Jump to content

Wikipedia diskutim:Fillimi (Lidhjet e brendshme)

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Fillimi (Lidhjet e brendshme). Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

TRUPI I NJERIUT DHE ANATOMIA E TIJ : by ASTRIT ALIU

[Redakto nëpërmjet kodit]

QELIZAT: Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minutë vdesin rreth 300 milion prej këtyre qelizave. Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë. UJI: Uji përbën rreth 69% të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg. ELEMENTET: Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera. GJAKU: Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për t’i rënë rreth e qark, botës më shumë se dy herë. Koha që i nevojitet një rruaze të bardhë të gjakut për të shkuar nga zemra në kokë, është 10 sekonda, ndërsa nga këmba në kokë 1 minutë. Kështu, Brenda një dite, kjo rruazë e bardhë gjaku bën 1000 vajtje-ardhje në trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mënjanon shqetësime të ndryshme në trupin e njeriut. Kështu, dihet që mbreti Frederik, për t’u qetësuar, përpara betejës, merrte gjak. Ndërsa Luigji i XIII-të, brenda 6 muajve, ka bërë 47 marrje gjaku nga trupi i tij. LËKURA: Trashësia e lëkurës së trupit të njeriut ndryshon sipas vendit. Në kapakët e syve, kjo trashësi, është vetëm 0.5 mm, ndërsa në shputën e këmbës arrin gati 0,5 cm. Në çdo 250 cm2 lëkurë ka 19 milion qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarë me një gjatësi prej 570 cm, 650 qeliza të djersitjes dhe 19 mijë qeliza ndjesore. Lëkura është ajo pjesë e trupit që zë më shumë vend dhe, megjithatë, peshon vetëm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatë jetës së tij, bien mesatarisht rreth 18 kg lëkurë. MUSKUJT: Kur marrim një laps, në këtë veprim marrim pjesë të paktën 12 çifte muskujsh, kur hedhim një hap, 200 çifte, kur rrudhim vetullat, 43 çifte dhe kur buzëqeshim, 17 çifte muskujsh. •Pesha e muskujve të një burri është sa 40% e peshës së tij, ndërsa te gruaja kjo arrin në 35%. Muskuli më i madh në trupin e njeriut është muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i të ulurit), ndërsa muskuli më i vogël “musculus tensor tympany”, që ndodhet brenda veshit. ZEMRA: Zakonisht zemra jonë bën 60-70 rrahje në minutë, mesatarisht rreth 2-3 miliard rrahje gjatë gjithë jetës. Zemra pompon gjakun në një rrjet damarësh, (enësh gjaku), me një gjatësi të përgjithshme prej 120 mijë km. Gjatësia e këtij rrjeti e rrethon botën tre herë. Sa më e madhe që të jetë mosha e një njeriu, aq më e ngadaltë është rrahja e zemrës së tij. Zemra e një foshnje bën 130 rrahje në minutë, e një fëmije tre vjeçar 100 rrahje dhe zemra e një 12-vjeçari 90 rrahje në minutë. KOCKAT: Para lindjes dhe në fëmijëri kockat janë të buta. Forcimi i tyre vazhdon deri në moshën 25 vjeç. Fëmijët e porsalindur kanë 350 kocka, të cilat, me kalimin e kohës, bashkohen midis tyre. Në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. Kockat përbëhen 70% nga lëndë minerale dhe 30% nga material organik, qeliza të gjalla. RRITJA: Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm. 1- Zemra Organi qendror i sistemit të qarkullimit të gjakut te njeriu dhe të kafshët, në trajtën e një koni, muskulor me majë poshtë, që gjendet në anën e majtë të zgavrës të kraharorit në mes të mushkërive; pjesa e majtë e kraharorit nën të cilën gjendet ky organ; ky organ i disa kafshëve që përdoret për ushqim. 2- Zorra Pjesë e aparatit tretës të njeriut a të kafshëve, në trajtën e një gypi të mishtë, të gjatë e të ngushtë, që fillon nga stomaku, përdridhet disa herë në bark e mbaron në të ndenjurat. Zorra e hollë pjesa e këtij organi nga stomaku deri te zorra e trashë. Zorra e trashë pjesë e këtij organi nga zorra e hollë deri te të ndenjurat. Zorra e verbër pjesë mbeturinore që ndodhet në krye të zorrës së trashë dhe ka trajtën e një krimbi. 3- Veshi Secili nga dy organet e dëgjimit, që gjenden në të dy anët e kokës te njeriu dhe kafshët e larta; pjesa e jashtme prej kërceje, llapa e këtyre organeve. Aftësia e njeriut për të dëgjuar ndjeshmëria e organit të dëgjimit, aftësi e veçantë e njeriut për të kapur e për të riprodhuar tingujt. 4- Veshka Secila nga dy pjesët e organit ku përftohet ujët e hollë, që kanë trajtën e një fasuleje të madhe dhe që ndodhen në të dy anët e shtyllës kurrizore, afër mesit, te njeriu dhe të kafshët; ky organ i disa kafshëve që përdoret si ushqim. Veshkë artificiale aparat i ndërlikuar që bën punën e veshkës kur këtë e operojnë ose kur është e sëmurë. 5- Tëmbli Fshikëz e ngjitur me mëlçinë e zezë, e mbushur me një lëng shumë të hidhur me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, i cili kullon në zorrë dhe ndihmon për të tretur ushqimet; lëngu I kësaj fshikëze; vreri. 6- Tëmthi Secila nga dy pjesët e sipërme anësore, të sheshta ose pak të futura, të kokës së njeriut që ndodhen përtej vetullave ndërmjet ballit, faqeve dhe veshëve. 7- Tiroidja Gjëndra të mëdha që gjenden në pjesën e përparme të gurmazit dhe që prodhojnë disa hormone me jod, të domosdoshme për rritjen e zhvillimin e organizmit dhe sidomos për këmbimin e lëndëve. Sëmundje e këtyre gjëndrave, që shfaqet me ënjtjen e gushës dhe shoqërohet zakonisht me shqetësime të mëdha nervore; sëmundja e strumës. 8- Truri Pjesa qendrore e sistemit nervor të njerëzve dhe kafshëve, që përbëhet nga një lëndë e butë me ngjyrë të bardhe, e cila mbush kafkën dhe është e mbështjellë me tri cipa; lënda e përhime e kësaj pjese të sistemit nervor si qendër e shqisave; e veprimtarisë mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve të vullnetshme; organi I të menduarit te njeriu. Pjesa kryesore e sistemit nervor të njeriut si qendër e të menduarit, aftësia mendore për të gjykuar për të arsyetuar a për të kuptuar realitetin që na rrethon; gjendja mendore e njeriut; mendja. 