Xhani Shqerra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhani Shqerra
U lind në3 qershor 1984
Elbasan
ArsimiShkenca politike
ProfesioniPrezantues
TitulliAmbasadori i Kulturës Hebraike në Shqipëri

Xhani Shqerra (3 qershor 1984) ka lindur në Elbasan dhe është prezantues, autor televiziv, publicist e arredues i brendshëm.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhani Shqerra ka studiuar në Itali për Shkenca Politike në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Institucione Evropiane në Universitetin e Milanos. Për shumë vite ai ka jetuar në Milano [1] së bashku me familjen e tij. Fillimet e karrierës artistike datojnë që në moshën pesëvjeçare në Shtëpinë e Pionierit si këngëtar. Më pas, ai punon në televizionin "ETV" në Elbasan si prezantues i emisioneve për fëmijë. Ish-ambasadori izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, e ka nderuar Shqerrën me titullin e Ambasadorit të Kulturës Hebraike në Shqipëri. [2]

Jeta artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhani Shqerra është shfaqur në skenën shqiptare që në vitet 2000 me këngët e tij të suksesshme si: "Un posto nel tuo cuore", "Tu juego" (2006), "Chanson d'amour" (2009) dhe "Pa fund" (2010). Ai është gjithashtu një personalitet televiziv popullor dhe prezantues i netëve Gala në modë, muzikë dhe garë filmash. Në vitin 2012, Xhani merr pjesë në spektaklin shumë të njohur "Dancing with the Stars Albania". Ai është autor i shumë programeve televizive shqiptare:

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Xhani Shqerra, jeta e nje djali model". top-channel.tv.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Emocionet e ambasadorit izraelit Boaz Rodkin, nga "Rruga e Hebrenjve" te "Muzeu Solomoni" në Berat". Izraeli sot. 14 prill 2019.