Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Jeta e Steve Jobs

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Steve Jobs të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


“Ata njerëz që janë aq të cmendur sa mendojnë se mund të ndryshojne botën,janë të vetmit që arrijnë ta bëjnë”. Apple 1997 Think different (mendo ndryshe)

Fëmijëria[Redakto nëpërmjet kodit]

Steve Jobs ishte I biri I Pol Jobsit dhe Klara Hangopianit.Steven Paul Jobs u lind më 24 shkurt 1955 dhe u birësua nga Pol dhe Klara.Steve Jobs e mori vesh qysh në moshë të vogël se ishte fëmijë I birësuar.I brakëtisur.I pëerzgjedhur.I vecantë.Këto koncepte u bëne pjesë e asaj që ishte dhe e asaj si e shite veten Jobs.Më vonë gjatë jetës, kur arriti pothuaj moshën e të atit bioligjik në kohën kur ai e kishte braktisur,Jobsi lindi një fëmijë dhe e braktisi,Jobsi u ndje”si qelq I thyer”,”Ai që u braktis dikur tani braktisi dikë”. Shtëpia e Jobsit, njësoj si e të tjerëve në lagje, ishte e ndërtuar nga pronari I pasurive të paluajtshme Joseph Eichler,kompania e të cilit kishte ngritur më tepëer se njëmbëdhjetë mijë shtëpi nëpër tërë Kaliforninë mes viteve 1950 dhe 1974. Jobsi thoshte se ideja e shtëpive të Ajhnerit I zgjoi pasionin për të modeluar e krijuar produkte të pëlqyeshme pëe tregun e gjerë. Ende pa nisur shkollën fillore, e ëma i kishte mësur Jobsit të lexonte.Mirëpo kjo I nxori probleme kur nisi shkollën,"vitet e para u mërzit dhe merrej me gjëra që e fusnin në telashe”.E dëbuan dy apo tri herë nga shkolla vetëm gjatë klasës së tretë.Një verë, Poli e mori me vete Steve-in në Uiskonsin për të vizituar baxhon e bulmetit në fermën e familjes. Një lëndë e vecantë që ndoqi Jobsi u bë pjesë e njohurive që përfitoi, lënda e elektroteknikës që e jepte Xhon MekKallëmi.Jobsi e ndoqi vetëm për një vit lëndën e MekKallëmit dhe jot re vjet sa zgjaste ajo.Më tepër I interesonte të luante me lazer, këtë e kishte mësuar nga I ati.Me disa shokë, në raste festash, krijonte shfaqje me drita, që komandoheshin nga lazeri dhe pasqyra të ngjitura nëpër altoparlantët e sistemit të tij stereo.

Problemi me drogën në rini[Redakto nëpërmjet kodit]

Në mes të vitit të parë dhe të dytë të liceut të Homsted, Jobsi filloi të pinte marijuanë.Ishte 15 vjeç kur e provoj për herë të parë. Një herë, i ati i gjeti një sasi droge në Fiat ishte një nga herët e pakta në jetë që u përball me inatin e babait. “Ishte zënka e vetme e vërtetë që kam pasur me babanë”, tregonte. I ati i kërkoi t’i premtonte se nuk do të merrte më drogë por ai nuk i premtoj, madje vitin e fundit të së mesmes filloi të merrte edhe LSD-në dhe hashashin, si dhe nisi të provonte efektin e shajnive që shkaktonte mungesa e gjumit Me raste pinim edhe drogë të rëndë, më tepër nëpër fusha, ose brenda në makinë”.

Universiteti Reed[Redakto nëpërmjet kodit]

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, kur e kishin birësuar, prindërit kishin bërë një premtim: ta dërgonin në universitet .Jobsi , sa vinte e bëhej më kokëfortë,as kishte ndërmend të dëgjonte. Në fillim, u tha se nuk do të shkonte fare në universitet.Të vetmin universitet që e përkrahëte ishte ai I Reed, ai u tha prindëve me ultimatum : “O në Reed, o asgjëkund tjetër”. Jobsi u mërzit shpejtë me universitetin. I pëlqente të ishte student në Reed, vetëm se nuk I pëlqnin mësimet. Jobsi nuk pranonte të ndiqte leksionet që ishin te caktuar, por ato që I pëlqenin, sic ishte ora e vallëzimit, ku shijonte jo vetëm shpirtin krijues, por edhe takimet me vajza. Në të vërtetë, nuk kishte qejf të largohej nga Reedi: thjesht nuk donte të paguante më dhe të mos ndiqte leksionet që nuk I interesonin. Në shkurt 1974, pas tetëmbëdhjetë muajsh endjeje poshtë e përplejtë nëpër Reed, Jobsi vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve në Los Altos dhe të kërkonte ndonjë punë.

Dashuria e parë[Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti i fundit i shkollës në Homsted, Jobs-i nisi të shoqërohej me një vajzë që quhej Krisan Brenën, e cila ishte moshatare me të, por në vit të parë. Ishte tepër tërheqëse, me flokët bojëkafe të çelur, sytë e gjelbër, mollëza paksa të dala e pamje të brishtë. Po përjetonte dhe vështirësitë e prishjes së martesës së prindërve.Punuan bashkë për një film vizatimor, pastaj nisën të dilnin bashkë, ajo ishte e dashura e parë e vërtetë e Jobsit.Jobsi dhe Brenën ishin së bashku për 5 vite por lidhje e tyre nuk ishte stabile, ata kishin edhe vajzën e tyre Liza Nikol Brenën, por Jobsi ishte larguar nga ato për tu marrur me punën e tij dhe pse ende nuk e ndjente vetën të gatshëm të bëhej baba.