9- Stomaku Pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, fill pas kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në të cilën bluhet ushqimi. Stresi: Ja çfarë ngjet me trupin tonë Kur mbi njeriun ushtrohen lloje të ndryshme kërkesash, sfidash dhe ngarkesash, është truri ai që interpreton të dhënat. Interpretimi është vetiak dhe njerëz të ndryshëm nuk kundërveprojnë me të njëjtën forcë ndonëse mbi ta mund të ushtrohen të njëjtat ngarkesa. Nëse përjetimi nuk sjell kënaqësi, truri dërgon shtysa stresi përmes sistemit të stresit në trup i cili përbëhet nga nerva dhe hormone. Shtysat ndezin një mori kundërveprimesh të ndryshme në trup në mënyrë që të ndihmojnë këtë të fundit që të ballafaqojë atë që është stresuese. Tajiten hormone Organet kryesore që bëjnë që trupi të kundërveprojë ndaj stresit janë sistemi nervor i dhembshmërisë dhe gjëndrat adrenale mbi veshka. Sistemi nervor i dhembshmërisë hyn tek ato sisteme të trupit të ashtuquajtura vetëvendosëse, të cilat njeriu nuk mund t’i kontrollojë përmes dashjes së tij. Kur njeriu stresohet, sistemi nervor i dhembshmërisë dërgon shtysa nervore nga truri, përgjatë shtyllës kurrizore deri tek organet e trupit, i cili kundërvepron me p.sh. ndjenjën e dhimbjes. Gjëndrat adrenale mbi veshka prodhojnë hormonet e stresit adrenalinë, noradrenalinë dhe kortizol. Preken shumë pjesë të trupit Përmes nervave të sistemit nervor të dhembshmërisë dhe hormoneve të stresit nga gjëndrat adrenale mbi veshka ndikohen një mori organesh të ndryshme dhe funksionesh të trupit: Zemra dhe enët e gjakut Zemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm në mënyrë që të pompohet më tepër gjak përqark për tek ato organe që kanë nevojë për më tepër gjak gjatë stresit. Ndërkohë tkurren enët e gjakut dhe rritet aftësia e gjakut për t’u mpiksur. Kjo është njëfarë gatishmërie për rastin kur trupi do të pësonte lëndime të cilat do të shoqëroheshin me derdhje gjaku. Mushkëritë Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera. Muskujt Muskujt tkurren kur trupi bëhet gati për të luftuar apo për t’ia mbathur këmbëve. Stomaku dhe zorrët Gjaku rishpërndahet nga stomaku, zorrët dhe disa rropulli për tek muskujt, zemra dhe mushkëritë. Stresi çliron gjithashtu acide yndyrore dhe sheqer që u japin energji muskujve dhe organeve. Gjithashtu shtohet përqindja e kolesterolit të dëmshëm. Sistemi imunitar i mbrojtjes Në rastin e stresit kohëshkurtër përforcohet sistemi imunitar i mbrojtjes ndaj sulmeve. Por kur stresi vazhdon për një kohë të gjatë pa pasur mundësi trupi për të marrë veten atëherë sistemi imunitar dobësohet. Hormonet Stresi kohëgjatë bën që të tajiten përqindje të mëdha hormonesh stresi ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet. Të luftosh apo t’ia mbathësh Hulumtuesit e stresit kanë dëshmuar se trupi kundërvepron ndaj stresit në dy mënyra, duke dashur të luftojë apo të ia mbathë. Kundërveprimi për luftim bën që veprimtaria nervore në sistemin nervor të dhembshmërisë dhe tajitja e hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë të shtohet në trup. Gjaku trashet, pulsi dhe shtypja në gjak rriten. Nëse faza e stresit zhduket menjëherë, trupi mund të kthehet përsëri në gjendje normale pa pasur pasoja për shëndetin. Nëse njeriu nuk ia arrin ta heqë qafe stresin atëherë lufta duhet të vazhdojë. Kjo do të thotë se sistemi nervor i dhembshmërisë stërmundohet dhe se shkallë të larta të hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë mbesin në trup. Hormonet shkaktojnë një puls dhe shtypje gjaku të lartë. Gjë që në largpamësi mund të ndikojë shëndetin për të keq. Marrja e arratisë kur mungon kontrolli Nëse stresi ndjehet mbizotërues dhe i pamundur për ta kontrolluar atëherë krijohet një kundërveprim për të marrë arratinë. Njeriu ndjehet i varur nga të tjerët, i nënshtruar, i pashpresë, i shqetësuar dhe i molisur. Në këtë lloj kundërveprimi stresor rritet aktiviteti i trurit gjë që bën që të dërgohen hormone për tek gjëndrat adrenale mbi veshka. Gjëndrat adrenale mbi veshka rrisin prodhimin e kortizolit në trup, ndërkohë që prodhimi i hormonit gjinor testosteron, insulinës dhe hormonit të rritjes pakësohet. Në afat të shkurtër trupi merr më tepër energji në formën e sheqerit në gjak (glukozës) dhe acideve të lirë yndyrorë. Por mund të bëjë me kalimin e kohës që njeriu të ndjehet i pafuqishëm dhe t’i mungojnë energjitë, ta ketë të vështirë për të kujtuar gjëra dhe të përqendrohet. Trupi jep gaz dhe frenon Gjatë stresit kohëshkurtër, tajitja e adrenalinës dhe noradrenalinës në trup bën që ky t’i “japë gazit”. Trupi nxehet dhe aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet. Ndërkohë tajiten gjithashtu hormone të cilat riparojnë dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë e cila ka një ndikim qetësues. Kur stresi i ngutshëm merr fund atëherë trupi “heq këmbën nga gazi” dhe “frena” bën që trupi të marrë veten. Por në rastin e stresit kohëgjatë trupi “i jep gazit” në të njëjtën kohë që efekti frenues zhduket. Përqindja e hormoneve të marrjes së vetes ulet. Mu këtu shfaqet rreziku për efekte negative të stresit mbi shëndetin. Sëmundje dhe shqetësime që shkaktohen nga stresi Stresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me hormonet e stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të shtypjes së gjakut, ose në probleme me zemrën dhe stomakun. Si shkaktohen tumoret Studimet e kryera nga mjekët specialistë të onkologjisë rendisin 12 faktorë kryesorë të cilët ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të kancerit. Dy nga shkaktarët kryesorë që renditën si nxitës të sëmundjes janë alkooli dhe duhani. Mjedisi dhe ajri i ndotur janë faktorë të tjerë që tregojnë rritjen e kancerit të mushkërive, sidomos në zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksikë. Ndërsa femrat që jetojnë pranë zonave me ndotje të tillë rrezikojnë një menopauzë të hershme. Ushqimi i zgjedhur të bën që të mbash larg kancerin. Kjo është një nga këshillat kryesorë të mjekëve onkologë të cilët rekomandojnë mos përdorimin e ushqimeve që përmbajnë elementë toksikë. Faktorët nxitës: -Duhani njihet si një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e tumoreve në mushkri. -Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojnë kancer të mushkërive dhe menopauzë tek gratë. -Pirja e alkoolit njihet si një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kancerit të stomakut. -Elementet toksike të ushqimet