Jump to content

Wikipedia:Wikimania 2018

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e Wikimania 2018
Group photo, Wikimania 2018
Liridoni, Greta, Faith (Kenia), Jona ne turin e Cape Pint, në Cape Town.
Takimi i komuniteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Fanari në Cape Point, në një nga turet tona.
Bo Kaap
Hackathon
WikiCheese‎

Konferenca Wikimania është ngjarja vjetore më e madhe e komunitetit ndërkombëtar të Wikimedias, padyshim edhe më e rëndësishmja. Wikimania 2018 u mbajt në Cape Town, Afrika Jugore, nga 20 - 22 korrik 2018. Kishte 58 prezantime, 32 postera, 22 punëtori, të paktën 15 takime, 7 ngjarje para-konference, 4 folës kryesor dhe disa ngjarje sociale. Me pak disa fjalë secili nga ne, do të përshkruaj përvojën e tij/saj, ndërsa secili që dëshiron të dijë më shumë, lirisht le të parashtrojë pyetje .

Përvoja në Wikimania 2018

[Redakto nëpërmjet kodit]

Wikimania 2018 në Cape Town ishte Wikimania ime e parë dhe si e tillë ka lënë tek unë jo vetëm mbresa të mrekullueshme por ka vënë gjithashtu edhe standarte dhe pritshmëri shumë të larta për të tjerat që do të pasojnë. Vendi i përzgjedhur për zhvillimin e Konferencës më të madhe, Wikimania, ishte tepër ekzotik ashtu siç vetëm Cape Town di të jetë.

Mbërritëm në Cape Town pas një udhëtimi të gjatë por edhe shumë emocionues me dy shqiptarët e tjerë Greta dhe Liridon, në datën 16 Korrik. Atë pak kohë që patëm në dispozicion përpara se të fillonin ditët intensive te Konferencës e menaxhuam mjaftueshëm mire për të parë e vizituar vende nga më interesantet në Cape Town. Ku sigurisht kulminacioni i eventeve jashtë Konferencës, për shumicën, ishte ngjitja në Table Mountain, i lartë 1085m. Ngjitje të cilën me shumë krenari e them se Unë, Greta, Liridoni dhe Faith e realizuam me sukses deri në majë. Fill pas Table Mountain morëm drejtimin për t'u takuar me shpendët më interesantë, Pinguinët. Ju do të mendoni skenarin tipik të Pingut, pra në habitatin e tyre më të zakonshëm në akull dhe ngricë, por jo, shkuam dhe i takuam Pinguinët kaq të lezetshëm në plazh, në Simons Town.

Me energji plot të marra nga ajri i pastër në 1085 metra lartësi dhe jodin e thithur nga oqeani nisën kështu ditët intensive të konferencës. Si hera e pare në Wikimania vendosa të ndiqja sesionet informuese, sesionet mbajtur lidhur me Programet e Edukimit, programe të cilat së bashku me anëtarët e tjerë të user grupit WoAUG i kemi nisur. Gjithashtu pata rastin të bisedoja ballë për ballë me njerëz nga projekte të ndryshme, bisedat me të cilët më ndihmuan shumë për se si do të vazhdojë puna këtu, me projektet e nisura.

Dhe për ta mbyllur sigurisht që unë jam mëse e lumtur që rendis një ndër eksperiencat më të bukura ndër të tjera ku kam marrë pjesë, prandaj uroj dhe shpresoj që kjo eksperiencë e jona të ndikojë sadopak tek Wikimedianë të tjerë Shqiptarë për të qenë akoma më tepër aktiv.

Wikimania ne Cape Town eshte Wikimania ime e dyte. Heren e pare kam qene ne Esino Laria ne vitin 2016. Rrugetimi im per tek Wikimania 2018 filloi një vit më parë, kur viza kanadeze për Wikimania 2017 u refuzua. Fondacioni Wikimedia vendosi që të gjithë përfituesit e bursave që nuk mundën ta shkonin në Montreal për shkak të çështjeve të vizave, mund të përdorin bursën e tyre për Wikimanian e ardhshme në Cape Town . E vetmja gjë që më ndalonte nga Wikimania 2018 ishte përsëri, një tjetër aplikim për vizë :) i cili këtë herë ishte i suksesshëm. Meqë kisha tashmë një bursë, vendosa të isha pjesë e Komitetit të Bursave për të ndihmuar në përzgjedhjen e personave qe perfitonin nje burse për këtë vit, pune që në vetvete ishte një eksperiencë shume interesante.