“Shpikja” e parë, për të folur falas në telefon![Redakto nëpërmjet kodit]

Aventura që e ndihmoi në krijimin e Apple, nisi një pasdite të diele, kur Wozniaku (Stev 2) lexoi një artikull në revistën “Esquire”… Ishte shtator i vitit 1971. Artikulli i Ron Rozenbaumit “Të fshehtat e kutisë së vogël blu” përshkruante se si hakerat dhe frikersat e telefonave kishin zbuluar një mënyrë për të kryer telefona pa pagesë, nëpërmjet kopjimit të toneve që shpërndanin sinjalet në rrjetin e kompanisë AT&T… Wozniaku shkoi në dyqanin “Synnyvale Electronics” dhe bleu të gjitha pjesët e duhura për ndërtimin e një gjeneruesi analog tonesh. Jobsi kishte ndërtuar një herë një numërator tonesh kur ishte anëtar i Klubit të Eksploruesve HP, të cilin e përdornin për të kalibruar tonet e dëshiruara… Në fillim e përdorën “Kutinë blu” për qejf për të punuar rrengje. Më i guximshmi ishte rasti kur i telefonuan Vatikanit dhe Wozniaku u hoq si Henry Kissinger që donte të fliste me Papën…

Eksperimentet me dietat[Redakto nëpërmjet kodit]

Çmenduria e Jobs-it ishte mjaft e stërholluar. Kishte filluar eksperimentet me dietat që do t’i vazhdonte gjatë gjithë jetës, hante vetëm fruta dhe perime, prandaj ishte i dobët dhe truphollë si një langua. Mësoi t’i shihte njerëzit në sy pa pulitur qerpikët dhe përsosi mënyrën e të folurit, duke i ndarë me heshtje të gjata shpërthimet e së folurës së shpejtë. Kjo përzierje e çuditshme zjarri dhe ftohtësie, e shoqëruar me flokët e gjatë deri në supe dhe mjekrën e rrallë, i jepte pamjen e ndonjë shamani të krisur.

Të arriturat e Steve Jobs 1976-2011[Redakto nëpërmjet kodit]

Apple 1[Redakto nëpërmjet kodit]

Pse u quajt Apple? Steve dhe Wozniaku vendosën të “hapnin kompaninë e tyre të parë kompjuterike. Tani që vendosën të nisnin biznesin, duhej një emër. Jobs-i shkoi dhe njëherë në fermën e mollëve për të krasitur pemët e varietetit Gravenshtajn, kurse Wozniaku e priti në aeroport kur u kthye. Gjatë rrugës për në Los Altos, diskutuan për emrat. Përmendën plot fjalë tipike teknike, si matriks… më në fund Jobsi propozoi emrin kompjuterat “Apple”. “I kisha hyrë dietës me fruta atëherë”, shpjegonte.Ky emer i dukej më i këndshëm, i gjallë, jo frikësues, Jobs vendosi se nëse nuk gjenin emër më të mirë se ky deri atë pasdite, do ta ruanin emrin “Apple”. Në 1 prill 1976, Jobsi dhe Wozniaku ndajtën pronësinë dhe fitimet që ishin : 45%-45%-10% dhe u caktua që qdo shpenzim më I madh se 100 dollarë, kërkonte miratimin e të paktën dy partnerëve.U ndanë edhe pëergjegjësitë.”Wozniaku kishte përgjegjësinë e përgjithshme dhe atë kryesore për inxhinierinë elektrike; Jobsi kishte përgjegjësi mbi inxhinierinë elektrike dhe marketingun, ndërsa Uejni kishte përgjegjësinë kryesore për inxhinierinë mekanike dhe dokumentacionin.”Jobsi nënshkroi me shkronja të vogla shtypy, Wozniaku me shkrim dorë të pjerrët plot kujdes, kurse Uejni bëri një shkarravinë të palexueshme.Uejni hjek dorë dhe merr 2300 dollarë si 10% që I kishte dhënë Jobsi.Sikur të kishte qëndruar e të kishte ruajtur atë 10%, në fund të vitit 2010 do të kishte marrë 2,6 miliardë dollar. Jobsi dhe Wozniaku hipën të dy në skenën e Klubit të Kompjuterit Shtëpiak, për ta paraqitur kompaninë e sapokrijuar Apple.Të pranishmëve nuk u bëri ndonjë përshtypje të madhe.Kompjuteri Apple kishte mikroprocesor të dobët, jo atë Intel 8080.Pol Terrell një biznismen kërkoi t’ia shpjegonte produktin.Ku kërkoi porositjen e 50 kompjuterëve , por me njësi të plota kompjuterësh.Ishte gati të paguante 500 dollarë copën.Që ta bënin porosinë kishin nevojë për 15 mijë dollar për pjesët përbërëse.Jobsi siguroi 5 mijë dollar nga Alen Baumi (kolegë nga shkolla).Shkoi tek menaxheri I dyqanit Cramer Electronics, që ky t’I telefononte Pol Terrellit për ta konfirmuar porosinë 25-mijëdollarëshe.Terrelli pohoi se ishte e vërtetë, kështu që dyqani pranoi t’I jepte pjesët Jobsit duke pritur tridhjetë ditë për pagesën.Kështu Jobs shtëpinë në Los Altos e shfrytëzoi për montimin e pesëdhjetë njësive të kompjuterit Apple I.