përbëjnë rrezik për shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. -Rrezet radioaktive mbeten një nga shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit në lëkurë. -Niveli i lartë i hormoneve sjell menopauzë të shpejtë tek gratë dhe tumor të qafës së mitrës. -Konsumimi i ujit të ndotur bëhet shkak për mutacione të ndryshme dhe shfaqje të tumoreve. -Kimikatet që gjenden në shtëpi janë një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kancerit në mushkri. -Gazi, benzina, vajguri sidomos për punonjësit në këto sektorë janë shkaktar për shumë tumore. -Produktet farmaceutike nëse janë të pakontrolluara bëhen shkak i shfaqjes së tumoreve të ndryshme. -Produktet kozmetike të një cilësie të dobët nxisin shfaqjen e tumoreve të lëkurës. Kockat Kyçet mundësojnë lëvizjen trupore Eshtrat e skeletit mbahen tok me ndihmën e kyçeve. Kyçet mundësojnë gjithashtu lëvizjen midis eshtrave. Në të gjitha kyçet takohen të paktën dy eshtra, të cilat i ndan një e çarë e ngushtë e kyçit. Ato pjesë të eshtrave që takohen janë të mbuluara nga kërce. Kërcja është e fortë dhe rrëshqitëse dhe bën që sipërfaqet t’i qëndrojnë konsumimit dhe të rrëshqasin lehtë kundrejt njëra-tjetrës. Në të çarën e kyçit ka pak lëng që i lehtëson akoma më tej lëvizjet. Lëngu i kyçit furnizon gjithashtu kërcen me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kyçi Kyçi rrethohet nga një cipë indi lidhës që quhet kupë e kyçit. Pjesa e brendshme e kupës së kyçit është e veshur nga cipa e kyçit. Është cipa e kyçit ajo që krijon lëngun e kyçit. Kupa mbërthehet pas eshtrave dhe mbështjell kështu të gjithë kyçin. Kupa e kyçit është e përforcuar në disa vende nga disa rripa të fuqishëm, lidhëset e kyçit apo ligamentet, të cilat janë të ndërtuara nga inde të tendosura lidhëse. Kyçe të ndryshme lejojnë lëvizje të ndryshme. Disa kanë lëvizshmëri të madhe në drejtime të shumta, ndërsa të tjerat lejojnë vetëm lëvizjen përpara dhe mbrapa, si për shembull kyçi i gjurit. Depresioni “zhvillon” sëmundjet e kockave Sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në ndikimin e sëmundjeve fizike. Sipas specialistëve, dobësimi i kockave është pasojë e depresionit, veçanërisht kur personi që vuan nga krizat nervore ose stresi i ekzagjeruar është nën 40 vjeç. Një tjetër e veçantë e studimit rreth sëmundjeve mendore dhe atyre kockore ka të bëjë me femrat, sipas studiuesve, 30 për qind e grave që kalojnë menopauzën, por që para kësaj kohe kanë pasur probleme mendore, stres, depresion, vuajnë më pas edhe nga sëmundjet e kockave. Depresioni është stres që vazhdon për një kohë të tejzgjatur, kjo bën që truri të prodhojë hormone në nivele shumë të larta dhe të rrezikshme. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë ata që kanë kaluar periudha depresioni të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave, pasi sot ekziston jo vetëm ilaç për të parandaluar dobësimin e kockave, por edhe për t’i rigjenuar ato. Osteoporoza Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalciumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën. Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kanë një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporozë. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauzës janë më të predispozuarat. Tre llojet e osteoporozës 1) Shihet më shpesh tek gratë. Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratë rreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatërruese rrisin punën e tyre. 2) Shihet tek moshat e mëdha. Thamë se sidomos pas moshës 45 vjeç dominonte shkatërrimi i kockave i cili pas moshës 70 vjeç theksohet akoma dhe më shumë sa që me një rënie edhe nga një lartësi tepër e vogël mund të shkaktojë thyerje të kockës. 3) Ky lloj ka lidhje me përdorimin e kortizonit tek personi. Si p.sh tek pacientët që për shkak të astmës, alergjisë, sëmundjeve reumatizmale përdorin kortizon për një kohë të gjatë. Simptomat që shfaq osteoporoza Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. 3-4 vjet pas menopauzës 30% e kockës humbet. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës. Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave. Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati. Kush rrezikohet më shumë? Gratë. Ato që janë të dobëta. Ato që i kanë flokët apo lëkurën ngjyrë të hapur. Ato që hyjnë herët në menopauzë. Ato që kanë pak lëvizje. Ato që përdorin alkool dhe cigare. Ato që përdorin pak qumësht apo produktet e tij. Ato që përdorin kortizon. Ato që i kanë të dëmtuara funksionin e veshkave. Ato që kanë bërë shumë lindje. Ato që kanë tek të afërmit e tyre një problem të tillë. Rëndësia e aktiviteteve fizike Aktivitetet fizike janë shumë të dobishme pasi forcojnë muskujt dhe rrisin dendësinë minerale të kockave. Gjithashtu rrisin dhe eustrogjenin. Por nuk duhet të jenë aktivitete shumë lodhëse sepse kanë efekt të kundërt dhe bëhen shkak për dhënie peshe. Kalciumi dhe vitamina D Po, sidomos gjatë rritjes së një fëmije për një zhvillim sa më të mire të skeletit. Dhe nevoja për kalcium vazhdon përgjatë gjithë jetës e jo vetëm në fëmijëri. Kalciumi duhet më mire të merret me dietë. Dobia e atij të marrë me ushqime është 30%. Burimet kryesore janë qumështi dhe nënproduktet e tij. Pastaj perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistiqet, lajthitë,dhe peshqit e vegjël. Nëse sasia e nevojshme ditore nuk mund të kompensohet me ushqime duhen marrë në formë kripërash kalciumi. Si ndikon alkooli dhe cigarja Alkooli ndikon keq tek hormonet që merren me rregullimin e kalciumit dhe pakëson formimin e kockës. Duke aktivizuar citokrom P 450 rrit shkatërrimin e vit D në mëlçi. Gjithashtu prish edhe thithjen e kalciumit. Alkooli bëhet shkak për hipogandizëm, hiperkortizolizëm, dhe cirozë hepatike apo acidozë metabolike. Nëse mendohet se rrit edhe mundësinë për tu rrëzuar atëherë dalin qartë në pah dëmet e tij. Duhani me nikotinën që përmban bëhet shkak për aktivizimin e citokrom P450 që sjell pakësimin e vitaminës D. Gjithashtu ka veti antiestrogjenike. Pakëson thithjen e kalciumit. Gratë që pinë duhan janë më të dobëta dhe hyjnë në menopauzë më herët. Muskujt Parandalimi