i dha të gëlltiste në vend të djalit një gur të mbështjelluë me shpërgëj. Kroni nuk e kuptoi redhinë e gruas. Në hyrjen e shpellës priftërintëe Reas, kuretët u binin mburojave me shpatë sa herë që Zeusi i vogël qante, me qëllim që Kroni të mos dëgjonte britmat e foshnjës dhe Zeusi të mos pësonte atë fat që pësuan vëllezërit dhe motrat e tij. (Sipas legjendës, Kroni ishte paralajmërar se do të shfronësohej nga një prej bijve të tij, prandaj gëlltiste çdo fëmijë që lindte e shoqja). Kulti i Reas shkrihej me kultin e hyjneshës së Azisë së Vogël, Cibelë, të cilën gjithashtu e quanin Nënë e Madhe. Kulti i Reas - Cibelë shoqërohej me origji. Që nga shekulli III para e. s. kulti u fut në Romë, ku nderohej me emrin Nëna e Madhe. Atë e paraqitnin si një grua të fuqishme. Në kokë mbabte një kurorë dushku, për të treguar se njerëzit dikur ishin ushqyer me frutat e kësaj peme. Kullat që rrethonin kokën e saj tregonin qytetet që ishin nën mbrojtjen e hyjeshës. Ajo qëndronte në një qerre të tërhequr nga luanët, nganjëherë ishte rrethuar me kafshë të egra. Hyjneshës zakonisht i kushtonin drurin e dushkut dhe të pishës. Në fenë greke kulti i Reas shkrihej me atë të Kronit dhe të Zeusit.[1]
Dëftime
[Redakto nëpërmjet kodit]- ^ FJALOR I MITOLOGJISË, Rilindja - Prishtinë 1988, hartuar nga Doc. Todi Dhama.