Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Shinji Kagawa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Shinji Kagawa të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Shinji Kagawa është i lindur më 17 mars 1989. Është një futbollist japonez që luan për klubin e Manchester United dhe kombëtaren japoneze. Kagawa filloi karrierën e tij profesionale në atdheun e tij me Cerezo Osaka përpara se të bashkohet me klubin gjerman, Borussia Dortmund në vitin 2010.

Pas dy vjetësh me Dortmund, Kagawa ka nënshkruar për Manchester United në një kontratë katër-vjeçare. Pozicioni i tij është mesfushor kreativ mbrapa sulmuesve, por është i njohur edhe si anësorë. Më 29 nëntor 2012, ai u emërua si Lojtari i vitit në Azi.

Cerezo Osaka: Cerezo Osaka ka vërejtur talentin e tij dhe ka nënshkruar me të në moshën 17 vjeçare. Ai ishte lojtari i parë në Japoni i cili ka nënshkruar një kontratë profesionale para diplomimit në shkollën e mesme, përveç lojtarëve të nxitur nga ekipet e të rinjve në klubet e Ligës. Në vitin 2007, ai fitoi një pozitë të rregullt. Ishte viti 2009 kur ai u bë golashënuesi më i mirë. Nga mesi i vitit 2010, Kagawa është përfaqësuar me një agjenci sportive drejtuar nga Thomas Kroth, i cili përfundimisht ka kompletuar transferimin e tij në Borussia Dortmund.

Borussia Dortmund: Në verën e vitit 2010, Kagawa u transferua nga Cerezo tek Borussia Dortmund për €350.000 euro. Kostoja e këtij transferimi ishte relativisht modeste e për shkak të një klauzole në kontratën e lirimit të Kagawa-së nga Cerezo, të cilër e kanë lejuar atë të largohet nga klubi nëse ai kishte një mundësi për të luajtur në Evropë.

Më 23 gusht 2010, ai bëri paraqitjen e tij debutues në Bundesligën Gjermane, duke filluar me ekipin e tij të ri. Më pas, ai shënoi dy gola në ndeshje të UEFA Europa Ligë kundër FK Qarabağ. Ai vazhdoi këtë formular me golin e tij të parë në ndeshjen e Bundesliga kundër Wolfsburg, ndeshje e cila u fitua nga Dortmund me rezultat 2-0. Në Revierderby kundër Schalke 04, ndeshje të cilën e fitoi Dortmund me rezultat 3-1, Kagawa para ndeshjes tha se ai do të shënojë dy gola. Ai mbajti premtimin duke e bërë atë një nga të preferuarait e tifozëve.

Kagawa humbi gjysmën e sezonit në Bundesliga për shkak të një dëmtimi që ai mori në detyrë ndërkombëtare, por arriti të shënojë tetë gola në 18 paraqitje. Përpjekjet e tija të forta në gjysmën e parë të sezonit e ndihmuan në fund ekipin e tij pasi ata u bënë kampionë të Bundesligës dhe u emëruan si ekipi më i mirë.

Manchester United: Më 5 qershor 2012, ai u njoftua nga Manchester United se klubi kishte arritur një marrëveshje me Borussia Dortmund për transfermin e tij në një marrëveshje që e bëri atë lojtarin e parë japonez për t'u bashkuar me klubin më të madh në botë.

Transferimi u kompletua më 22 qershor, pasi Kagawa kaloi testet mjekësore në Manchester United në Mbretërinë e Bashkuar dhe mori lejen e tij të punës.Më 3 korrik, u zbulua se Kagawa do të mban numrin 26 në fanellë për Manchester United. Kagawa foli rreth ish klubit të tij, Borussia Dortmund, duke thënë: "Unë do të përfundoj karrierën në këtë klub. Tifozët e tyre janë të mëdhenjë dhe të gjithë do të mbeten në zemrën time."

Më 18 korrik 2012, Kagawa ka shënuar gol në debutimin e tij për Manchester United si në Durban kundër AmaZulu në një ndeshje miqësore para-sezonale edhe pse erdhi si zëvendësues. Kagawa bëri fillimin e tij të parë për Djajtë e Kuq kundër Ajax Cape Town më 21 korrik 2012 dhe shënoi golin e tij të parë kundër Shanghai Shenhua katër ditë më vonë.

Ai e bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 20 gusht 2012, ku luajti plotë 90 minuta në disfatën e United si musafirë i Everton. Ai shënoi golin e tij të parë në këtë komepticon kundër Fulham më 25 gusht 2012, në debutimin e tij në shtëpi për klubin.

Më 19 shtator 2012, Kagawas i është dhënë mundësia të fillojë ndeshjen e tij të parë si lojtar i Manchester United në Ligën e Kampionëve kundër Galatasaray. Ai ka dhënë një asistim për golin e fitores të shënuar nga Michael Carrick në një fitore 1-0. Më 23 tetor 2012, në ndeshjen kundër Braga lëndoi gjurin e tij i cili e la atë mënjanë për dy muaj. Kagawa që atëherë u kthye dhe është në formacionin bazë.

Karriera e tij me kombëtare: Kagawa ka luajtur si një anëtar i kombëtares së Japonisë në Kupën Botërore të FIFA-s 2007 U-20 të mbajtur në Kanada. Në vitin 2008, ai u zgjodh për të luajtur si një anëtar i ekipit japonez për Olimpiadën Verore në vitin 2008. Më 24 maj 2008, ai bëri debutimin e tij të lartë ndërkombëtar në një ndeshje miqësore në Kirin Cup. Japonia fitoi ndeshjen kundër Côte d'Ivoire me rezultat 1-0. Ai nuk ishte i zgjedhur në ndeshjen kundër Takeshi Okada për Kupën Botërore 2010 në Afrikën e Jugut. Në shtator 2010 ai shënoi golin e vetëm të lojës në fitoren e Japonisë ndaj Paraguajit në Yokohama. Ai mori Kagawa pesë muaj më pas për rehabilitimin pasi kishte marrë dëmtim nga Kupa e Azisë AFC. Ai u kthye në ndeshjen finale të Dortmund si një zëvendësues në minutën e 87.

Statistika: Shinji Kagawa deri tani ka luajtur në 127 ndeshje duke shënuar 57 gola për Cerezo Osaka, 71 ndeshje duke shënuar 29 gola për Borusia Dortmund dhe deri tani ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola për Manchester United. Ai ende nuk ka fituar asnjë trofe me Manchester United. Gjithashtu, më 29 nëntor 2012, ai u emërua si Lojtari i Vitit në Azi.