Apple II[Redakto nëpërmjet kodit]

Wozniaku vazhdonte të merrej me prototipin e pajisjes së re që do të quhej Apple II dhe që Jobsi shpresonte se do t’I ngrinte në një tjetër nivel.Atë natë, vonë e përfunduan prototipin dhe e provuan në projektorin e një televizori me ngjyra në një nga sallat e konferencave.I vetmi person I panjohur që e pa kompjuterin e parë Apple II, ishte tekniku I hotelit. Ndërtimi I kompjuterit të plotë Apple II kërkonte goxha capital, prandaj menduan t’ia shisnon të drejtën e prodhimit një kompanie të madhe, por dëshoti. Don Valentini u shqetësua pasi që Jobsi nuk merrte fare vesh nga marketing dhe dukej I kënaqur që e shiste produktin e vet një nga një nëpër dyqane të vogla.” Nëse do që të të financoj”, I tha Valentini,” duhet të kesh si parntner një person që merr erë nga marketing dhe shpërdarja dhe që di të shkruajë plane biznesi.”.Jobsi zgjedhi një burrë që quhej Majk Markula.Jobsit I la përshtype si njeri I mirë dhe I ndershëm.Markula propozoi Jobsit që të shkruanin së bashku një plan biznesi .Markula arriti të bënte gati pothuajse të gjithë planin. Plani I Markulës synonte dalje jashtë tregut të atyre që merrnin vesh nga kompjuterat.Kompanisë Apple iu deshën shtatë vjet të futej në Fortune 500. Markula ishte I gatshëm të garantonte një kreditim prej 250mijë dollarësh në këmbim të futjes si parner I barabartë me një të tretën e fitimeve.Kompani Apple duhej kthyer në korporatë dhe ai, Jobsi dhe Wozniaku do të mbanin secili nga 26 % të aksioneve.Pjesa tjetër do të rezervohej për të tërhequr investees të tjerë.U takun të tre në tendën pranë pishinës së Markulës dhe nënshkruan marrveshjen. Më 3 janar 1977, u krijua zyrtarisht korporata e re Apple duke shfuqizuar marrëveshjen e partneritetit të nënshkruar para nëntë muajsh mes Jobsit dhe Wozniakut. Paraqitja e kompjuterit Apple II u caktua që të përkonte me Panairin e kompjuterave të Bregut Perëndimor, I cili do të mbahej në prill 1977, në San-Francisko.Paraqitën për publikun vetëm tre kompjuterat Apple II qe kishin përfunduar.Kompania siguroi treqind porosi gjatë ekspozitës, ndërsa Jobsi u takua edhe me një prodhues japonez tekstilesh, Mizushima Satoshi, I cili u bë shpërndarësi I parë I kompjuterave Apple në Japoni. Apple tashmë ishte kompani e vërtetë, me më tepër se dhjetë punonjës, linjë krediti dhe kërkesa të përditshme nga konsumatorët dhe shitësit. Kompjuteri Apple II vazhdoi të prodhohej në modele të ndryshme për gjashtëmbëdhjetë vitet që pasuan, me gati gjashtë milionë copë të shitura.Kompjuteri Apple II e ngriti kompaninë nga garazhi I Jobsit ne majat e industrisë së re. Shitjet pësuan rritje të paparë, nga 2.500 njësi në 1977-ën në 210.000 në 1981-shin. Megjithatë, shumica e njerëzve e quante kompjuterin Apple II si krijim të Wozniakut.Kjo e nxiti Jobsin të hidhte hapin tjetër të madh, atë që mund të quhej krijimi I tij.

Projekti Macintosh[Redakto nëpërmjet kodit]

Projekti Macintoshi ishte krijim I Xhef Raskinit.Gjatë gjithë vitit 1979 dhe në fillim të 1980-së, projekti Macintosh nuk pati ndonjë rritje të bujshme.Njëherë në disa muaj rrezikonte të mbyllej.Jobsi ishte I mrekulluar nga vizioni I Raskinit, por jo nga dëshira e tij për të ulur koston në dëm të cilësisë.Raskini nuk e merrte seriozsiht besimin e Jobsit se mund të ndryshohet realiteti duke pasur pasionin e duhur për produktin.Që nga casti kur Jobsi e drejtoi vëmendjen nga projeti Macintosh, ditët e Raskinit ishin të numruara.Kështu filluan konfliktet mes Raskinit dhe Jobs.Nxënësi I dikurshëm I Raskinit, Bill Atkinson, mbajti anën e Jobsit.Që të dy donin një processor të fuqishëm që t’I përballonte grafikët dhe përdorimin e mausit.Pas mosmarrëveshjeve te shumëta përjashtohet Raskini që nuk dukej dhe aq veprim I ndershëm, mirpo doli I dobishëm për Macintoshin.Raskini u punësua në kompaninë Canon për të ndërtuar një pajisje si e donte ai.Në fillim të vitit 1981, skuadra Macintoshi ishte shtuar në njëzet vetë dhe Jobsi vendosi të merrnin mjedise më të gjera.Jobsi e donte të mbaruar projektin Macintoshi në janar 1982, kur kishte mbetur më pak se një vit. Në praneverën e 1983-shit, kur Jobsi kishte filluar të hartonte planet për nxjerrjen në treg të Macintoshit, kërkoi një reklam që ishte po aq revolucionare dhe mahnitëse, sa edhe produkti që kishte krijuar.Kështu, ndërtuan një skenar të përshtatshëm për një reklamë gjashtëdhjetësekondëshe që do të dukej si skenë nga ndonjë filim fantastiko-shkencor.Reklama kushtoi 800.000 mijë dollar. Më 24 janar, kompania Apple hedh në treg kompjuterin Macintosh.Reklama bëri bujë.Atë mbrëmje, tri rrjete të mëdha dhe pesëdhjetë kanale locale I kushtuan komente të posacme reklamës, duke e bërë të diskutohej e njihej aq shumë, saqë ishte e papërfytyrueshme në epokën para You Tube-it.Më pas u përzgjodh nga revistat TV Guide dhe Advertising Age si reklama më e madhe e të gjitha kohërave.