i celulitit dhe i sëmundjeve të venave Qëndrimi ulur është armiku numër një për funksionim të rregullt të qarkullimit limfatik dhe venoz. Muskujt e tkurrur, në të vërtet i aktivojnë muret e enëve të gjakut, të cilët, të stimuluar, e shtyjnë gjakun dhe lëngjet nga poshtë, lart. Nëse në fund të orarit të punës ndjeni lodhje të këmbëve, kjo do të duhej të ishte sinjali i parë që, po qese nuk përfillet, do të mund të na ngadalësoj qarkullimin venoz dhe atë limfatik, e cila mundëson formimin e celulitit dhe venave të zgjeruara. Kujdesi i vogël që do t’u kushtojmë këmbëve, do të mënjanonte jo vetëm pengesat momentale, por do të ndihmonte edhe në evitimin e komplikimeve të më vonshme serioze. Qëndrimi ulur është armiku numër një për funksionim të rregullt të qarkullimit limfatik dhe venoz. Muskujt e tkurrur, në të vërtet i aktivojnë muret e enëve të gjakut, të cilët, të stimuluar, e shtyjnë gjakun dhe lëngjet nga poshtë, lart. Nëse kalojmë shumë orë duke punuar në tavolinë, ose qëndrojmë në këmbë pa pushuar, na ngadalësohet qarkullimi, në të vërtet na rritet sasia e gjakut që rrjedhë poshtë dhe pengon kthimin lart, drejt zemrës, ku duhet të pastrohet dhe të rikthehet në cikël. As personat që veshin fustane të puthitura dhe të ngushta ose pantallona të ngushta, nuk janë të liruar nga lodhja dhe nga dobësia e këmbëve, sepse venat dhe enët limfatike duhet të jenë të lira për të kryer funksionin e tyre; veshmbathja e ngushtë vetëm bënë presion në këto enë, dhe si pasojë, ngadalëson qarkullimin venoz. Ambienti tepër i ngrohtë është i dëmshëm për qarkullim dhe shkakton ndjenjën e rëndësisë në këmbë. Pengesat në qarkullimin Arteriet e marrin gjakun e pasur me oksigjen dhe materie ushqyese nga zemra dhe ua dërgojnë organeve dhe indeve. Ky këmbim bëhet në nivel të kapilarëve, kurse produktet e mbetura përmes rrjetit limfatik dhe atij venoz kthehen drejt zemrës. Kjo është e mundur vetëm nëse sistemi limfatik dhe ai venoz janë funksionalë. Për të mundësuar këtë, muskujt e këmbës me kontraksionin dhe relaksimin e tyre duhet ta ndihmojnë kthimin e gjakut “të papastër” lart, duke imituar pompën hidraulike, e cila me forcën e vetë e mposht ndikimin e gravitacionit. Në të kundërtën vjen deri te staza e gjakut, në të cilën qarkullimi limfatik dhe ai venoz nuk mund ta kthejnë drejt zemrës. Indet kështu nuk ushqehen mirë; nuk marrin oksigjen të mjaftuar. Kjo gjendje shkakton ndjenjën e lodhjes dhe të dobësisë së këmbëve. Me kalimin e kohës, staza sjell deri te grumbullimi i produkteve metabolike ndërmjet kapilarëve, qelizave indore dhe enëve limfatike, zgjerimin e venave dhe ngadalësimin e qarkullimit. Pasojat: celuliti, këmbët e ënjtura dhe venat e zgjeruar. Shfaqja e distrofisë muskulore, simptomat dhe kurimi Qenia njerëzore mund të hasë shqetësime shëndetësore nga me të ndryshmet. Disa prej tyre mund të jenë lehtësisht të kurueshme, disa mund të shfaqin vështirësi dhe probleme, e disa prej tyre nuk mund të kurohen. Jo vetëm organet e trupit të njeriut mund të shfaqin probleme, por edhe muskujt që i ndërtojnë ato. Çdo sëmundje e trashëguar e karakterizuar nga dobësimi progresiv i muskujve të skeletit ka të bëjë me atë që quhet Distrofia muskulore. Ekzistojnë 5 forma kryesore të shfaqjes së sëmundjes. Ato janë klasifikuar sipas moshës, mënyrës së trashëgimisë, dhe pjesës së trupit kryesisht të prekur prej saj. Lloji më i zakonshëm i formës së distrofisë muskulore emërtohet Duchenne dhe është përshkruar për herë të parë në Francë në vitin 1861, nga mjeku Duchenne. Shumë raste shkaktohen nga dëmtimi i një gjeni që ka lidhje me seksin, në kromozomin X dhe mbartet vetëm nga femrat. Çdo djalë i një mbartëse ka 50 për qind mundësi ta trashëgojë gjenin dhe të zhvillojë sëmundjen, ndërsa çdo vajzë ka 50 për qind mundësi të trashëgojë gjenin dhe të bëhet mbartës. Në një numër sporadik rastesh nuk ka asnjë histori në familje. Simptomat Sëmundja fillon me dobësimin e këmbëve para moshës 3-vjeçare dhe avancon me shpejtësi duke çuar shpesh në vdekje para moshës 30-vjeçare, për shkak të përfshirjes së mushkërive dhe muskujve të zemrës. Studimet kanë treguar se gjeni jo normal nuk arrin të prodhojë një proteinë të muskulit skeletor që quhet distrofinë. Të sëmurët me distrofi ndjejnë dhembje të muskujve, kërcitje, fortësi dhe shtrëngim të tyre. Fillimisht, këta individë ndjejnë lodhje gjatë aktiviteteve të lehta fizike. Duke ecur dhe ngjitur shkallët ata mund të lodhen për shkak të dobësisë së muskujve të legenit dhe këmbëve që stabilizojnë trungun. Pacientet shpesh e kanë të vështirë të ngrihen nga karrigia, dhe ndërsa miopatia progreson muskujt dobësohen shumë. Simptomat me të cilat shfaqet distrofia muskulore - Dobësia e muskujve skeletorë të shpatullave, - Dhembje në pjesën e sipërme të krahëve - Dobësim të muskujve të kofshëve - Dhembje të muskujve të legenit. - Të sëmurët ndjenë kërcitje, fortësi dhe shtrëngim të muskujve - Këta individë ndjejnë lodhje gjatë aktiviteteve të lehta fizike - Mund të lodhen duke ecur dhe ngjitur shkallët - Shpesh e kanë të vështirë të ngrihen nga karrigia Miopatia dhe infeksioni i muskujve skeletorë Miopatia është një term i përgjithshëm që i referohet çdo sëmundje skeletore muskulore ose çrregullimi neuromuskular. Miopatia mund të merret ose trashëgohet dhe mund të ndodhë në lindje ose më vonë në jetë. Miopatitë ndodhin si rezultat i çrregullimit të endokrinës, infeksionit të muskujve ose ënjtjes, ilaçeve dhe mutacionit të gjeneve. Sëmundjet e muskujve skeletorë ose miopatitë janë çrregullime me ndryshime strukturore ose çrregullim i funksionit të muskujve. Këto kushte mund të jenë të ndryshme nga sëmundje të tjera dhe simptoma kryesore është dobësia e muskujve që mund të jetë me intervale ose e vazhdueshme. Distrofia muskulore i referohet një grupi sëmundjesh gjenetike që karakterizohen nga dobësia progresive dhe degjenerimi i muskujve skeletorë që kontrollojnë lëvizjet. Moshat e prekura nga distrofia muskulore Muskujt e zemrës dhe disa muskuj jo vullnetarë, po ashtu dhe disa organe të tjera preken gjithashtu prej saj. Format kryesore të Distrofisë muskulore përfshijnë: