Jump to content

Wikipedia:Fillimi (Lidhjet e jashtme)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Faqja kryesore   Redaktimi   Formatizimi   Lidhjet e brendshme   Lidhjet e jashtme   Faqet e diskutimit   Mbani në mend   Regjistrimi   Direktivë e themelore   Më shumë    

Siç shpjegohet edhe tek Rreth Wikipedisë, "nëse shtoni informacion te një artikull, sigurohuni të përfshini burimet, sepse faktet pa burime mund të largohen." Më së miri është të përdoren citimet brenda rreshtit, në mënyrë që përdoruesit e tjerë ta kenë më të lehtë të verifikojnë nëse burimi është i besueshëm.

Shënimet

Mënyra më e lehtë për të krijuar një citim brenda rreshtit është duke përdorur shënimet, të cilat shfaqen në seksionin e referencave. Shënimet mund t'i krijoni në këtë mënyrë:

  • <ref>BURIMI JUAJ</ref> , dhe
  • {{Reflist}} ose <references/> nën titullin ==Burimet== ose ==Referimet== afër fundit të faqes.


Nëse burimi juaj është një webfaqe, ju duhet të krijoni një lidhje të jashtme tek adresa e faqes. Mos i përdorni artikujt e tjerë të Wikipedisë s burime.

Për të krijuar një lidhje të jashtme tek burimi juaj, vëni adresën e faqes në dy (një nga secila anë) kllapa katrore dhe pas adresës shkruani (brenda kllapave), duke lënë një hapësirë të zbrazët, tekstin që dëshironi të shfaqet, si p.sh.

  • <ref>[http://www.google.com Google]</ref>

Është ide e mirë të përfshini një përshkrim të shkurtër menjëherë pas adresës sq faqes. Ky përshkrim do të shfaqet tek seksioni i referencave si titulli i burimit, në vend të adresës së faqes.

Citime brenda rreshtit pa shënime

Nëse krijoni një lidhje të jashtme pa përshkrim, kështu:

[http://www.google.com]

lidhja do të shfaqet në kllapa me numra, kështu: [1].

Nëse shkruani thjesht adresën e faqes (pa e vendosur në kllapa):

http://www.google.com

Ajo do të trajtohet si lidhje (siç është bërë me lidhjen më sipër) dhe do të shfaqet adresa e thjeshtë e faqes, përfshirë pjesën "http://". Kjo mënyrë nuk rekomandohet, për shkak se nuk duket bukur dhe shpesh nuk jep asnjë gjurmë se çfarë ka në atë faqe.

Duke e lënë një hapësirë mes adresës (në kllapa) ju mund të vendosni se çfarë teksti do të shfaqet, për shembull:

[http://www.google.com Google]

vetëm teksti pas hapësirës do të shfaqet, por lidhja ende do të duket:

Google

Shmangeni këtë përdorim: "Sipsa [2], hëna e plotë e fundit e mileniumit të dytë u paraqit më 11 Dhjetor, 1999." Bëni këtë: "hëna e plotë e fundit e mileniumit të dytë u paraqit më 11 Dhjetor, 1999. [3]"

Nëse nuk i përdorni <ref></ref> për të krijuar një shënim për burimin, ju duhet që gjithashtu ta vendosni burimin në një listë Burimesh ose Referimesh ose Shënimesh afër fundit të artikullit.

Seksioni i lidhjeve të jashtme

Shumë artikuj të Wikipedisë kanë një seksion për lidhjet e jashtme të quajtur Lidhjet e jashtme. Ky seksion përdoret për t'u lidhur me faqet me material të mëtutjeshëm për temën e artikullit. Para se të shtoni një webfaqe tek seksioni Lidhjet e jashtme, duhet ta sugjeroni atë në Faqen e diskutimit.

Testoni çfarë keni mësuar tek Livadhi
Në vazhdim: Faqet e diskutimit