Jump to content

Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji/A

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
Fresko pamjen ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Mitologji apo Vitrina Projekti Fjalori/A ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije
A · B · C · Ç · D · Dh · E · Ë · F · G · Gj · H · I · J · K · L · Ll · M · N · Nj · O · P · Q · R · RR · S · Sh ·  T · TH · U · V · X · Xh · Y · Z · Zh / W
A-ja në lëmi tjera

Gjuhë dhe Letërsi
Arkeologjia
Arsimi
Baleti
Biznes
Ekonomia
Film
Fizika
Informatika
Interneti
Inxhenieria
Judikatura
Kimia
Komunikacioni
Kopshtaria
Kuzhina
Matematika
Mitologjia
Mjekësia
Muzika
Piktura
Gjeografia
Politika
Biologjia

  • Aborigjenët
    1. Aborigjenët, fiset që sias gojdhënave, kanë banuar në një pjesë të Lacit, në grykën e lumit Tiber. Romakët emrin aborigene e formonin nga fjalë latine aborigines (që nga fillimi, vendas). Sot aborigjenë quhen banorët vendas të një qyteti ose të një krahine, për t'u dalluar nga popullsia e ardhur.[1]
  • Agamemnoni
    1. Agamemnoni, sipas Homerit ishte biri i mbretit të Mikenës, Atre, dhe nipi i Pelopit. Njihet si person historik, si një nga princt më të rëndësihëm të periudhës Mikene. Ashtu si i vëllai, Menelau, Agamemnoni u rrit së bashku me Egjitin, birin e Tiestrit, në shtëpinë e Atreut. Kur ky i fundit u vra nga nipi i vet Egjisti dhe mbret n Mikenë u bë Tiesti, Agamemnoni dhe Menelau ikën në Spartë. Këtu ata krijuan një ushtri dhe arritë ta përzinin Tiestin. Agamenoni u bë mbret mikenës dhe një nga mbretërit më të fuqishëm të Argosit. U martua me Klitemnestrën, vajzën e mbretit të Spartës Tindar dhe pati me të tri vajza: Ifianazën (Ifigjenia), Laodikën (Elektra), Krisotemidën dhe një djalë, Orestin. Agamemnoni u zgjodh komandant i përgjithëshëm për të drejtuar fushatën e grekve (të akejve) kundër Trojes. Gjatë dy vjetëve ata ndërtuan flotën dhe mbëlodhen lftëtarët, të cilët u përqendruan në Aulidë, port i Beotisë. Këtu Agamemnoni u detyrua të bënte fli vajzën e vet, Ifligjeninë, për të qetësuar zemërimin e Artemidës dhe për të pushuar buancën që mbante floten në port. Agamemnoni ngjalli zemërimin e Akilit, sepse i mori robëreshën e re Briseidën, dhe bëri që heroi ë mos merrte pjesë në luftë. Grindja e tij me Akilin shënon shpërthimin e veprimit poetik tek "Iliada". Megjithëse komandanti i përgjithëshem i grekëve, Agamemnoni nuk është hero i Iliadës dhe paraqitet n ëtë gjitha tiparet më iferior se Akili, por më madhështor, më i fuqishëm e më me dinjitet se grekët tjerë. Pas rënies së Trojës. ai mori nga plaçka e luftës Kasandrën, vajzen e Priamit, mbretit të Trojës. Kur u kthye në Argos ai u vra nga Klitemnestra dhe i dashuri i saj, Egjisti. Klitemnestra vrau dhe Kasandrën. Kthimi i Agamemnonit dhe ati tragjik i tij jepet në poemën tjetër të Homerit, "Odiseja". Në vazo të pikturuara shumë të lashta, Agamemnoni paraqitet në Trojë, duke ndarë Ajksin me Odisenë në grindjen e tyre. Jeta e Agamemnonit është objekt i tragjedive Agamemnon të Eskilit, Ifigjenia në Aulidë e Euripidit, Ifigjenia e Rasinit, etj.[1]
  • Afërdita
    1. Afrodita - Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.<> Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm. <>Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore. <>Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me ARESIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Aresin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët.<> Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.[2]
  • Ama (gjer. Amma)
    1. Zonjë matrone veriore (nordike), e cila lindi gjinin e Karki-it (frajerit, të dashurit, bandillit). Ndoshta e përshtatur apo këthyer nga "Ama", një emër i njehësuar i Zojës së Madhe në Mesopotamien-ë dhe në Orient.[3] (Shiko dhe Kaste). [4]
  • Apoloni
    1. Apoloni - Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.<> I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA. <>Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.<> Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.<> Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.<> Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA. [2]
  • Aresi
    1. Aresi - Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI.<> Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotat tjerë. <> Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore. <> Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.[2]
  • Artemida
    1. Artemida - Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.<> E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit.<> Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA. <>Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave. <>Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.<> Ishte mbrojtëse e njerëzve ndërgjegjshëm.Nje dite tek po shetiste neper pyje nje gjyetar tentoi ta gjuante me shigjete,ajo e shenderroi ate ne nje dre dhe pastaj qente e tij te gjahut filluan ta ndjeknin te zotin nga pas duke mos e ditur se kush ishte. [2]
  • Artemisa -
    1. ...
    2. Hyjnia e gjyetisë
  • Atena
    1. Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.<> Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumë t tjerë.<> Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë.<> Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.[2]
  • Athinaja
    1. Athinaja ishte hyjneshe e diturise edhe e zgjuarsise.Asaj shpesh i besoheshin planifikimet e betejave dhe lufterave.Nga ajo e ka marre emrin edhe ekryeqyteti i sotem i Greqise-Athina.


  1. ^ a b FJALOR I MITOLOGJISË, Rilindja - Prishtinë 1988, hartuar nga Doc. Todi Dhama.
  2. ^ a b c d e Adnan Abrashi në revistën dyjavore “KOSOVARJA” – janar 2005 sipas SYRI 3
  3. ^ Sipas:Turville-Petre, 147. Nxierr nga:Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  4. ^ Sipas: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!