Wikipedia:Fillimi (Lidhjet e brendshme)
Faqja kryesore | Redaktimi | Formatizimi | Lidhjet e brendshme | Lidhjet e jashtme | Faqet e diskutimit | Mbani në mend | Regjistrimi | Direktivë e themelore | Më shumë |
Lidhjet apo Linqet janë shumë të rëndësishëm për Wikipedinë. Ato lidhin artikujt ndërmjet vete dhe lejojnë lexuesit të kenë çasje më të lehtë në informacion më të detajizuar në lidhje me artikullin që po lexojnë.
Kur të krijojmë lidhje
Mënyra më e lehtë për të mësuar se kur duhet të krijojmë lidhje është të kërkojmë në artikujt e tjerë për shembuj. Nëse po përpiqeni të vendosni se a duhet të krijoni një link apo jo, thjesht pyeteni veten "Po të isha duke e lexuar këtë artikull, a do të më nevojitej kjo lidhje?". Zakonisht krijohet lidhje vetëm herën e parë që përmendet një term/fjalë, por nëse artikulli është më i gjatë mund të krijoni disa lidhje me fjalën e njëjtë.
Si të krijojmë lidhje
Kur dëshironi të krijoni një lidhje me një artikull tjetër të Wikipedisë (wiki link) duhet ta vendosni atë në mes të katër (dy nga secila anë) kllapa katrore, në këtë mënyrë:
[[Faqja kryesore]]
= Faqja kryesore
Nëse dëshironi që teksti i shfaqur të jetë i ndryshëm nga titulli, mund të bëni këtë duke përdorur vijën vertikale "|" (SHIFT + BACKSLASH) në mes të titulli dhe tekstit të dëshiruar. Për shembull:
[[Ahmet Zogu|Mbreti Zog]]
= Mbreti Zog (por do ketë lidhje te faqja Ahmet Zogu)
Gjithashtu mund të krijoni lidhje që çon tek një seksion i caktuar i artikullit në këtë mënyrë:
[[Evropa#Historia|historia jonë]]
= historia jonë
Nëse dëshironi që teksti i lidhjes të shfaqet në shkronja të trasha ose të pjerrëta, vendoseni lidhjen (së bashku me kllapat katrore) brenda apostrofeve, kështu:
''[[Lufta]]''
= Lufta
Ju lutemi sigurohuni që lidhjet tuaja drejtojnë tek artikujt përkatës. Për shembull, Britania e madhe drejton tek artikulli për shtetin, kurse Britania e madhe (ishull) është artikulli për ishullin më të madh në Evropë. Ekzistojnë edhe faqet "kthjelluese" - këto nuk janë artikuj, por faqe të cilat përmbajnë lidhje tek artikujt me emra të ngjajshëm. Disa nga to kuptohen për shkak se kanë "(kthjellim)" të shkruar pas emrit, por disa të tjera kanë emra legjitimë. Kjo i bën lidhjet me vijë vertikale të nevojshme, sepse nëse doni të krijoni një lidhje tek artikulli për ishullin e Britanisë së madhe (jo shtetin), më mirë do të ishte Britania e madhe ([[Britania e madhe (ishull)|Britania e madhe]]) sesa Britania e madhe (ishull).
Kategoritë
Mund të vendosni artikullin tuaj në një kategori me artikuj tjerë të ngjajshëm. Thjesht shkruani [[Kategoria:kategoria përkatëse]], dhe shkruani emrin e kategorisë në vend të "kategoria përkatëse".
Është shumë e rëndësishme që të kategorizoni artikullin në mënyrë që të tjerët ta kenë më të lehtë të gjejnë. Mënyra më e mirë për të zbuluar se në cilin kategori duhet ta vendosni artikullin është të shikoni faqet e ngjajshme dhe të përdorni ketegoritë e tyre. Për shembull nëse krijoni një artikull për një lloj të pemës, mund të shikoni artikullin për një lloj tjetër të pemës dhe të shikoni se cila kategori do të ishte e përshtatshme.