Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Eseja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa ese të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Eseja dhe llojet e saj

Termi ese vjen nga Frengjishtja dhe do të thotë lodhje,përpjekje për të shkruar. Eseja është një lloj shkrimi i cili permban informacione,opinione,kundershtime, sygjerime,arsyetim,etj.Eseja perbehet nga tri pjese:1Hyrja(paraqiten te dhenat rrethtemes ise faktit qe do te trajtoni) 2Zhvillimi i permbajtjes(paraqiten mendimet tuaja nepermjet informacioneve,njohurive,shpjegimeve,etj) 3Mbyllja(jepet permbledhtas opinioni juaj rreth temes ose faktit qe trajtuat.

Esetë dallohen në: Formale ose të mirëfillta dhe jo formale ose jo të mirëfillta.

Esetë e mirëfillta- dallohen nga zbërthimi logjik i temës nga saktësia e hollësi të argumenteve që sjell krijuesi nga thellësia e mendimit dhe maturia në opinionin e shfaqur.

Esetë jo të mirëfillta-trajtojnë temën në mënyrë të shkujdesur pa i dhënë shumë rëndësi argumentit ndonjëherë me nota humori.

Në bazë të temës që trajtohet mund të shkruhen esetë letrare,filozofike,historike,sociale etj.

Esetë mund t’i ndajmë në ese: Përshkruese,shpjeguese,argumentuese,vleresuese.

Eseja narrative-rrëfen një ngjarje hap pas hapi (si sekuenca e një filmi).

Eseja përshkruese-pikturon me fjalë një skenë,një person,një ngjarje.

Eseja shpjeguese-shpjegon,informon,analizon,interpreton.

Eseja argumentuese-ka për synim të bind lexuesin duke sjell argumente e fakte të shumta, se një vendim që është marrë është i drejtë ose kërkon të bind lexuesin për pozicionin e duhur që ka mbajtur shkruesi mbi në çështje të debatueshme që ka trajtuar.

Eseja vleresuese-ka për synim të vlerësoj permes fakteve dhe argumenteve,situaten a një problem të caktuar si dhe të propozojë rrugë dhe mundësi për ta përmirësuar apo për ta zhvilluar në mënyrë progresive dhe të pranueshme problemin.


Eseja kreative

Kjo ese shkruhet për të treguar apo paraqitur një kreativitet. Sidoqoftë, kjo ese përshkruan imagjinatën e autorit. Dhe kët ese i jep profesori ose profesoresha për ta njohur më shumë studentin.