Gates dhe Jobs[Redakto nëpërmjet kodit]

Pavarësisht ambicieve të ngjashme për teknologjinë dhe për biznesin, Bill Gatesi dhe Steve Jobsi kishin origjinë dhe personalitete krejt të ndryshme.Gatesi ishte I mirë në programime kompjuterash, kishte mendje më të disiplinuar praktike dhe plot fuqi analitike.Jobsi ishte më intuitive, romatik dhe kishte instikt më të fortë për ta bërë teknologjinë të përdorshme, modelin të këndshëm dhe ndërveprimin me përdoruesin akoma më miqësor..Gatesi ishte më metodik; mbante shënime të rregullta për takimet me prodhuesin, ndërsa problemet I trajtonte me këmbëngulje, duke u rënë drejt e në kokë.Që të dy mund të quheshin tipa të ashpër. Gatesi e krijoi kompaninë Microsoft. Jobsi I kërkoi Microsoftit të shkruante një variant të gjuhës BASIC enkas për Macintoshin.Vec kësaj, Jobsi donte që Microsofti të shkruante një softuer - si program I shkrimit apo I tabelave – për Macintoshin.Në atë kohë Jobsi ishte mbreti, kurse Gatesi ishte ende oborrtar : në vitin 1982m të ardhurat vjetore të kompanisë Apple nga shitjet ishin një milliard dollar, kurse ato të Microsoftit vetëm 32 milionë dollar.Gatesi ra dakord të përgatiste variantin grafik të një programi me tabela që e quante Exel, një program shkrimi me emrin Ëord dhe gjuhën BASIC. Gjatë asaj kohe, Gatesi dhe Jobsi farkëtuan një lidhje mjaft të fortë.Atë verë shkuan të dy në një konferencë të organizuar nga analisti I industrisë Ben Rozen në Klubin Playboy, në hotelin Lake Geneva në Uiskonsin, ku askush nuk ia kishte idenë e ndërfaqeve grafike që po zhvillonte kompania Apple. Pas disa kohësh, lidhja mes tyre u bë më e vështirë.Plani original ishte që disa nga programet e Microsoftit – si Exel, Chart dhe File- të mbanin logon e kompanisë Apple dhe të përdorshin vetëm për Macintoshin. Kur u bë gati programi Exel per Macintoshin, Jobsi dhe Gatesi e festuan së bashku në një mbrëmje të organizuar për median në tavernën Grin të Nju-Jorkut.Në marrëveshjen origjinale, Jobsi I mbushi mendjen Gatesit që Microsofti të mos krijonte softuer grafikë për askënd tjetër vec kompanisë Apple, të paktën deri një vit pas daljes në treg të Macintoshit, në janar 1983. Për fat të keq, marrëveshja nuk arriti të parashikonte se dalja e Macintoshit do të vonohej një vit më shumë. Kështu që Gatesi ishte Brenda rregullave kur, në nëntor 1983. Zbuloi se Microsofti planifikonte ndërtimin e një sistemi operaitv për kompjuterat e IBM, I cili do të përmbante ndërfaqe grafike me dritare, ikona dhe aktivizim të tyre përmes klikimit të mausit.Do ta quanin Ëindoës. Jobsi u tërbua. E dinte që nuk kishte c’të bënte – marrëveshja me Microsoftin për të mos prodhuar ndërfaqe grafike për të tjerët po mbaronte. Microsofti nuk arriti ta bënte gati variantin Ëindoës 1.0 deri para vjeshtës së 1985-ës.Edhe atëherë, produkti kishte cilësi të dobët.I mungonte elegance e ndërfaqes së Macintoshit dhe dritaret I vendoste pranë njëra-tjetrës, ndryshe nga mbivendosja magjike që kishte sajuar Bill Atkinson.Specialistët e tallën, kurse konsumatorët nuk e pëlqyen fare. Megjithatë, sic ka ndodhur gjithmonë me prdouktet e Microsoftit, këmbngulja e bëri Ëindoësin më të mirë dhe si përfundim, fitmitar. Prandaj frika e Jobsit që më se e kuptueshme. Apple-I u tregua më krijues, me imagjinatë, më elegante në zbatim dhe e shkëlqyer në modelim. Por megjithëse krijoi një seri produktesh të dobëta Microsofti e fitoi luftën për sistemet operative. Jobsi lëshoi një përqarje arrogante dhe paksa të ekzagjeruar, por që e kishte brenda një fije të vërtet.”Problemi I vetëm I Microsoftit është se ata nuk kanë shije, absolutisht nuk kanë shije”.

