Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji/V
Appearance
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Mitologji apo Vitrina Projekti Fjalori/V ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
- Vidasusi
- Vidasusi, në besimin e ilirëve ishte perëndi që mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Në monumente ai paraite i shoqëruar nga gruaja e tij, Thana. Në Topusk, në Kroaci, pranë një burimi uji mineral janë gjetur katër altarë kushtuar këtij çifti. Në të njëjten krahinë janë gjetur gjithashtu mbeturinat e një faltoreje kushtuar Silvanit si dhe shumë altarë të tjerë me emrin e kësaj hyjne romake. Duke u bazuar në këtë fakt, mtografët kanë arritur në një përfundim të drejtë se Vidasusi në besimin ilir kishte atribute të ngjajshme me ato të hyjnisë romake Silvan - mbrojtësin e urimeve, të pyjeve dhe të fushave, kurse Thanën e kanë identifikuar me hyjneshën romake Diana. Vidasusi dhe Diana adhuroheshin shumë nga pjesa më e madhe e popullsisë ilire, sidomos nga ata që merreshin me blegtori, si Dalmatët. Vidasusi ka qenë hyjni supreme e ilirëve në panteonin ilir prandaj zinte një vend shumë të rëndësishëm. Por kulti i Vidasusit, Silvanit ili gjeti adhurues edhe në shtresat e ulëta popullore të Romës dhe të Italisë. Ai u pëhap edhe në provinca të largëta të perandorisë. Kjo dëshmon për ndikimin e kultit të pasur ilir në vetë panteonin romak . [1]
- Viviana e Shenjtë (gjer. Viviane, Heilige)
- Varianti i shprehur si i shenjtë i një Perendeshe të pa fe, të quajtur Vivian, emër që nënkuptonë "Jetën". Emri i saj duket të qojë deri në një fjalë të vetëme të gëdhendur në një tempull të kësaj perendeshe që gjendet në një bregore në Romë. Si duket figura e gravume në tempull është shpjeguar me qëllim si një figurë e një "virgjëreshe marzine". [2] <> Poetët e hershëm keltë të mesjetës, emrin >>Viviane<< e kanë përdorur për një Mbretëreshë të detit, e cila në përrallën e thënë të Arturit paraqitet si një Zanë, >>Nemesis<<-i i Merlinit.
Dëftime
[Redakto nëpërmjet kodit]- ^ FJALOR I MITOLOGJISË, Rilindja - Prishtinë 1988, hartuar nga Doc. Todi Dhama.
- ^ Sipas:Attwater, Donald:The Pengain Dictionary of Saints. Baltimore:Penguin Books, Inc. 1965. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!