miotonik, Duchenne, Becker, okulofaringeale, distale dhe Emery-Dreifuss. Distrofia muskulore Beker është e njëjtë në formë me Duchenne, por shfaqet vonë në jete dhe avancon më ngadalë. Prekshmëria nga Distrofia Muskulore është më e lartë tek meshkujt. Në SHBA, distrofia muskulore në format Duchenne dhe Becker ndodh 1 në 3 300 meshkuj. Në përgjithësi distrofia muskulore ndodh 63 në 1 milionë njerëz. Dobësia e muskujve skeletorë është simptomë e shumë miopative. Në shumë prej tyre dobësia ndodh tek muskujt e shpatullave, pjesën e sipërme të krahëve, kofshët dhe muskujt e legenit. Prekja e muskujve të zemrës nga sëmundja Shqetësime të veçanta mund të shfaqen edhe në muskujt e organeve të ndryshme në trupin e njeriut. Kështu mund të preken muskujt e zemrës dhe të mushkërisë. Nëse muskuli kardiak preket në faza të vonshme të sëmundjes, mund të zhvillohen ritme jo normale të zemrës dhe mosfunksionim i muskulit të këtij organi. Këta quhen pacientë me kardiomiopati dhe rrezikohen nga dështimi, pushimi, i zemrës. Kur muskujt përfshihen në dobësimin e frymëmarrjes mund të shfaqen vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe shtohet rreziku për pnenumoni, grip dhe infeksione të tjera të rrugëve respiratore, të frymëmarrjes. Ndërsa në rastet kur preken muskujt e përtypjes, personat që vuajnë nga kjo gjë rrezikojnë të mbyten dhe vuajnë nga keq të ushqyerit. Diagnostikimi dhe kurimi i këtyre simptomave. Truri Truri (tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në një nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore (syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo një grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë. Është pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor, veçanërisht luan rol të rëndësishëm për zhvillimin e jetës psikikë të njeriut. Pra është bartës i të gjitha proceseve psikikë. Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë së sa ai i një njeriu të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90 % të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu ndërmjet moshës 9 dhe 10-vjeçare truri i fëmijës arrin të këtë proporcione gati të njëjta me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu është vërtetuar shkencërisht se pesha e trurit nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me inteligjencën e individit. Me orto-bionomi trupi rigjen shëndetin Për të shëruar zverkun dhe dhimbjen e shpinës është i nevojshëm pozicioni korrekt, sipas metodës së doktor Pauls. Trupi ka një kujtesë perfekte për të qëndruar mirë dhe di si ta gjejë formën, duke aplikuar korrigjimin e ligjeve natyrore. Është kjo filozofia e edukimit të trupit, e shpikur nga osteopati kanadez Arthur Lincoln Pauls, që aktualisht praktikohet në të gjithë botën. Me pak fjalë punohet mbi reflekset e vetërregullimit, duke vendosur personin në pozicionin e antalgjik, në mungesë të dhimbjes, për të mësuar eliminimin e kontraktimeve dhe kthimit në një gjendje optimale. E rëndësishme për të kuptuar formën më të mirë të trupit, trajtimit me respekt dhe kuptim, ashtu siç deklaron edhe mësuesi nëpërmjet një marrëdhënieje të mirë të pjesës fizike, energjetike dhe emocionale. Objektivi është çlirimi i pacientëve nga stresi dhe vendosjet e këqija, duke i rikthyer trupit mirëqenien e mëparshme, reagimin në harmoninë origjinale. Mësohet të rigjendet e mira, nëpërmjet prekjeve me respekt dhe të sakta nga duart e operatorëve në orto-bionomi, profesionistë të stërvitur me një praktikë të paktën për 3 vjet, që shpesh i nënshtrohen një përgatitjeje fizioterapike. Smogu ndryshon funksionet cerebrale Smogu i qendrave urbane nuk jep vetëm dhimbje koke, por gazi dhe niveli i lartë i ndotjes shkakton modifikime të funksioneve cerebrale. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh holandezë të “Zuyd University”, rezultatet e të cilit janë publikuar në “New York Times”. Shkencëtarët kanë replikuar rreth cilësisë së ambientit te personat që punojnë në një garazh apo përgjatë një rruge. Dhjetë vullnetarë kanë kaluar një orë në dhomë të pastër dhe të tjerë në një dhomë të mbushur me gaz të shkarkuar nga një motor diesel. Vullnetarët ishin të lidhur me një elektrocefalograf (EEG), një aparaturë që regjistron sinjalet elektrike të trurit, dhe janë mbajtur nën këtë aparaturë për një orë dhe më pas sërish pasi kishin dalë nga dhoma. Vetëm pas 30 minutash, truri i pacientëve që kishin qenë në dhomën e mbushur me gaz ka shfaqur në EEG shenja stresi, që ka treguar ndryshim në mënyrën se si informacionet përpunoheshin nga korteksi cerebral. Efekti ky që zgjaste edhe pasi ata nuk ishin në dhomë. Është e perceptueshme se çfarë efekti kanë nanogrimcat e pluhurave që shkakton trafiku, nëse janë për një kohë të gjatë në funksionin normal cerebrale të përpunimit të informacionit. Megjithatë nevojiten studime të mëtejshme për të eksploruar më tepër rreth këtij efekti. Fakti që truri reagon kur përballet me një aromë apo erë të re është mjaft domethënëse. Mund të mos jetë detyrimisht negative. Por këto modifikime nuk janë studiuar për një kohë të gjatë, dhe ky studim është vetëm hapi i parë. Sistemi i tretjes E keni vrarë ndonjëherë mendjen së çfarë ndodh me ushqimin pasi kalon buzët tuaja? Pas çdo kafshate, ushqimi niset në një udhëtim tjetër. (E dini që gjatësia e rrugëve të tretjes është e barabartë me atë të një autobusi firzamonikë?) Qelizat e shijimit Në kemi rreth 10000 kokrriza të vogla në gjuhë me të cilat shijojmë ushqimet. Sapo fusim diçka në gojë këto kokrra bëhen aktive. Këto lloje nervash të specializuara, zbulojnë përbërjen kimikë të ushqimit dhe i dërgojnë mesazh trurit. Pa to nuk do mund të dallonim të ëmblën, të kripurën, të hidhurën apo të thartën. Teksa qelizat e shijimit janë të zëna me atë që dinë të bëjnë vetëm ato, dhëmbët copëtojnë ushqimin në copa të vogla që mund të treten me kollaj dhe pështyma lag dhe zbut ushqimin, që të mos dëmtojë rrugët e tretjes gjatë udhëtimit për në stomak. Stomaku Pasi gëlltisni ushqimin, ai udhëton nëpërmjet ezofagut drejt stomakut. Këtu shtohen lëngjet tretëse dhe ushqimi përzihet për disa orë. Kur stomaku mbaron së punuari, gjithçka që keni ngrënë është