Xhafer Sylejmani
Xhafer Sylejmani (maqedonisht: Џафер Сулејмани; Përmet; 14 mars 1879 - Tetovë, 17 nëntor 1953) ka qenë mjek dhe intelektual i dalluar shqiptar në Tetovë.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhafer Sylejmani është i lindur në Përmet të Shqipërisë në vitin 1879. Ka studjuar medicinë në Stamboll, Perandoria Osmane dhe në Nensi të Francës. Nga viti 1905 deri në fund të jetës së tij ka punuar si mjek në Tetovë. Është zgjedhur deputet në një (1927), dhe senator në dy mandate (1932, 1939) në Mbretërinë Jugosllave. Pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave nga Gjermania gjatë luftës së dytë botërore, në vitin 1941 me vendim të qeverisë së Shqipërisë emërohet kryetar i bashkisë së Tetovës, detyrë të cilën e ushtron deri në nëntor 1943. Në vitin 1944, në moshën 67 vjeçare, dënohet me 6 vite heqje lirie dhe 2 vite humbje të të drejtave qytetare dhe politike nga regjimi komunist jugosllav i kohës. Shtëpia e tij në Tetovë paraqet objekt të trashigimisë kulturore.