Wikipedia:Projekti Fjalori/Arësim/V
Appearance
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Arësim apo Vitrina Projekti Fjalori/V ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
- Vijuesi
- ...
- Vijues është çdo person i regjistruar në çfarëdo programi për arsimin dhe aftësimin e të rriturve.[1]
- Viti
- ...
- Viti shkollor - do të thotë periudha kohore e caktuar nga institucioni i MASHT-it.[1]
- Vlersimi
- ...
- vlerësimi / evaluation : a. është procesi gjatë të cilit përcaktohen vlerat mbi bazën e informacionit të grumbulluar nga procesi i matjeve. Vlerësimi është procesi i verifikimit ose i gjykimit të vlerës ose të sasisë së diçkaje duke përdorur një standard vlerësimi; përfshin gjykimet sipas evidencës së brendshme dhe kritereve të jashtme. : b. Vlerësimi është procesi i përcaktimit të rëndësisë relative të dukurisë së të njëjtit lloj përkundrejt një standardi. : c. Vlerësimi është procesi i gjykimit të meritave dhe të arritjeve në bazë të një standardi ose kritereve të caktuara. [2]
- vlerësimi /assessment : është procesi i gjykimit të meritave dhe të arritjeve në bazë të një standardi ose kritereve të caktuara të një individi, të një projekti a institucioni të veçantë.[2]
- vlerësimi formues / formative evaluation: mbikëqyr ecurinë, procesin, përparimin e programeve, projekteve, të individëve dhe siguron një feedback për të sjellë përmirësime.[2]
- vlerësimi i brendshëm / internal evaluation: është vlerësimi që e kryen institucioni, programi, projekti për sektorë të caktuar, për aspekte të caktuara të programit ose për tërë veprimtarinë duke aktivizuar si vlerësues punonjës të institucionit ose pjesëmarrës të programit, që nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në institucion ose program.[2]
- vlerësimi i burimeve / input evaluation: synon të sigurojë një informacion për të përcaktuar se si do të përdoren burimet për të arritur objektivat e projektit, programit.[2]
- vlerësimi i jashtëm / external evaluation : është vlerësimi që kryhet nga agjenci të specializuara vlerësimi ose vlerësues të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionin ose programin.[2]
- vlerësimi i kontekstit / context evaluation : ka si qëllim të përcaktojë kontekstin veprues, të përshkruajë kushtet aktuale, të identifikojë dhe të vlerësojë nevojat dhe mundësitë në kontekstin e dhënë, të diagnostikojë problemet.[2]
- vlerësimi i kurrikulumit / curriculum evaluation: i referohet procesit të përcaktimit të vlerës së një aspekti ose të tërë kurrikulumit. Në varësi të përkufizimit të kurrikulumit, objekti i vlerësimit mund të jenë nevojat për kurrikulumin, politika e kurrikulumit, përmbajtja e kurrikulumit, procesi i mësimdhënies, mjetet mësimore, objektivat mësimorë, përvetësimi i kurrikulumit mësimor nga nxënësit, erfektshmëria e mësimdhënies, mjedisi i të nxënët.Vlerësimi i kurrikulumit përfshin vlerësimin e veprimtarive mësimore në kuadrin e një fushe të caktuar për të përcaktuar vlefshmërinë e objektivave, përshtatshmërinë e përmbajtjes dhe arritjen e qëllimeve specifike që çon në marrjen e vendimeve që lidhen me planifikimin, programin, zbatimin dhe riciklimin e veprimtarive të programit.[2]
- vlerësimi i mësuesit / teacher appraisal : vlerësimi i mësuesit është procesi i përshkrimit dhe i gjykimit të meritave dhe të vlerave të mësuesit mbi bazën e njohurive, të aftësive, të sjelljeve dhe të rezultateve të mësimdhënies së tij të cilat krahasohen me standarde dhe kompetenca të caktuara.[2]
- vlerësimi i procesit / process evaluation : ka tri qëllime kryesore: 1) të zbulojë ose të parashikojë defektet në procedurat ose gjatë zbatimit të programit, projektit; 2) të sigurojë informacion për vendimet e programuara; 3) të regjistrojë procedurat siç kanë ndodhur. Vlerësimi i procesit siguron një informacion për kapërcimin e vështirësive, për marrjen e vendimeve të mëtejshme dhe për interpretimin e rezultateve të programit, projektit.[2]
- vlerësimi i produktit / product evaluation : synon të masë dhe të interpretojë produktin.[2]
- vlerësimi përmbledhës/ summative evaluation : përcakton arritjet në përfundim të programit, projektit, kursit, për të marrë vendime për programet, institucionet, individët. Vlerësimi përmbledhës mund të përdoret për të gjykuar efektshmërinë e programeve, projekteve, kurseve etj.
- vlerësues amator / amateur evaluator : quhet ai person i cili kualifikimin kryesor profesional nuk e ka në fushën e vlerësimit, ndërkohë që angazhimin në këtë fushë e ka vetëm si pjesë të biografisë së tij profesionale.[2]
- vlerësues i brendshëm/ internal evaluator : është zakonisht një punonjës i institucionit ose pjesëmarrës i programit, që nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në institucion ose program dhe i raporton drejtpërdrejt bordit të institucionit ose grupit të drejtimit të programit a të projektit.[2]
- vlerësues i jashtëm / external evaluator: është dikush që nuk ka lidhje me institucionin, programin, projektin, por pajtohet për të kryer vlerësimin. [2]
- vlerësues profesionist/ professional evaluator: quhet ai person i cili dallohet nga kualifikimi i gjerë në fushën e vlerësimit dhe e ka profesion e përgjegjësi kryesore drejtimin e vlerësimeve.[2]
- vetëvlerësimi / self-evaluation : është procesi gjatë të cilit institucioni, agjencia, programi ose individi mbledhin informacion për veten e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre.
- vlerësim diagnostikues/ diagnostic evaluation: synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore të problemeve që kanë nxënësit në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese. [2]
- vlerësim i institucionit/ institutional evaluation : procesi i studimit dhe i analizës së anëve të forta dhe të dobëta të një institucioni arsimor, me qëllim inspektimi ose akreditimi.
- vlerësim i orientuar në qëllime / goals-oriented evaluation : përdor qëllimet dhe objektivat si kritere për të përcaktuar suksesin.[2]
- vlerësim i orientuar në vendime / decision-oriented evaluation : është një proces që prodhon një informacion për të marrë vendime duke përzgjedhur ndërmjet alternativave.[2]