NeXT[Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse Jobsi zyrtarisht ishte ende kryetar I bordit, nuk kishte marrë pjesë në asnjë takim, qyshkur e kishte humbur realisht pushtetin.Pas disa ditësh përpjekjesh të dështuara për të arritur marrëveshje me Jobsin,

“ Me gjithë detyrimet e besnikërisë ndaj kompanisë Apple, Jobsi, duke qenë njëherësh kryetar I bordit drejtues në Apple dhe zyrtar I saj , si dhe duke pretenduar ndaj interesave të kompanisë Apple… (a) planifikoi fshehtas krijimin e një ndërmarrjeje që do të konkurronte me kompaninë Apple, (b) hartoi skema të fshehta që ndërmarrja e tij konkurruese të përfitonte dhe përdorte burimet e kompanisë Apple për të modeluar, zhvilluar dhe hedhur në treg një product të brezit të ri… (c) joshu fshehyrazi punonjës të pozicioneve kyce të kompanisë Apple “.

Në atë kohë , Jobsi zotëronte 6,5 milionë aksione të kompanisë Apple, 11% të kompanisë , që vlenin mbi 100 milionë dollar. Nisi t’I shiste aksionet dhe brenda pesë muajsh I hoqi qafe të gjitha, duke mbajtur një numër aq të vogël, sa t’I lejojnte të merrte pjesë në takimet e asionarëve, potë donte më vonë. Krijoj kompani te re ,emri që zgjodhi për kompaninë e re ishte vërtet domethënës Jobsi nguli këmbë që kompjuteri I ri të kishte formën e përsosur të kubit, me secilën faqe tridhjetë centimetra dhe këndet e sakta nga 90 gradë. I pëlqenin kubet. Jobsi gjithnjë kishte ngulur këmbë që edhe pjesët e padukshme të prodhoheshin me po atë bukuri si pjesët e jashtme, sic e kishte mësuar I ati. Jobsi synonte të fuste në kompjuterin e ri programe të dobishme, prandaj Michael Houli, një nga inxhinierët e tij, krijoi edhe një fjalor digjital. Kur më në fund, kompjuteri NeXT u hodh në shitje në mes vitit 1989, fabrika u nxit të prodhonte dhjetë mijë copë në muaj. Mirëpo shitjet shkuan deri katër mijë në muaj.

Rikthimi[Redakto nëpërmjet kodit]

Pas largimit te Jobsit nga kompania Apple, Apple filloi të ketë rënie.Por, më 1996 kompania Apple bleu atë NeXT duke I hapur rrugën kthimit të tij në kompaninë që kishte themeluar vetë. Me t’u kthyer në Apple, Jobsi tregoi se edhe njërzit mbi dyzet vjec mund të jenë novatorë të mëdhej. I kishte thënë Larry Ellisonit se strategjia e rikthimit të tij përfshinte t’I shitej kompania NeXT asaj Apple, të futej në bordin drejtues dhe të rrinte aty, I gatshëm, në pritje të largimit të drejtorit ekzekutiv, Xhil Amelio. Jobsi mori frontin dhe vendosi menjëherë në pozicione drejtuese në Apple njerëzit e tij të besuar. Në krye të sektorit inxhinierik të softuereve caktoi mikun e tij Ejvi Tevanian.Për pjesën e harduerit, thirri Xhon Rubinshtajnin, që kishte pasur të njëjtën detyrë në NeXT.

iMac[Redakto nëpërmjet kodit]

Ngadhënjimi I parë madhështor që lindi nga bashkëpunimi Jobs-Ajv në fushën e dizajnit ishte iMac, një kompjuter tryeze I destinua për tregun e konsumatorëve shtëpiakë që u paraqit në maj 1998. Xhoni Ajvi ishte shef I sektorit në modelimin e Apple.Jobsi kishte kërkuar disa karakteristika.Produkti duhet të ishte I plotë, me tastierë, me ekran dhe me njësi qendrore, gati për t’u përdorur sapo të nxirrej nga kuta.Duhet të kishte pamje të vecantë, sa të përbënte markë më vete.Dhe duhej shitru per 1 200 dollarë apo afërsisht aq. Ajvi dhe zëvendësi I tij kryesor, Deni Koster, nisën të skicojnë modele futuriste. Jobsi I hodhi poshtë disa dhjetëra modele me bukë peshku që prodhuan follimisht, por Ajvi dinte si t’ia mbushte mendjen hap pas hapi.Kur erdhi radha për t’I parë sërish modelet, Ajvi tregoi atë model në një version më të rafinuar.Kësaj radhe , Jobsi, me atë mënyrën e tij të dyfishtë të të parit të botës, tha se I pëlqente shumë. E mori prototipin me bukë peshku dhe nisi të shëtiste me të nëpër zyra, duke ua treguar bashkëpunëtorëve me bë besnikë dhe pjetarëve të bordit.Mirëpo thjeshtësia e mbështjellëses plastike kërkonte goxha ndërlikime në prodhim. Ajvi dhe skuadra e tij punuan me prodhuesit korenaë që ta përsosnin procesin e prodhimit të kasave.Ajo që vuri vulën modelit ishte dorëza mbajtëse e iMacut.Ishte më tepër për qejf e për dukje, sesa funksionale. Jobsi I kërkoi Li Klaut, Ken Sigallit e disa të tjerëve në firmën e reklamave TËBA/Chiat/Day të vinin e të shihnin se cfarë kishte në duar. Ndërsa po afrohej afati që kishin vendosur për të nxjerrë iMAcun, temperamenti legjendar I Jobsit u shfaq më fort se kurrë, sidomos kur kishte të bënte me problem gjatë prodhimit. Li Klau po përgatiste një varg reklamash plot ngjyra për revistat dhe, kur I dërgoi Jobsit, si përgjigje mori një telefonatë të inatosur.Ngjyra blu në reklama, ngulte këmbë Jobsi, qe ndryshe nga ajo që kishte iMAc. iMac doli për shitje në gusht 1998 kundrejt cmimit 1 299 dollarë.U shitën 278 mijë copë brenda gjashtë javëve te para dhe 800 mijë kompjutera të tjerë brenda vitit, duke e shndërruar në kompjuterin më të shitur në historinë e kompanisë Apple.Gati 32 % e shitjeve përbëheshin nga ata që blinin për herë të parë kompjuter, 12% nga ata që me parë kishin përdorur kompjuter Ëindoës.

