Jump to content

Xheladin Ibrahimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xheladin Ibrahimi[1] i lindur më 05 02 1946 në Myqybabë të komunës së Gjilanit,që rrjedhë nga një familje me traditë atdhetare të mëhallës së Lerajve të këtij fshati. Shkollën katër klasash e kryen në vendlindje dhe në fshatin e afërm në Pisjan, ndërsa shkollën normaledhe SHLP, Xhela e kreu në Gjilan. Xhela si e quajnë më shkurt pasiqë i vdiç babai herëtne vitin 1962 dhe familja e tij varej nga ai dhe dy vëllazërit e tij më të vegjël, nuk iu nda shkollimit fillor në fshatin Pasjan dhe atë të mesëm, normalën në Gjilan. Edhe familja e tij, nuk kishte pasur mundësi që ti siguroi kushte për ta vazhduar shkollimin e më tutjeshëm, ai vetë i siguroi mjetët duke punuargjat pushimit të veres me muaj të tërë për të mos i ikur shkollimit ky fat i kishte ndjekur edhe gjeneratat e mëhershme që përvijuan mësimet nëpër mejtepe e mësime fetare.

Xhela ishte ndër të parët kryeu shkollën fillore të plotë,bshk me Shaban Zymberin me të cilin së bashku te dy ishin shkollarët e parë të fshatit të tyre. Në vitin 1968 pas demostratave për shkak të kushteve materiale pushoi mesimin shkollimin. Mirëpo në vitin shkollor 1969-70, e kreu shkollen normale. Më pas në vitet e ’70-ta u punësua në vendlindjen e tij, ku dha kontributin e tij më të madh në shkollimin e shumë gjeneratave dhe të ngritjes së vetëdijes për një arsimim të popullatës këtyre trevave në Myqybabë, Lipovicë, Buricë xheladin ibrahimi-mesuesi qe e kaloi tere jeten mes nxenesve. Pas përfundimit te luftës u shpërngul nga fshati i tij ne fshatin Velekincë[2]. Punësohet në këtë fshat në shkollën fillore " Mulla Idris Gjilani", të fshatin Velekincë të Gjilanit, ku punon edhe tash para pensionimit, duke mos u ndarë për asnjë çast arsimit me ditar në dorë as gjatë këtyre dhjetë viteve 90-99, kur edhe ishte përgjegjes i paraleles së ndarë në Myqybabë gadi tër kohën sa punoi 28 vite. Drejtor i shkollës në Velekincë në një mandat ishte caktuar nga organet më të larta të komunes fal aftësive dhe aktivitetit të tij . Xhela ishte një shkollë për shumë gjenerata të shoqërive kulturore artistike të malësisë së Karadakut dhe Anamaoravës në përgaditjen dhe stërvitjen artistike të vallëtarëve, kultivoi atdhetarizmin duke qenen ikona e tyre.

Xhela si çdo pedagog gjatë zhvillimit të procesit arsimor është përballur me vështirësi e pengesa sikur shumica e punëtorëve arsimor të tjerë, por gjithnjë i përbulloi me sukses për të cilat është nderuar me lëvdata nga prindër, shkolla, nxënës dhe kolegët e tij të arsimit. Xhela si zakonisht dinte të mbaj me kënaqësi, afërsinë prind-nxënës dhe, është i sinqertë, atdhetar e arsimdashës i devotshëm, si dhe në raportet me nxënësit, prindërit dhe rrethit shoqëror për të cilët kontribuoi si për familjen e tij dhe popullin, ku punon e vepron pa rreshtur, i cili edhe ishte veprimtar i dalluar sidomos pas viteve të '90-ta. Xhela i ishte i angazhuar në vitet e 90-ta në aksionin për pajtimet e gjaqeve dhe shumë i suksesshem në radhët e para. Ishte dhe është idhtar për zhdukjen e analfabetizmite m brezin e tij, u nderuar me kujtimin e paharruar duke punuar edhe në shkollimin e natës, sidomos të femrës shqiptare. Ai është babai i profesorit të matematikës, Xhemailit, i cili mban me krenari emrin e gjyshit të tij, i cili u shqua në radhët e rezisnetcës së armatosur të vitit 1944 në Karadak. Në vitet e 90-ta ishte i caktuar mësues ne fshatin e tij me i mësuar të rriturit vetem e vetëm me e qrrajos analfabetizmin. Pas përcjellë me dhjetra gjenerata në janari i viti 2011, Xheladin Ibrahimi pas 40 viteve pune në arsimim u pensionua si veterani i arsimit gjilanas.

  1. ^ Ilmi, Musliu (2008). [www. "VETERANI I ARSIMIT ..."] Kosova sot: 17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  2. ^ ["Xheladin Ibrahimi-mesuesi-qe-e kaloi- tere- jeten-mes-nxenesve". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)