Wikipedia diskutim:CheckUser/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike CheckUser/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Ftesë për hartim të imtësishëm të rregullores së përdorimit
[Redakto nëpërmjet kodit]Jam i mendimit se, përpara se të fillojë ndonjë kontroll nga ku mund të rrëshkasin padashur edhe të dhëna personale, duhet të hartohen, shkruhen apo të përkthenen sa më imtësisht rregullat. Për rregullat mendoj se nuk duhet t'i kopjojmë shabllon, së pari sepse ne nuk kemi komitet arbitrimi, e së dyti sepse nuk kemi mjatueshëm përdorues me eksperiencë që të formojnë një grup të gjerë hetimi.
Wiki anglisht me sa shoh këto gjëra delikate ia ka deleguar një grupi kontrolli të përzgjedhur, disa prej të cilëve janë të paguar enkas për atë gjë, pra paguhen për të qenë të kujkdesshëm me të dhënat e përdoruesve, me IPnë e tyre, me vendndodhjen etj etj. Pra janë njerëz të besuar, që pothujse në totalitetin e vet punojnë me identitet të zbuluar.
- Ndaj mendoj se më parë duhet të shkruajmë në mënyrë të qartë e pa ekuivoke rastet të cilat duhen hetuar, më specifikisht nga sa është shkruar në këtë moment sepse mund të ketë keqinterpretime të qëllimshme. Pse mund të fillojë hetimi. Psh mund të propozohet se për të filluar hetim për dyshim vandalizmash, apo në votime ku ka dyshime se një individ ka votuar më shumë se një herë, kjo të hidhet në votim mënjanë dhe më pas të procedohet.
- Së dyti duhet të specifikojmë mënyrën se si duhet proceduar, rastet e veçanta , psh, IP statike, IP dinamike sepse këto janë edhe më të rrezikshmet, etj etj.
- Së treti, kush do t'i marrë vesh rezultatet e hetimit. Pra të specifikohet se do të deklarohet se do të bllokohet llogaria X sepse ka rezultuar kjo gjë. Pra, do të nxirren apo nuk do të nxirren IPtë e krahasuara. Sepse unë i pari, edhe pse e thashë vetë që nuk jam në Shqipëri, nuk dua që të merret vesh se nga shkruaj. Dhe wiki i ka mjaft të qarta rregullat për çështjen e privatsisë.
- Së katërti, sa herë do të bëhet kontrolli.
- Së pesti, cilat raste do të quhen komprometuese. Psh mund të quhen komprometuese rastet kur rezulton se e njëjta IP ka votuar dy herë në një votim. Psh mund të quhet kompromentuese rastet kur e njëjta IP merr pjesë në të njëjtin diskutim. Sepse psh duhen marrë parasysh edhe IPtë dinamike të cilat i jepen përdoruesit sa herë lidhet në internet, automatikisht nga provider-i. Dhe këtu, me sa di , dhënia e IPve bëhet në mënyrë rastësore dhe probabilistike. Pra duhet partur kujdes. Aq më tepër pastaj që ka përdorues që mund të futen nga një zyrë, rasta analog ky. Apo nga qëndra interneti që shfrytëzohen nga shumë individë të ndryshëm. Pa përmednur rastin e përdoruesve që mund të kenë kryer "shkrirje" llogarish të ndryshme.
- Së fundi, masat që duhen marrë në varësi të arsyes se pse po hetohet. Psh mund të konsiderohet një afat kohor i caktuar për vandalizma nga llogari të ndryshme, po ashtu për votim më shumë se një herë.
E di, jam i ndërgjegjshëm që ka shumë e shumë hulli të tjera, por tani më vijnë ndër mend vetëm këto.-- Mr. Pseudo diskuto 17 mars 2013 14:42 (CET)
- Ndoshta duhet perkthyer kjo.Tetovo boy (diskutimet) 17 mars 2013 16:23 (CET)
- Po është e formuluar mirë. -- Mr. Pseudo diskuto 17 mars 2013 16:47 (CET)
Përkthimi mbi mënyrën e zgjedhjes së Checkuser-it
[Redakto nëpërmjet kodit]Është përkthyer paragrafi: "Access to Checkuser" Aksesi për Chechkuser
Vetëm Stjuardët , sida anëtarë të stafit të Fondacionit wikimedia, ombudsmen, dhe një numër shumë i vogël përdoruesish janë të lejuar të kenë statusin e chechkuser-it. Përdoruesit, përveç ombudsmen, mund të kenë status vetëm lokal.
Nëse në një projekt ekzistojnë Checkuser lokal, kontrolli mund të bëhet nga ta. Në raste emergjence, ose në raste vandalizmi ndër-wiki, Stjuardët mund të kryejnë kontrolle lokale. Stjuardët duhet ta zhbëjnë aksesin e vet Checkuser në këto projekte, pas përfundimit të kontrollit dhe të njoftojnë Checkuser-at lokalë ose Checkuser e-mail list.
Në një wiki, mund të ketë përdorues me privilegje Checkuser-i, vetëm në dy raste. Me të pakëtn dy përdorues me të tillë status ose asnjë të tillë. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të kontrollojnë dhe të konfirmojnë veprimet e njëri tjetrit. Në rastet kur në një wiki mbetet vetëm një Checkuser (kur njëri tërhiqet, apo hiqet) komuniteti duhet të zgjedh një të ri menjëherë, në mënyrë të tillë që numri i Checkuserve të jetë të paktën dy.
