Artemisa
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Artemida ose 'Artemisa' ishte hyjnesha e hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë. E bija e Zeusit nga marrëdhënia e tij me Letën dhe motra binjake e Apolonit. Në mitologjinë Romake asaj i përputhej hyjnesha Diana. Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave. Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm. Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm. Ishte një nga hyjneshat më të adhuruara të Olimpit. Ishte e adhuruar si Hyjneshe që në kohet më të lashta antike. Në Greqinë e lashtë Artemisa ishte e nderuar në disa vende kulti, si në Delos (vendlindja e saj), Braurone, Munikia, Pire (mbi një kodër) dhe në Spartë. Gjithashtu një prej kulteve më të rëndësishme është Tempulli i Artemide-s në Efes, i njohur edhe si një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Njihet me disa epitete si:
- Agrotera-mbrojtesja e gjuetarëve, por edhe e luftëtareve.
- Afea- ngjashmëria me hyjneshën e ishullit Egina
- Cynthia- i referohet Malit Cintho qe gjendet ne vendlindjen e saj.
- Delia- e lindur ne ishullin Delo. Motra e Delio (Apolonit)
- Lokeia- mbrojtësja e grave në lindje.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishte motra e Apolonit, zotit të dritës e diellit dhe sipas tregimeve më të lashta ka lindur në ujëdhesën Delos. E ëma e saj Leta ka ikur, para kulshedrës Piton e cila e ndiqte anëmbanë botës për ta vrarë sipas urdhërit të Herës, gruas xheloze të Zeuist. Delosi, atëbotë ishte ende ujëdhesë lundruese që luhatej në vorbujt detarë. Por sapo ka shkelur Leta në të, nga fundi i detit dolën dy shkëmbinj të mëdhenj dhe ia zunë udhën (sikur edhe Pitonit). Këtu në malin Kint, Leta i lindi bineqët, Artemidën dhe Apollonin. Sipas verzionit tjetër i lindi në zabelin Oritiga në Efez në afërsi të të cilit e kanë ngritur tempullin e Artemidës i cili u bë njëri prej „shtatë mrekullive të botës".
Prejardhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësisht nga ajo se cili verzion është i saktë, Artemida në të vërtetë, ka qenë me prejardhje nga Azia e Vogël. Edhe hetitët e kanë adhuruar hyjneshën e gjahut Rutamish, kurse lidasit hyjneshën Artimën të cilës iu kushtuan drerë dhe drenusha. Kulti i Artemidës që në kohërat më të lashta u përhap në tërë botën greke, e pastaj edhe në atë romake. Pasi që i vëllai i Artemidës ishte zoti i Diellit ajo u bë hyjneshë e Hënës dhe si hyjneshë e natyrës u bë edhe hyjneshë e plleshmërise së saj. Ishte mbrojtëse e pyjeve, zabeleve, livadheve, fushave e më në fund gjithë asaj që sot i quajme prodhime të kulturave bimore. Si hyjneshë e plleshmërisë nën pushtetin e vet e ka pasur edhe lindjen. Kështu posa lindi nënës së vet Letës i ndihmoi në lindje të vëllaut Apollon. Artemida ishte poashtu hyjneshë e burimeve shëruese. Ka mundur që njerëzve t'ua dërgojë çmendurinë, paralizën ose vdekjen. Është njëra prej hyjneshave të rralla që nuk është martuar kurrë. Ka mbetur hyjneshë virgjër. Që prej kohërave më të lashta ia kanë mveshur dashurinë e pasionuar ndaj gjahut. Artistët e kanë paraqitur si gjahtare me hark dhe shigjeta në shoqëri të kafshëve (luanit, tigrit, mjellmës dhe kaprollit). Pasi që dikur gjahu dhe lufta ishin në lidhje të ngushtë, në disa krahina u bë edhe hyjneshë e luftës. Në Spartë, gjoja se, në kohërat të lashta i kanë ofruar flijime njerëzish, e më vonë para trupores së saj i kanë rrahur me thupra, që ka qenë përgatitje e gjithëmbarshme për vuajtjet, të cilat i kanë pritur në luftë. Si hyjneshë e Hënës ndonjëherë identifikohej me hyjneshën Selena si dhe Apollonin me Heliun.
Profesioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Profesioni kryesor i Artemidës ishte gjahu. Gjuante vetëm ose në shoqëri të zotërave me të ultë dhe nimfeve. Kur ngopej nga gjahu, shkonte te vëllau i vet në Delfe dhe atje vallëzonte me Karitet ose këndonte me Muzat.