Dyqanet Apple[Redakto nëpërmjet kodit]

Jobsit nuk I pëlqente të hiqte dorë nga kontrolli mbi gjithcka, sidomos kur kishte të bënte me dicka që prekte përvojat e klientit. Mirëpo I doli një problem. Kishte një pjesë të procesit që nuk e kontrollonte dot: përvojën e blerjes së produkteve Apple nëpër dyqane. Në fshehtësi të madhe , Jobsi aty nga fundi I 1999-ës filloi të intevistonte një varg shefash ekzekutivë se kush mund të qe në gjendje të hartonte një plan për ngritjen e një zinxhir dyqanesh Apple me pakicë. Më 19 maj 2001,Apple hapi dyqanin e parë në Tajsons Korner, Virxhinia, me banakë të bardhë që shkëlqenin, dhyseme të bardha dërrasa dhe një poster gjigant Think different me fotografinë e Johnit dhe Yokos në shtrat.Në vitin 2004, cdonjëri nga dyqanet Apple vizitohej cdo javë mesatarisht nga 5 400 njerëz.Atë vit, dyqanet siguruan 1,2 miliardë dollarë te ardhura, duke shënuar një record në industrinë e shitjes me pakicë me kapërcimin e shifrës simbolike një miliardë dollar.Shitjet në cdo dyqan llogariteshin minutë pas minute nga një softuer I prodhuar nga Ellisoni, duke ofruar informacion të castit lidhur me mënyrën se si duheshin intregruar kanalet e prodhimit, të furnizimit dhe të shitjeve.Ndërsa dyqanet lulëzonin, Jobsi vazhdonte të merrej me cdo fushë. Në korrik 2011, dhjetë vjet pas hapjes së dyqaneve të para, kompania Apple kishte 326 dyqane. Më I madhi ishte në Convent Garden, në Londër, më I larti në lagjen Ginza në Tokio.Të ardhurat mesatare vjetore për cdo dyqan ishin 34 milionë dollar, kurse fitimet neto nga shitjet për 2010 ishin 9,8 milionë dollarë.Por dyqanet nuk bënin vetëm shitje. Ato gjeneronin per 15% të të ardhurave të kompanisë Apple, por krijonin atë reklamën e nevojshme dhe lidhjen e njerëzve me markën, duke I dhënë shtysa gjithckaje që bënte kompania.

iTunes[Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk u desh shumë kohë që Jobsi të kuptonte se muzika po përhapej vërtet mjaft shpejt.Në korrok 2000, kur Jobsi po e nxite ekipin e tij të krijonin softuere për administrimin e muzikës, kompania Apple e bleu programin SoundJam dhe I ktheu krijuesit e tij në gjirin e kopanisë.Jobsi punoi edhe personalisht me ta për ta shndërruar programin SoundJam në product tipik të kompanisë Apple.Programi kishte shumë funksione dhe, si rrjedhojë, ishte I ngatërruar. Jobsi u kërkoi ta bënin sa më të thjeshtë dhe të këndshëm. Jobsi e paraqiti programin iTunes në konferencën MacËorld të janarit 2001 si pjesë të strategjisë së nyjës digjitale.

iPodi[Redakto nëpërmjet kodit]

Hapi tjetër për strategjinë e nyjës digjitale ishte prodhimi I një pajisjeje të lëvizshme për të dëgjuar muzikë. Jobsi kuptoi se kompania Apple kishte mundësi të krijonte një pajisje të tillë që të përdorte softuerin iTunes, porn ë variant më të thjeshtë. Kompjuteri do të kryente detyrat e ndërlikuara, pajisja ato më të thjeshtat. Kështu lindi iPodi, një pajisje që do të niste shndërrimin e kompanisë Apple nga prodhuese kompjuterash, në kompaninë më të vlefshme të botës.Jobsi synonte një pajisje për dëgjim muzike që mbahej me vete, që në vjeshtën e vitit 2000.Kulmi I pranimit të thjeshtësisë Zen te Jobsi ishte kur ky kërkoi, për cudinë e madhe të të gjithë kolegëve, që iPodi të mos kishte celës ndezjeje dhe fikjeje. Xhon Ajvi u përkujdes për modelin e iPodit dhe e pëlequ të bardhën dhe thoshte: e bardha nuk ështe vetëm ngjyrë asnjanëse,është e pastër dhe e qetë, e thellë, e dukshme dhe e padukshme njëkohësisht. Ekipi I reklamave të Li Klaut në TËBA/Chiat/Day vendosi të theksonte më tepër vlerën e ikonës iPod dhe bardhësinë e tij, sesa të prodhonte reklama tradicionale për paraqitjen e produktit duke shfaqur vecoritë e funksionet e pajisjes. Jobsi kuptoi se fakti që kompania Apple kishte një system të integruar mes kompjuterave, softuereve dhe pajisjeve të tjera, ofronte edhe një përparësi tjetër.Kjo do të thoshte se shitjet e iPodit do të nxisnin shitjet e iMac.Si rrjedhim, kompania Apple do të siguronte ato para që ishte shpenzuar për rekalamt e iMac dhe t’I përdorte për reklamat e iPodit, duke vrarë dy zogj me një gur. Në fakt, tre zogj, sepse reklamat do t’I jepnin shkëlqim dhe rini gjithë markës Appe. Jobsi e paraqiti iPodin më 23 tetor 2001, në një nga ceremonitë e tij tipike të prezantimit të produkteve.