Në wikit me Komitet Arbitrimi (ArbCom) anëtarët e të cilit janë zgjedhur me mbështetjen e të paktën 25-30 anëtarëve të komunitetit lokal, Checkuser-at vendosen nga Arbitruesit, dhe vetëm nga këta. Pas rënies dakord, laëmërohet një Stjuard.
Në një wiki pa Komitet Arbitrimi (ArbCom) që plotëson kushtet më sipër, ose kur komuniteti preferon zgjedhje të pavarura, janë të mundura dy mundësi (rasti i Sq.Wikipedia):
- Komuniteti duhet të aprovojë checkuser lokalë me konsensus. Për këtëë gjë duhet të ketë lajmërime përkatëse në Kuvend etj. përdoruesi duhet të jetë i njohur me Rregullat e Privatsisë. Pasi ka marrë konsensusin (të paktën 70-80% në votim pro/kundër) e komunitetit lokal, dhe aprovimin e të paktën 25-30 redaktorëve/editorëve, përdoruesi duhet ta listojë veten tek Steward_requests/Permissions me një nyje tek faqja ku është marrë vendimi i komunitetit.
- Nëse nuk ka vota të mjaftueshme për të zgjedhur të paktën dy checkusera në një wiki, ajo wiki nuk do/duhet të ketë Checkuser fare. Editorët/redaktorët duhet t’i kërkojnë një Stjuardi që të kontrollojë nëse Përdoruesi X është marioneta e Përdoruesit Y. Për të bërë këtë , mjafton të shtohet kërkesa tek Steward_requests/Checkuser duke listuar përdoruesit në fjalë, që duhen hetuar, dhe duke shpjeguar se përse kërkohet të bëhet kontrolli (me lidhjet përkatëse).
Gjithashtu, duhet konsensusi i komunitetit. Stjuardi do t’i përgjigjet kërkesës nëse këta përdorues X dhe Y janë nga e njëjta IP, nga e njëjta PROXY, nga i njëti rrjet, nga i njëjti shtet, apo komplet pa lidhje me njëri tjetrin. Pa nxjerrë kurrsesi të dhëna mbi IP të e përdoruesve, apo vendndodhjen përkatëse të tyre (Shiko Rregullat e Privatsisë + Diskutimin tek faqja anglisht nga vjen përkthimi).-- Mr. Pseudo diskuto 17 mars 2013 17:35 (CET)
- Gjeja me e rendesishme eshte qe duhen te pakten dy checkusers, ose asnje, ne menyre qe te kontrollojne punen e njeri tjetrit(On any wiki, there must be at least two users with CheckUser status, or none at all). Votimi im per Olsin eshte kondicional. Le te propozohet edhe dikush tjeter, pershembull Euriditi. Tetovo boy (diskutimet) 17 mars 2013 17:44 (CET)
- Unë jam kundër, dhe nuk ka nevojë të shkruaj gjatë, shiko çfarë bën Babagjysh nga mungesa e rregullave apo nga mosrespektimi i tyre... Ndërkohë për të qetësuar mikun tonë Euridit, të lutem propozo hetimin nga një Stjuard i huaj, sipas pikës 2 për wikit pa ArbCom. Unë jap disponibilitetin tim për tu hetuar nëse pas Mr. Pseudo dhe Tetovo boy qëndroj apo jo unë, dhe anasjelltas. Duhet edhe deklarimi yt, e kështu hetimi mund t'i kërkohet një Stjuardi "ndërkombëtar" të çertifikuar që të verifikojnë nëse jemi apo jo i njëjti person. Kjo mund të bëhet menjëherë, pa kërkuar votime, nëse edhe ti jep disponibilitetin tënd për t'u hetuar. Disponnibilitetin ynë jepet, e kjo duhet theksuar, vetëm për të treguar nëse jemi apo jo i njëjti person, dhe jo për të nxjerrë vendin nga shkruajmë IPnë tonë, apo emra të tjera llogarish që mund të kemi në Wikimedia. Stjuardi do të shqyrtojë kërkesën që duhet dërgaur këtu: Steward_requests/Checkuser, së bashku me lidhjet ku ne deklarojmë disponibilitetin tonë për tu hetuar. Stjuardi do të thotë, me sa di unë, nëse ka apo jo të përbashkëta mes nesh, gjithnjë në mënyrë gjenerale, psh: "shkruajnë nga vende të ndryshme", ose "shkruajnë nga i njëti vend, por me Ip të ndryshme"ose "nuk kanë lkidhje fare me njëri-tjetrin". Kaq asnjë lloj infoje personale nuk do të dalë, të gjitha pra sipas rregullores së Wikit anglisht. Pastaj shohim e bëjmë për checkuserin në wikin shqip.-- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 15:45 (CET)
Spostimi i votimeve te WP:A
[Redakto nëpërmjet kodit]Besoj do ishte me mire qe veprohej me diskutimet si WP:KPMR, dhe te listohej/spostohej lista e votimeve te WP:A. Ku secili votim ka nenfaqen Wikipedia:Checkuser/Vote/Username, dhe listohet ne WP:A me {{Wikipedia:Checkuser/Vote/Username}}
- Smbaj më mend sintaxin expr (), ndoshta nje kohe e mire per te provuar templates me Lua. -- eagleal 29 mars 2013 19:51 (CET)