Mitet e saj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga mitet dimë për disa ndërhyrje të saja në fatet e njerëzve. Na e paraqesin si grua më parë zemërguri se sa të meshirëshme. Mbretit të Mikenës, Agamemnonit, p.sh. nuk ka mundur t'ia falë vrasjen e drenushës, për ketë arsye gati ia ka bërë të pamundshme shkuarjen në Trojë. U qetësua vetëm kur mbreti ia flijoi bijën e vet Ifigjeninë. Mizorisht e dënoi Akteonin, gjahtarin teban, kur ky njëherë krejt rastësisht, e sheh tërësisht të zhveshur. E shndërroi në dre dhe u urdhëroi qenëve të vet që ta shkyejnë. Kur njëherë Eneu, mbreti i Kalidonisë pat harruar t'ia afrojë flijimin në tokën e tij e dërgoi derrin e egër të madh, i cili shkatërronte të korrat dhe i vriste njerëzit. Për ta vrarë i është dashur që të bashkohen të gjithë trimat e Kailidonisë, në krye me Meleagrin, djalin e Eneut. Artemida kinëse nga xhelozia e vret gjahtarin e famshëm Orionin. Hakmarrja e saj mbi Nioben, mbretëreshën tebane e cila e ka ofenduar nënën e saj, ka mbetur në kujtesë si proverb. Ndërkaq dimë edhe për rastet kur zbutej me ndjesë ose fljime. Nga tërbimi i saj shpëtoi p.sh. Herakliu, i cili e kishte zënë drenushën e saj të dashur kirenease.
Artemida për grekët ishte ideal i bukurisë femërore. Nga mitet e tyre shihet se nuk ka qenë e detyruair të marre pjesë në ato gara fatëzeza të Herës, Athenës dhe Afroditës, të cilat më në fund shpiejnë deri te lufta trojane. Bukuria e Artemidës nuk ka qenë bukuri e zonjës së lartë, çfarë paraqitej Hera. Nuk ka qenë as bukuria e Athenës dinjitare dhe të mençur, por as bukuria e Afroditës së shastisur, por, si do të thoshin sot bukuria e sportistes çfarë i shohim në fushat sportive dhe pishina. Grekëve të formuar në pikëpamje sportive dhe ushtarakisht me së shumti u ka pëlqye bukuria e Artemidës së tillë. Ngjashëm ka qenë edhe te romakët, të cilët e kanë adhuruar nën emrin Diana.
Grekët Artemiden së pari e kanë paraqitur si hyjneshë me Hënë, kurse pastaj si vajzë me krihë dhe fustan të gjatë (ashtu si edhe të krishterët engjujt). Si hyjneshë të plleshmërisë e paraqitnin me shumë gji dhe, më në fund, si vajzë të thjeshtë hollake, me fustan të shkurtër, me sandale gjahtarësh në këmbë dhe me flokët të qethura shkurtë. Të tillë p.sh., e njohim sipas skulpturës së famshme të Artemidës së Versajit, kopjes romake të veprës së Leharit nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. (që sot gjendet në Luvër të Parisit), pandanit të Apollonit të Belvederës (që sot gejndet në Muzeun e Vatikanit). shtatore shumë e bukur Artemida si hyjneshë e gjahut, kopja romake origjinale helenistike e shekullit III-II para e.s. gjendet në Muzeun Kombëtar të Napolit. Poashtu janë ruajtur disa kopje dhe imitacione të shtatoreve arkaike nga Azia e Vogël që e paraqesin Artemidën si hyjneshë të plleshmërisë së Ortigisë. Një skulpturë të tillë e kanë zbuluar në Efez arkeologët austriakë pas Luftës së Dytë Botërore. Një statujë tjetër është në mesin e zbulimeve të para arkeologjike të kohës së re, dhe e ka zbuluar në mesin e shek. XVIII gjenerali Alcubierre (Alkubjera), kur me ndihmën e eksplozivit të barutit të pushkës e çau mbulesën e lavës e cila ishte shtrirë në Pompeje. Artemida i kishte flokët e praruara (me ari të pastër), fustanin blu të qelët me kindin e kuq, rripat e sandaleve me ngjyrë të verdhë dhe trandafili, thonjët me ngjyrë karmini dhe buzët me ngjyrë të kuqe të qelët (në ton të cilin bjondinet i përdorin edhe sot me sukses. Gjetja e kësaj truporje, gjegjësisht të torzos së saj, është njëra prej dëshmive të para se grekët i kanë ngjyrosur veprat skulpturale të tyre. Pikturat e Artemidës në vaza janë ruajtur poashtu mjaft. Njëra prej më të lashtave është Artemida me drerin nga ujëdhesa e Delosit, siç duket nga gjysma e parë e shek. VII, para e.s. (dhe që sot gjendet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë). Në mesin e pikturave më të famshme konsiderohet Artemida dhe Paridi i Duridit përafësisht i vitit 490 para e.s. (dhe sot gjendet në Luvër të Parisit).