Tema e Wikimania 2018 ishte "Bridging knowledge gaps—the Ubuntu way forward". Këtu Ubuntu nuk i referohet Sistemit Operativ Ubuntu. Ubuntu, sipas filozofisë së Afrikës së Jugut, do të thotë "njerëzimi ndaj të tjerëve" ose siç përkthehet shpesh "Unë jam sepse je ti." [1] Kur lexova për herë të parë temën në lidhje me Wikimania këtë vit, gjëja e parë që shkoi në mendje ishte "Ndoshta mënyra si Ubuntu u themelua ose u krijua, ishte e ngjashme me Wikimedia", me pas lexova historinë pas kesaj temës dhe - është e pafalshme që une si mbeshtese e Ubuntu të paktën për 5 vitet e fundit, të mos e di kuptimin e emrit pas projektit!

Arrita ne Cape Town më 16 korrik dhe kisha pak kohë para eventit për të parë pak perrreth. Me dy shqiptarët e tjere, Jona dhe Liridoni filluan me një turne të vogël rreth qytetit ku drejtuesi ynë i turneut na tregoi fakte interesante rreth pjesëve të qytetit që vizituam si Bo-Kaap - tradicionalisht një zonë multikulturore, e njohur për shtëpitë me ngjyra të ndezura dhe rrugët me gurë.

Jona, Liridon, Faith dhe unë ngjitem Table Mountain të nesërmen. Sipas guides tone ishte rreth 2ore e gjys rruge. Por arrita ta bëja per 1 ore e 23 minuta :) Secili prej nesh kishte kohën e vete personale :)

Pas kësaj, morëm autobusin në Cape Point me një ndalesë në Simon's Town (Penguinaat). Autobusi ishte pak i shtrenjtë, por ishte zgjidhja më e sigurt dhe më e shpejtë. Edhe pse, më thane se udhëtimi me tren ishte një aventurë, argëtim për disa, por jo aq të këndshme për disa të tjerë që u grabitën.

Ndryshe nga eventet e tjera që kam ndjekur, këtë herë shkruajta një axhendë të vogël me seancat që unë duhet të ndiqja patjeter per të marr njohuri më specifike sesa njohuri të përgjithshme, dhe e ndoqa pothuajse në mënyrë strikte axhenden. Kisha shumë pyetje; ato që mund te merja përgjigje nga një prezantim; dhe ato që vetëm biseda 1: 1 me dikë të përfshirë në një projekt të caktuar mund të me pergjigjej. Kishte dy ditë para-konferencës dhe tre ditë konferencës (eventi kryesor) i cili filloi më 20 korrik me një ceremoni të bukur hapjeje. Pas hapjes fillon vrapimi, cdo 30-40 vrapoja per te kapur sesionin e rradhes.

Gjatë Coolest Projects of Wikimedia Chapters – Be Inspired , WikiGap u zgjodh projekti më i mire i vitit 2018. WikiGap ishte një ngjarje mbarëbotërore e nisur nga Wikimedia Sweden në bashkëpunim me Ambiciet Wikimedia lokale dhe ambasadat suedeze. Unë isha një nga bashkëorganizatorët për WikiGap ne Shqiperi, kështu që kur Deror pyeti: - "A kemi dikush këtu nga Wikigap?" Unë ngrita dorën dhe ai më kërkoi që të bashkohem me të në skenë dhe të pranoj çmimin. Ajo që me të vërtetë donte ishte dikush nga Wikimedia Sweden :) Por ishte kënaqësi të pranoj aksidentalisht çmimin në emër të tyre, dhe ata ishin të lumtur gjithashtu, siç dëshmohet dhe këtu.

