Xhamia në Log pod Mangartom
Appearance
Xhamia në Log pod Mangartom (Sllovenisht: Džamija v Logu pod Mangartom) ishte xhami prej vitit 1916 deri në vitet 1920. Xhamia ndodhte në fshatin e Log pod Mangartom në Carniola, Austro-Hungari, në vendin ku ndodhet tani Komuna e Bovecit në veriperëndim të Sllovenisë.[1] Xhamia u ndërtua nga boshnjakët e ushtrisë austro-hungareze. Në fund të luftës së parë botërore, ushtria e boshnjakëve e lanë xhaminë pas dore. Vendi ishte zaptuar nga italianët dhe disa vite më vonë u shkatërrua. Pas shkatërrimit, vetëm disa foto të xhamisë kanë mbetur.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Mladina.si - Minaret above the Alps" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2008. Marrë më 16 janar 2017.