Artemida dhe arti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mesin e disa veprave të vlef shme artistike të plastikës së imtë, me siguri më e njohura, është dorëza prej bronze në të cilen paraqitet Artemida me qentë, e shk. I para e.s. dhe që sot gjendet në Muzeun Popullor të Lublanës.
Artistët e kohës së re Artemidën e paraqesin me të njëjtin interes sikurse edhe ata të antikës. Prej veprave skulpturale le t'i përmendim së paku tri Diana: Jean Goujon (Zhan Guzhoni) me siguri e vitit 1550 që sot gejndet në Luvër të Paristi, Jean Antoine Houdonit (Zhan Antoan Hudonit) e vitit 1776 poashtu në Luvër dhe e Louis Glaude Vassea (Luj Klod Vas) në Sansouci (Sansusi) të Potsdamit).
Prej veprave pikturale duhet veçmas përmendur Akteonin dhe Artemidën e Domenico Venezianit (Domeniko Venecianit), me siguri e vitit 1445-1450, Artemidën dhe Akteonin dhe Dënimin e Akteonit e Ticianit prej vitit 1559-1560, që gjendet në Bridgevvater House (Brixhvoter Haus) dhe në Galerinë Kombëtare në Londër). Artemidën me Akteonin e Jan Breughelit plak (e kohës pas vitit 1600 dhe gjendet në Galerinë Kombëtare të Parisit), Dianën dhe nimfën e Domenico Domenichinit (Domeniko Domenikinit) përafërsisht e vitit 1610 (dhe gjendet në (Villa Borgese në Romë). Kthimin e Dianës nga gjuetia dhe Dianen e Kalisten e Pjetër Pol Rubensit, siç duket e vitit 1615-1617 dhe që sot (gjendet në Prado të Madridit), Dianën pas larjes e François Boucherdit (Fransoa Busherit) siç duket e vitiit 1742 (dhe sot gjendët në Luvër të Parisit) dhe Dianën Ogyst Renoarit, përafërsisht e vitit 1900 dhe sot gejndet në Muzeun Metropolitan në Nju Jofk. Piktura e famshme Diana si gjahtar në mesin e nimfave e Paris Bordoneut (përafrësisht e vitit 1560) është djegur me rastin e bombardimit të Drezdenit më 1945. As në regjistrimin më të shkurtër nuk mund të mos përmendet Diana e Jan Zërzavogut, e vitit 1913.
Grekët Artemidës i kanë kushtuar tempujt dhe shenjtnoret madhështore, në mesin e tyre në Brauron, në Atikë, në Delos, në Spartë, në Magnezij, në Sardë, në Lidi e gjetiu. Vendin e dedikuar e ka pasur edhe në Akropolin e Athinës. Në Romë ia kanë ndërtuar tempullin në Aventin. Ka pasur tempullin në Afrikë, ku e kanë adhuruar sidomos gratë si Diamen Nemorenzis, por prej të gjithave më së shumti është dalluar tempulli i Artemidës në Efez, mrekullia e tretë prej shtatë mrekullive të botës". E kanë ndërtuar efezasit pranë tempullit të vjetër të hyjneshës së plleshmërisë së Karisë, të cilën e kanë idenitifiikuar me Artemidën. Ndërtimi i këtij tempulli filloi në mesin e shek. VI para e.s., kurse e kanë ndërtuar Herzifroni dhe Metageni, arkitektët kreatas. Ndërtimi u krye pas njëqind e njëzet vjetësh dhe e kanë përfunduar Peoni dhe Demetri nga Efezi. Në vitin 356 para e.s. këtë tempull e ka djegur Herostrati, kurse në vitin 334 para e.s. e rindërton Aleksandri i Madh sipas projektit të arkitektit Deinokrat. Planimetria e tempullit ka qenë 110 x 55 m. dhe e rethonin dy rende shtylla të mermerit, të gajta 18 m. Statujën në tempull e ka punuar Praksiteli. Ky është edhe tempulli i parë i ndërtuar në stilin jonik dhe u bë model për të tjerët. Më se 500 vjet ka shëndritur „në bukurinë dhe luksin e pakalueshëm", siç e theksonin këtë njëzërit shkrimtarët antikë. Më në fund u rrënua si viktimë e gotëve, pastaj nga tërmeti dhe me ediktin e perandorit Teodoz në vitin 389 para e.s. kundër tempujve pagan. Perandori Justinian urdhëroi që një pjesë e gërmadhave të tij të dërgohen në Konstantinopol (sot Stambolli) për ndërtimin e tempullit të "Mençurisë Hyjnore" (Aja Sofia, më vonë xhami). Mbeturinat e pakta të këtij tempulli të Artemidës i zbuloi J. T. Woodi (Vudi), arkeologu britanik. Ndër të tjera ka gjetur edhe pjesën e shtyllës dekoruese, që ia ka falur Krezi, mbreti i Lidisë (dhe që sot gjëndet në Muzeun Britanik në Londër).