IPHONI-I[Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2005, shitjet e iPodit kishin kapur majat. Atë vit u shitën një numër I jashtëzakonshëm prej njëzet milionësh, katër herë më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm.Pajisja po bëhej përherë e më e rëndësishmë për linjën e produkteve të kompanisë, po I jepte kompanisë aq shumë shkëlqim, saqë po rriteshin edhe shitjet e Macintoshëve, të cilët siguruan 45% të të ardhurave për atë vit. Por Jobsi thoshte: sikur prodhuesit e telefonave të fillonin t’I pajisnin produktet e tyre me programe që luanin muzikë,”Të gjithë njerëzit kanë celularë dhe kjo mund ta nxjerrë jashtë loje iPodin.” Një motiv tjetër ishte edhe tregu I mundshëm. Në vitin 2005 ishin shitur më tepër se 825 milionë telefona celularë, ndërsa blerësit nisnin nga nxënësit e shkollave, deri te gjyshet. Jobsi donte të kishe një iPod që bënë telefonata. Jobsi shkoi në zyrë, mblodhi ekipin e tij dhe I tha : “ Dua të bëj një tablet, pot ë mos ketë as tastierë dhe as laps.”Përdoruesit duhet të shkruanin duke shtypur me gishta me ekran. Kjo do të thoshte që ekrani të kishte një funksion që u njoh më pas me emrin prejke shumëfishtë (multi – touch) dhe që kishte aftësi të kryente disa veprime në të njëjtën kohë. “Kështu që, po ju pyes djem, keni mundësi të bëni një ekran me prekje të shumëfishtë pëe mua? Pyeti. U deshën gjashtë muaj punë, por, më në fund, nxorën një prototip trashanik, megjithatë funksional. Nja dy anëtarë të ekipit thanë se ishte mirë të kishte tastierë, duke pasur parasysh popullaritetin e BlackBerry-t, por Jobsi I vuri veton kësaj ideje. Tastiera fizike do të zvoglonte hapësirën për ekranin dhe nuk do të ishte aq e përshtatshme sa tastiera me prejke në ekren.”Tastiera harduer duket si zgjidhje e lehtë, porn a ndrydh tjetërkund”, u tha.Për gjashtë muaj resht, Jobsi kaloj goxha kohë cdo ditë duke ndihmuar në përpunimin e ekranit. Pastaj I erdhi radha qelqit. Për dyqanet Apple kishin krijuar panele të mëdha prej qelqi dhe shkallë qelqi. Për iPhone-in, plani fillestar ishte të përdornin ekran plastic, si te iPodi.Por Jobsi vendosi që do të dukej më elegant sikur ekrani të ishte qelq. Në shumë projekte të mëdha, Jobsi shtypte butonin “pauzë” kur I afroheshin fundit dhe vendoste të bënte rishikime e ndryshime jot ë vogla. Dizajni fillestar kishte ekran qelqi të vendosur në një kasë alumini.Por Jobsit nuk I pëlqeu, problem ishte se iPhone-I gjithë rëndësinë e kishte te ekrani, porn ë modelin që kishin deri atëherë, kasa konkurronte me ekraninm nuk sillej si mbështetëse e tij.”Djem, e di që jemi rropatur me punë për këtë dizajn për plot nëntë muaj, por do ta ndryshojmë”. I tha Jobsi ekipit të Ajvit. Dizajni I ri doli me një kornizë aq të hollë metalike, saqë I lejonte ekranit të shkonte deri në buzë fare.Pamja e re ishte e thjeshtë , por miqësore.Një aspekt I dizajnit, që pasqyronte jo vetëm përsosmërinë e Jobsit, por edhe dëshirën e tij për kontroll, ishte fakti që pajisja doli e puthitur dhe e vulosur fort. Kur erdhi koha të paraqitej iPhone-I, Jobsi vendosi, si zakonisht, t’I ofronte një reviste një paraqitje të vecantë gjysmë fshehurazi. Për paraqitjen në konferencën MacËorld të janarit2007 në San-Francisko, Jobsi ftoi Andi Hercfeldin, Bill Atkinsonin, Steve Wozniakun dhe ekipin e Macintoshit të vitit 1984, njësoj sic veproi kur paraqiti kompjuterin iMac. Kur iPhone-I doli në shitje pas pesë mujash, ne fund të qershorit 2007, Jobsi shkoi së bashku me gruan në dyqanin Apple në Palo Alto,për ta prekur nga afër ngazëllimin e njerëzve. Në fund të vitit 2010, kompania Apple kishte shitur nëntëdhjetë milionë iPhone-ë dhe mori më tepër se gjysnën e fitimeve të përgjithshme që gjeneroi tregu global I telefonave celular.

iPad 2[Redakto nëpërmjet kodit]

Që para se të dilte në shitje iPadi, Jobsi mendonte për atë që do të quhej iPad 2. Donte që të kishte kamera para dhe prapa - të gjithë e dinin që kjo do të ndodhte një ditë - dhe përfundimisht duhet të ishte më I hollë.Në atë kohë lexoi një artikull për magnetët, e preu dhe ia dërgoi Xhon Ajvit. Magnetët kishin një lloj joshjeje që mund të shfrytëzohej. Ngaqë Jobsit iu desh të merrte pushime të detyruar nga mjeku, askush nuk priste që ai të merrte pjesë në prezantimin e iPad 2 të planifikuar në 2 mars 2011, në San-Francisko.Kur u shpërndanë ftesat, më tha se duhet të vija patjetër e të merrja pjesë.Jobsi tha duke ecur ngadalë nëpër skenë , shumë I dobët, por me një buzëqeshje vetëkënaqësie në fytyrë. Turma u ngrit në këmbë dhe shpërtheu në thirrje gëzimi dhe duartrokitje.