kthyer në një lëng në formë “paste”. Kjo pastë kalon drejt zorrës së hollë nëpërmjet një vrimë të vogël. (Acidet e stomakut janë aq të fortë sa ngordhin pjesën më të madhe të baktereve, mund t’i krahasosh me acidët industrialë që përdorën për pastrimin e metaleve). Zorra e hollë Këtu ndodh tretja më aktivë e ushqimeve. Për të përballuar aciditetin e pastës që vjen nga stomaku, në zorrën e hollë shtohen alkalina dhe enzima të ndryshme të cilat shpërbëjnë ushqimet në karbohidrate, yndyrna dhe proteina. Kësaj mase i shtohen edhe disa lëngje nga tëmthi të cilat ndihmojnë tretjen e mëtejshme. Pasi lëndët ushqyese janë kthyer në thërrmija të vogla, thithën nëpërmjet mureve të zorrëve dhe kalojnë në gjak dhe shpërndahen në trup. Zorra e trashë Gjithë ushqimet që nuk mund të treten përfundojnë këtu, (si për shembull fibrat). Zorra e trashë bën ruajtjen e këtyre mbeturinave deri sa vjen koha e udhëtimit final, kur këto mbetje dalin nga trupi ynë nëpërmjet jashtëqitjes. (Mesatarja e jashtëqitjes është 75 për qind ujë, pjesa tjetër është fibër, qeliza të ngordhura dhe baktere.) Lëngjet krijohen dhe përvetësohen në zorrën e hollë Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në gjak. Një deri dy litra kalojnë në zorrën e trashë dhe përvetësohen aty. Me jashtëqitjen dalin vetëm një deri dy decilitra në 24 orë. Kur prishet ekuilibri në zorrë Nëse njeriu kapet nga një infektim në zorrë atëherë ndikohen surrzlat. Mund të krijohen më tepër lëngje dhe thithja e lëngjeve mund të zvogëlohet. Në zorrë ndodhen baktere që mbrojnë ndaj infeksioneve të rrezikshme. Nëse flora bakteriale çrregullohet, për shembull. nëse njeriu merr antibiotikë, bakteret që bëjnë që njeriut t’i sëmuret barku shtohen në numër dhe shkaktojnë shqetësime. Në gojë ka proteina që mbrojnë ndaj infeksioneve. Edhe acidi klorhidrik në stomak, kripërat e vrerit dhe lëngu pankreatik mbrojnë ndaj infeksioneve. Në zorrë ka përveç këtyre edhe një mbrojtje lokale kundër infeksioneve ku marrin pjesë qelizat e sistemit imunitar. Këto mbrojtje të ndryshme mund të çrregullohen dhe atëherë rritet rreziku për infektime që çojnë në sëmundjen e barkut. Kolesteroli, kur është i rrezikshëm për shëndetin Kolesteroli është një yndyrë e pranishme në trupin e njeriut. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për organizmin tonë dhe në fakt është një pjesë shumë e domosdoshme për ndërtimin e membranës qelizore, të disa hormoneve e strukturave nervore, përveç faktit që është ushqyes për disa tipa qelizash. Nga ana tjetër, kolesteroli njihet si përgjegjës për disa sëmundje patologjike, që kanë të bëjnë me zemrën si dhe ataku kardiak. Pra, kolesteroli është i nevojshëm për organizmin, por është e nevojshme të mbahet në nivelin e duhur, sepse kur ky nivel kalohet për një kohë të gjatë, sjell probleme për shëndetin, duke e transformuar këtë substancë të rëndësishme për organizmin në një rrezik për të. Nivelet Në shumë studime shkencore është thënë se sasia totale e kolesterolit në gjak duhet të qëndrojë në 200 mg/ml dhe kolesteroli LDL ( i quajtur dhe kolesteroli i keq) nuk duhet t’i kalojë 130-160 mg/ml. Në rastet kur kalohen këto kufij bëhet fjalë për hiperkolesterol dhe është e nevojshme të merren masa për të, për ta sjellë nivelin e kolesterolit në vlerat e duhura. Disa produkte ushqimore janë shumë të pasura me kolesterol, ndërsa disa të tjera nuk e kanë aspak në përbërjen e tyre. Prodhimet që vijnë nga kafshët për shembull, gjalpi dhe pana kanë sasi të lartë kolesteroli, ndërsa qumështi, mishi, peshku, ky nivel është mesatar, por te buka, makaronat dhe orizi kolesteroli mungon. Kolesteroli në gjak Kolesteroli në gjak merret me anë të ushqimeve dhe duke u përthithur në gjak transportohet me të në organe të ndryshme. Pra, nga gjaku kolesteroli kalon dhe në disa struktura të quajtura lipoproteina, kryesisht HDL dhe LDL. Këto emërtime vijnë nga përqindja e kolesterolit, proteinave dhe triglicerideve, dhe në bazë të tyre qëndrojnë disa ndryshime. HDL është kolesterolil i mirë, janë lipoproteina që përthithin kolesterolin nga gjaku dhe e çojnë në organe që kanë nevojë për të. LDL është kolesteroli i keq, janë lipoproteina që kanë aftësi të depërtojnë në muret e qelizave duke i mbingopur ato me kolesterol. Kjo nuk lejon depërtimin e gjakut në sasinë e nevojshme dhe kur këto probleme ndodhin në arterie, mund të çojnë në infarkt. Kolesteroli mund të përbëjë një problem serioz për shëndetin e njeriut sidomos te ata persona të cilët kanë edhe shqetësime të tjera shëndetësore. Kështu kolesteroli kthehet në një faktor rreziku më tepër sidomos për shëndetin tuaj. 1. Rrezik i shtuar për zemrën Në këtë kategori hyjnë të gjithë personat, të cilët paraqesin shenja të sëmundjeve në zemër, apo në enët e gjakut. Po në këtë grup përfshihen edhe individët të cilët kanë më shumë se dy faktorë rreziku. Për të gjithë këta, niveli fiziologjik i kolesterinës LDL nuk duhet të kalojë të 100 miligramët. Në këtë gjendje mjeku mund të ndërhyjë për të përmirësuar shëndetin e pacientit në këtë mënyrë: nëse vlera e LDL-së është midis 100 me 130 miligramë, do të mund ta ulte kolesterinën me dietë dhe ushtrime fizike. Në rast të kundërt (LDL-ja i kalon të 130 miligramët), është e logjikshme të përparojë në përdorimin e kurës me ilaçe. 2. Rrezik i mesëm për zemrën Rreziku vlerësohet si i mesëm, në rastet kur ekzistojnë një apo dy faktorë rreziku. (psh. burrë, mosha mbi të 50-tat, duhani etj). Mjeku do të ndërhyjë me të njëjtën mënyrë, por duke u bazuar në vlera të ndryshme: dietë dhe ushtrime fizike nëse LDL-ja gjendet në kufijtë 130 deri 160 miligramë, dhe me ilaçe kur i kalon të 160 miligramët. 3. Rrezik i ulët për zemrën Në këtë rast ekziston vetëm një faktor rreziku në lidhje me vlerën e rritur të kolesterinës (p.sh. burrë mbi të 50-at, grua në prag të lindjes etj). Atëherë, vlera-bazë e lejuar e LDL-së kap të 160 miligramët (vlera e përgjithshme e kolesterinës shkon në 240 miligramë). Në këto raste mjeku do të fillojë përdorimin e terapisë me ilaçe kur LDL-ja do t’i kalojë të 190 miligramët (kolesterina e përgjithshme në 280 miligramë). 