Atë mbrëmje vizituam Two Oceans Aquarium. Ishte vendi ku u mbajt recepsioni i mireseardhjes.

Pas mesnatës u kthyem në hotelin tonë dhe u përgatitëm për dy ditët e ardhshme. Për 2 ditët e ardhshme, kalova shumicën e kohës time në seancat rreth GLAM (Gallery, Library, Archive, Museum) rreth WikiEdukimit dhe Gjuhët minoritare. Qëllimi im kryesor ishte të mesoja si të punoja me institucionet që janë burimi kryesor i informacionit dhe se si Grupi Shqiptar i Përdoruesve mund t'i ndihmojë institucionet shqiptare të digjitalizojnë përmbajtjen e tyre në Licencat Publike. Ndërsa të gjitha sesionet e ndryshme ishin në vazhdim në katin e 2-të dhe të 3-të, një seancë speciale po ndodhte në katin e fundit - Procesi Strategjik i Lëvizjes së Wikimedia-it 2030. Për 3 ditë, ekipi strategjik ka punuar në drejtimin: Shërbimi dhe Barazi. Deri në vitin 2030, Wikimedia do të bëhet infrastruktura esenciale e ekosistemit të dijes së lirë dhe kushdo që ndan vizionin e Wikimedia do të jetë në gjendje të bashkohet me të. Për të lexuar më shumë rreth kësaj, shih këtu.

Me Jonen dhe Liridonit patem dhe nje takim per te diskutuar rreth projekteve te ardhshme te User Groupit tone duke filluar me Wiki Loves Monuments, Wiki Education dhe Wikidata ne Tetor. Gjithashtu sesi mund te mbeshtesim me shume nenprojekte e Wikimedias si Wikibook dhe Wikiquote. Duke filluar me vendosjen e nje administratori.

Për të përfunduar, unë jam shumë mirënjohës për mundësinë që Fondacioni Wikimedia më dha për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje. Faleminderit dhe happyediting :)

Komuniteti i Wikimedias sa vjen dhe rritet, për më shumë këtë e dëshmojnë të gjitha aktivitete e saj, një ndër më të rëndësishmet edhe conferenca vjetore Wikimania. Duke marrë pjesë për herë të tretë, paraprakisht në Esino Lario, më pas në Montreal, mund të them se përveç rritjes, fondacioni i kushton shumë rëndësi shumëlljshmërisë dhe përfaqësmit të komuniteteve të vogla siç është yni. Këtë vit në Wikimania Cape Town morën pjesë tre anëtarë nga komuniteti shqiptar i projekteve të Wikimedias, Jona, Greta dhe unë.

Edhe kjo konferencë ishte një përvojë e re nga e cila mësuam shumë, takuam persona që përfaqësojnë komunitetet e tyre dhe ndam me to eksperiencat tona. U takuam me perfaqësues të fondacionit me të cilët diskutuam rreth programeve arsimore, GLAM, dhe aktiviteteve tjera që WoAUG ka në plan ti bëj, duke mësuar nga përvojat e mëparshme. Një ndër takimet më të zakonshme që po ndodh është edhe takimi i komuniteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, ku diskutohet për mbarëvajtjen e projektit CEE Spring dhe conferencës CEE Meeting, dhe problemet që komunitetet nga ky rajon hasin.

Një nga temat kryesore që kjo konferencë ishte për vendin ku organizohej, Afrikën, duke tentuar të promovojë atë më shumë dhe duke nxitur më shumë vulletarë që të kontribojnë në projektet e Wikimedias.

Përveç konferencës, Cape Town ishte një qytet shumë i bukur të cilën patëm mundësi ta shohim në disa raste me guida vendase, provuam disa ushqime tradicionale afrikane, dhe shijuam atmosferën me valle dhe muzikë afrikane në natën përmbyllëse.

Shpresoj që në vitet në vijim edhe të tjerë Wikipedianë shqiptarë të marrin pjesë dhe mësojnë më shumë nga përvojat e të tjerëve në konferenca të ngjashme. --Liridon (diskutimet) 2 shtator 2018 23:02 (CEST)[përgjigjuni]