Jobsi hamendësonte sikur kanceri iu shfaq nga ai vit rraskapitës në 1997, kur drejtonte njëherësh kompaninë e Apple dhe Pixar. Ndoshta atëherë nisi të rritej kanceri, sepse sistemin imunitar në atë kohë e kishte të dobët.Në tetor 2003 shkonte shpesh për vizitë te urologia që e trajtonte dhe aty I kërkuan të bënte një skanim tomografik kompjuterik për veshkat e rrugët urinare. Kishin kalur 5 vjet nga skanimi I fundit mirpo pas analizave problemi nuk ishte tek veshkët por doli që bëhej fjalë për një tumor pankreatik neuroendokrin,I rrallë por me një rritje të ngadaltë, cka I shtonte mundësitë e trajtimit.Por, për tmerrin e miqve dhe të gruas, Jobsi vendosi të mos I nënshrohej asnjë operacioni për ta hequr tumorin, cka ishte edhe mënyra më e pëlqyer mjekësore.Kokëfortësia e Jobsit zgjati plot nëntë muaj pas diagnostikimit në tetor 2003.Jobsi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të shtunën, më 31 korrk 2004 në Qendrën Mjekësore të Universitetit Stanford.Për fat të keq, kanceri ishte përhapur.Gjatë operacionit, mjekët gjëtën tri metastaza në mëlci. Në fillim të 2008, edhe Jobsi, edhe mjekët e kishin të qartë që kanceri po përhapej. Kur Jobsi paraqiti iPhone 3G në qrshor 2008, ishte dobesua aq shumë sa ashkush nuk po i a vinte veshin lajmërimit për produktin.Duke u ndikuar nga shqetësimet që shkaktoi humbja në peshë e Jobsit, cmimi I aksioneve të kompanisë Apple ra nga 188 dollarë që ishte në fillim të qershorit 2008 në më pak se 156 dollarë në fund të korrikut. Në fillim të 2010-ës e kishte rifituar gati të gjithë fuqinë dhe I që future punës, për atë që do të ishte një nga vitet më productive të tij dhe të kompanisë Apple. Jobsi kishte dëshirë të madhe të jetonte sa të shihte diplomimin e djalit në shkollën e mesme në qrshor 2010. Gjithashtu Jobsi pati edhe një takim me presidentin Obama në luginën Silikon.

Si përfundim, gjaë tre dhjetëvjecarëve nxori një varg produktesh që shndërruan gjithë industrinë: 1.Kompjuterin Apple II, I cili përdorte qarqet e Wozniakut, dhe e ktheu në kompjuterin e parë vetjak jo vetëm për të pasionuarit. 2.Macintoshin, I cili solli revolucionin e kompjuterave shtëpiakë dhe popullarizoi ndërfaqet grafike për përdoruesit. 3.Filmin “Toy Story” dhe suksese të tjerë kinematografike që hapën rrugën drejt mrekullisë së fantazisë digjitale. 4.Dyqanet Apple që ndryshuan rolin e dyqanit në përcaktimin e markës. 5.iPodin që ndryshoi mënyrën e sjelljës sonë ndaj muzikës. 6.iTtunes Store që shpëtoi industrinë muzikore. 7.iPhone-in I cili bëri telefonat celularë pajisje që përdornin muzikë, fotografi,video,e-mail dhe internet. 8.App Store që I hapi rrugen një industrie të re krijuese. 9.iPadin që shënoi shfaqjen e kompjuterit tablet dhe ofroi një platform të re për gazetat, revistat, librat dhe videot digjitale. 10.Shërbimi I iCloud që I hoqi kompjuterit rolin qendror për sa u përket materialeve që mbajmë dhe lejoi sinkronizimin pa asnjë të metë të të gjithë pajisjeve që përdornin. 11.Dhe vetë kompaninë Apple, të cilën Jobsi e quante krijimin e tij më të madh, një vend ku imagjinata ushqehej dhe zbatohej në një mënyrë aq krijuese, saqë u bë kompania më e vlefshme në botë.


Një ditë pasdite plot diell, kur nuk ndihej mirë, Jobsi shkoi u ul në kopshtin pas shtëpisë dhe reflektoi mbi vdekjen. Foli për përvojën në Indi, gati para katër dhjetëvjecare, për studimin e budizmit, për pikëpamjet e tij mbi ringjalljen dhe kalimin shpirtëror. Shumicën e jetës, kishte ndier sikur në ekzistencën tonë ka dicka më tepër nga kjo që na zë syri.”Pranoi se, meqë po përballej me vdekjen, ndoshta po I zmadhonte mundësitë e besimit, nga dëshira për të besuar në jetën e përtejme".Pastaj ra në heshtje për një copë herë të gjatë. Vdiq në moshën 56-vjeçare në Kaliforni pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit, më 5 tetor 2011.


Referimet: Libri Steve Jobs nga Walter Isaacson