4. Rrezik shumë i vogël për zemrën I takon vetëm një kategorie njerëzish: grave të reja, të cilat kanë vlera të LDL-së mbi 60 miligramë. Në këto raste LDL-ja e dëshiruar nuk duhet të kalojë të 190 miligramët (kolesterina e përgjithshme në vlera prej 280 miligramësh). Si ulet kolesteroli Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç). Kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni më tepër konsumin e peshkut sesa të mishit. Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme. Lëkura Kanceri i lëkurës Lëkura është organi më i madh dhe një nga më të rëndësishmit. Lëkura mbulon gati plotësisht të gjithë trupin tonë. E si e tillë na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet, etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymëmarrës, deri diku. Gjithashtu, lëkura depoziton yndyrnat, vitaminat, (vitaminën D) e ujin. Nga vjen kanceri i lëkurës ? Shkaktar kryesor mendohet se janë rrezet ultraviolet (përtej vjollcës). Gjithashtu vjen nga rrezatimet jonizuese (rrezet X, rrezet Gama, etj). Agjentët kimikë: Hidrokarburet, kripërat inorganike të arsenikut e shumë substanca kimike më të “dobëta”, e sidomos nga kontakti i përditshëm a i vazhdueshëm me to. Faktori Hereditar: Pra trashëgimia, shihet se incidenca (shpeshtësia) e hasjes së tyre është më e lartë në familjet me një a më shumë persona me këtë lloj kanceri. Po ashtu këtu futen dhe një grup sëmundjesh të cilat e rrisin prirjen e organizmit tonë për kancer, për shembull kserodermia pigmentoze, albinizmi, etj. Sistem imun (mbrojtës) i dobët. Në këtë rast qelizat kanceroze zhvillohen më “lirisht”. Shtresat e lëkurës Lëkura ka dy shtresa epiderma dhe Derma. Shtresa e parë (e jashtmja) ka tri lloj qelizash: Bazalë, Skuamoze dhe (të sheshta, si luspa) dhe Melanocitet. Këto duhen për të shpjeguar disa tipa kancerash në Lëkurë. Pasi ato klasifikohen në varësi të qelizave ku ato prekin. Dy tipat më të hasur: 1. Karcinoma Bazoqelizore Është më e përhapura (mbi 80 %) e rrallë lëshojnë metastaza. Duket si e tejdukshme, me enë gjaku e pika (pigmenti melaninë), e butë në prekje e jo e dhimbshme. Kanë si formë nyjash që formojnë kore, e për pasojë i sëmuri kujton se po shërohen, pra do ikin vetë. Të lëna pa trajtim ato depërtojnë dhe pjesët nën lëkurë. Diagnoza bëhet nga Biopsia. Mjekimi bëhet në varësi të madhësisë, llojit, lokalizimit e thellësisë së kancerit. Hiqen me mjete a teknika të ndryshme. Trajtohen me rreze X, me kimio-terapi lokale, etj. Rrallë, e lënë pas dore për një kohë tepër të gjatë sjell rrezik për jetën. 2. Karcinoma Spinoqelizore Fillon nga epiderma (si e para) por preken qelizat Skuamoze. E fortë në prekje, në formë pllake, ngjyrë të kuqe e luspa-luspa në sipërfaqe. Vjen dhe nga dëmtimet para-kanceroze, për shembull djegiet e përsëritshme e të bëra kore e quajtur në mjekësi, Cikatrice, e nga inflamacionet e dëmtimet e përsëritura të lëkurës. Kthimi i këtij lloji në tumor malinj është tepër i rrallë, por mjekimi më i mirë është heqja. Disa nga këto fillojnë në cipat mukozë, si në gojë, nga djegiet (duhani, çibuku), ulcerat kronike e kanë prirje për metastaza. Mjekimi është i njëjtë me atë të tipit I, pra preferohet heqja kirurgjikale. Si ta shmangim rrezikun e shfaqjes së kancerit të lëkurës: 1- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës. 2- Evitoni djegiet nga dielli. 3- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli. 4- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell. 5- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni me rreze artificiale, që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB. Melanoma, përhapja dhe kurimi Melanoma ka fazat e saj të përhapjes. Në fillesat e saj, ajo është në fazën e përhapjes, pra të prekjes së strukturave nën lëkurë. Më pas melanoma prek të gjithë strukturat nën lëkurë e përhapet akoma më tej. Në fazat e fundit melanoma ka lëshuar metastaza. Kjo është një paraqitje e jo një klasifikim mjekësor. Mjekimi i Melanomës malinje të lëkurës realizohet më ndërhyrje kirurgjikale. Në varësi të nivelit, pra shtresës që ka prekur, jepet dhe trajtimi mjekësor. Tumoret e lëkurës janë në përgjithësi të trajtueshme e kurimi i tyre realizohet me rezultat të lartë, sepse ajo mund të dallohet me sy. Megjithëse kanceret e lëkurës janë të pashoqëruar me dhimbje e diktohen pasi janë zhvilluar në lëkurë kemi avantazhin se i shohim me sy të lirë. Nishanet e zakonshme në lëkurë Nishanet kanë formë të rregullt. Ato kufizohen në mënyrë të njëjtë nga të gjitha anët me lëkurën. Janë një ose dyngjyrëshe të cilat janë shpërndarë në mënyrë të rregullt. Nishanet janë më të vegjël se 5 mm në diametër. Ato rriten me rritjen e njeriut e pastaj mbeten të pandryshueshme. Personat që heqin më keq se të tjerët nga rrezet e diellit, janë ata të cilët kanë lëkurë tepër të bardhë dhe me shumë prenka dhe nishane. Për t’u mbrojtur nga rrezet e këqija të diellit duhet përdorur krem me filtër mbrojtës ndaj diellit. Një krem mbrojtës ndaj diellit duhet të mbrojë qoftë nga rrezet ultravioletë A po ashtu edhe ato B, si dhe duhet t’i qëndrojë ujit. Kremi duhet zgjedhur në varësi nga pigmenti mbrojtës melanin që ndodhet në lëkurë. Përpara se lëkura të mësohet me diellin, ajo ka nevojë për një faktor të lartë mbrojtës ndaj tij. Kujdesi i nevojshëm për lëkurën Njeriu duhet që ta pastrojë lëkurën e vet, jo vetëm nga dëmtuesit e jashtëm, por gjithashtu edhe nga zbokthi, stërpikët e urinës dhe djersa. Djemtë duhet që lëkurën e organit gjenital ta përvjelin prapa dhe të largojnë të gjithë mbeturinat përmes shpëlarjes. Nuk duhet tejkaluar masa e higjienës trupore si deri në përdorimin e mjeteve dizinfektuese kur nuk është nevoja, pasi këto apo qoftë edhe vetë larja e përditshme e trupit dobësojnë fuqinë mbrojtëse të tij duke sjellë pasoja si tharje dhe plasaritje të lëkurës, si dhe krijimin e ekzemës . Kjo i hap rrugën mikrobeve të dëmshme të përhapen. Në këtë mënyrë njeriu padashur arrin të bëjë të kundërtën e domethënies me higjienën trupore, e cila është mbrojtja ndaj sëmundjeve. Mikrobet, shkak për formimin e zbokthit Në sipërfaqen e jashtme të lëkurës së një njeriu të vetëm ka aq mikrobe sa ka njerëz në tërë botën. Pjesa më e madhe e të rriturve në lëkurë kanë kërpudhën e quajtur Pityrisporum ovale. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Kur ulet sasia e kësaj kërpudhe në lëkurë pushon edhe krijimi i zbokthit. Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi, ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në leskra të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Vetëm kur këto leskra bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth. Zbokthi mund të jetë i bashkuar me lëkurën e thatë ose të yndyrtë të tabanit të flokëve. Kush janë format e kancerit të lëkurës Kanceri në lëkurë është një nga sëmundjet më të përhapura. Llojet e kësaj sëmundjeje janë të gjitha të kurueshme, përveç “dreaces”, e cila nëse nuk kapet që në fazat e para të saj. Gati 3 të katërtat e vdekjeve nga kanceri i lëkurës vijnë pikërisht nga kjo sëmundje. Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën më të madhe të njerëzve: 1- Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapuri që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpejt dhe nuk përhapet në pjesët e tjera të trupit. 2- Lloji i dytë përfshin gjithashtu një qelizë në shtresën e parë të lëkurës dhe quhet “squamous” dhe gjithashtu nuk përbën shumë rrezik. 3- Melanoma është sëmundja më me rrezik, pasi prek qelizat të cilat prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjekimin e duhur në kohën e duhur prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin. Mjekët këshillojnë njerëzit të vërejnë ndryshimet në poret e lëkurës që mund të ndryshojnë në nishane, në madhësi apo formë. Kurimi i këtij kanceri varet nga lloji dhe nëse ai është përhapur apo jo. Kurimi Një operacion i thjeshtë bën të mundur heqjen e zonës së prekur nëpërmjet një mjeti anestezik. Për kancerin e thjeshtë përdoret gjithashtu edhe (cryosurgery) në të cilin nitrogjeni aplikohet në tumor për ta ngrirë atë dhe për të vrarë qelizat, tek të cilat pasi hidhet nxehtësi rrudhen dhe bien. Në rast se është përhapur “melanoma”, në rast se nuk është e sigurt që nuk është përhapur në shtresat e qelizës, kimioterapia dhe trajtimet biologjike jepen për të çrrënjosur qelizat e prekura nga kanceri në pjesë të tjera të trupit. Shkaqet Shkaku kryesor sipas shkencëtarëve është ekspozimi i tepërt i lëkurës në rrezet e diellit. Mendohet se ekspozimi i rrezeve ultravjollce shkakton dëmtim qelizave të cilat çojnë në ndryshime kancerogjene. Mundësitë që kanceri të përhapet më pak janë tek njerëzit me ngjyrë të errët të lëkurës. Burrat zakonisht preken nga kanceri sidomos në qafë, shpatull dhe kurriz, ndërsa femrat në krahë dhe kurriz. Mjekët bëjnë apel ruajtjen sa më shumë ndaj rrezeve të diellit pasi edhe mjekimi ndaj tyre kanë rezultuar mos ketë efekt ndaj “melanoma”. Këshilla Shmangie e rrezikut 1. Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës. 2. Evitoni djegiet nga dielli. 3. Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli. 4. Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell. 5. Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezeve artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB. Tre faktorët e rrezikut 1. Djegia e nga dielli ose ekspozimi i tepërt i në diell, sidomos në ditët e nxehta të verës. Ekspozimi në diell nga ose 10 deri në 16 është vërtetuar se është shumë i dëmshëm për lëkurën. 2. Plagë kronike dhe të pamjekuara, sidomos nëse janë djegie. Këto quhen ndryshe edhe ulcera marjolin, duke u ndikuar se tepërmi nga pamja. 3. Trashëgimia gjenetike, duke përfshirë këtu edhe atë që njihet si sindroma Nevi. Këto janë pulla në formë të rrumbullakët dhe shfaqen tek fëmijët 6 muaj pas lindjes. Ato përhapen në të gjithë lëkurën për më pak se 1 muaj. Llojet e rralla të kancerit në lëkurë Llojet të tjera, që do t’i quanim të shkallës së dytë të kancerit në lëkurë, janë tumori kanceroz në qelizat bazë (BBC), tumori kanceroz në qelizat “lesker” që mund të lokalizohet si fillim, por më pas përhapet edhe në pjesë të tjera ë trupit. Kjo formë e kancerit të lëkurës mund të jetë fatale nëse nuk kurohet që në fillim, edhe pse përbën një pjesë të vogël të gjithë kancereve të lëkurës. Kanceri i lëkurës është një gjendje që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Kjo i dedikohet më së shumti ekspozimit të tepërt të rrezeve ultra vjollcë. Më të rralla janë: 1. Dermafibroma e ngritur e lëkurës 2. Tumori kanceroz i qelizës “mergel” 3. Sarkoma e Kaposit Shenjat dhe simptomat 1. Tumori kanceroz qelizave bazore duket sikur është ngritur, zbutur, pothuajse është përplasur nga ekspozimi i lëkurës në kokë, qafë apo shpatulla. Ndonjëherë enë të vogla gjaku mund t’i shihen edhe me sy të lirë. Degëzimi dhe rrjedhja e gjakut në qendër të tumorit zhvillohet shumë shpejt. Zakonisht ngatërrohet më një ulcerë që nuk arrihet të shërohet. 2. Tumori kanceroz në qelizat “lesker” është zakonisht i kuq, i ashpër, njollë të trashë. Ulcerimi dhe rrjedhja e gjakut mund të jenë pjesë e kësaj sëmundjeje. Nëse kjo sëmundje nuk kurohet në kohën e duhur, mund të zhvillohet në masë të madhe. 3. Pjesa më e madhe e melanomës është kafe në të zezë. Shenjat që mund t’u sugjerojnë për melanomën malinje janë ndryshimi i masës, ngjyrës apo lartësimi i nishaneve. Shfaqja e një nishani kur të jeni rritur, në dhimbje e re, ulcera, rrjedhja e gjakut apo ekzistenca e mëparshme e një nishani duhen kontrolluar patjetër. Mjekimi i melanomës malinje të lëkurës Heqja kirurgjikale në varësi të nivelit (pra shtresës që ka prekur) jepet dhe trajtimi mjekësor. Një fakt është i qartë. Tumoret e lëkurës janë në përgjithësi të trajtueshme e kurimi i tyre me rezultat të lartë sepse arrijmë t’i shohim me sy. Megjithëse kanceret janë të pashoqëruar me dhimbje (në përgjithësi) dhe diktohen pasi janë zhvilluar në lëkurë, kemi avantazhin se i shohim me sy të lirë. Por ka dhe vende ku melanoma zhvillohet më rrallë e nga pozicioni dhe ecuria e saj, prognoza është mjaft e keqe. Futen: Organet gjenitale, perineumi, zona perianale (rreth anusit) dhe mukozat në përgjithësi. Në këto pjesë dhe heqja është më e vështirë dhe trajtimi është më kompleks. Çdo sëmundje e trajtuar në kohë ka mundësi për kurim. Tek kanceret kjo është jetësore.