Jump to content

Wikipedia:Teknika Plaso dhe shëno

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teknika "Plaso dhe shëno" është një metodë e cila shfrytëzon disa urdhëresa të sistemit operues në bazë të së cilave arrihet që mbi hapësirën e figurave të futen "shkronja" apo "figura" tjera d.m.th mbulimi i figurës me diçka tjetër. Varësisht nga lloji i materialit, me të cilën mbulohet figura bazë ato mund të jenë edhe të tejdukshme.

Deri më tani kjo teknik është përdorur tek projekti i shteteve(/KUFHARTA). Në këtë projekt, hartat e marra nga CIA-Factboock janë shëndruar në një formë të hartave memece d.m.th gjitha shënimet e toponimeve që kanë qenë janë shlyer. Këto harta të përpunuara janë futur në një tabelë e cila shërben për të ju shmangur pozicionimit global në fletë dhe lënë mundësin e pozicionimit të shkronjave me koordinata që vlejnë vetëm brenda tabelës dhe lehtë mund të barten së bashku me tabelën. Problemi kryesorë që krijon kjo teknik është madhësia e shkronjave. Kjo vije në dukje me rastin e ndryshimit nga vlera normale e madhësisë së shkronjave që ka shfletuesi. Me këtë rast krijohet një efekt i padëshirueshëm i cili shpesh shkakton edhe ndryshime optike në pozicionimin e toponimeve.

Nëse ndonjëri nga ju di se si të i shmangemi këtij efekti të padëshirueshëm ju lutem shënoni urdhëresën e programit operues me të cilin mund të i shmangemi vlerave globale të shkronjave në fletë për një pjesë të saj d.m.th në tabelë.

Në fakt vlera e madhësisë së shkronjave brenda tabelës është lehtë të fiksohet (përkufizohet) mirëpo ky fiksim është në varshmëri me vlerën globale të fletës .html (vlera e dhënë nga shfletuesi për madhësinë e shkronjave të fletës, e cila mund të rregullohet nga lexuesi sipas dëshirës me shkronja më të mëdha, normale apo më të vogla ) dhe shfletuesi i intepretonë vetëm shkronjat të zmadhuara apo zvogëluar ndërsa figurën e intepretonë në dimensione të pandryshuara.